Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Për mahi e për njëmend

October 25, 2026

Moti sot me intervale me diell, vranësira dhe mundësi për reshje shiu

October 23, 2026

Atje, o mik, është Shqipëria ime…

October 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Për mahi e për njëmend
  • Moti sot me intervale me diell, vranësira dhe mundësi për reshje shiu
  • Atje, o mik, është Shqipëria ime…
  • Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!
  • Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit
  • Po kthehem
  • Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
  • Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani vizitoi Vitinë
Lajme Lokale

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani vizitoi Vitinë

adminBy adminAugust 15, 2024Updated:August 15, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar sot Vitinë, me c rast, fillimisht është pritur nga kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti.

Në takim ai e njoftoi presidenten Osmani me zhvillimet aktuale në këtë komunë, projektet që janë duke u realizuar si dhe me sfidat dhe të arriturat e gjithmbarshme.

Komuna e Vitisë, njihet me një numër të madh të qytetarëve të saj në mërgatë e cila është tejet e organizuar dhe kontribuuese e shumë zhvillimeve në komunën tonë, sikur edhe mbështetëse e shumë projekteve.

Vitia është e njohur edhe me pozitën e saj me një kualitet të lartë të tokës bujqësore dhe prodhimtarive të saj”, tha Haliti.

Duke folur për gjendjen aktuale, ai e njoftoi presidenten se është ndër komunat që në saje të raporteve të fundit ka ulje drastike të dukurive devijonte gjë që e bënë si komunë shembull në luftimin e këtyre dukurive duke e shndërruar në një komunë të qetë dhe pa eksese.

Presidentja Osmani falënderoi kryetarin Haliti për ftesën që ta vizitoj Vitinë dhe shprehu kënaqësin për të arriturat në komunën e Vitisë.

“Patëm një takim me kryetarin ku u njoftova nga kryetari Haliti për gjitha zhvillimet dhe është shumë inkurajuese që të shohim se si Vitia është njëra prej komunave me shembullin më të mirë se si luftohen dukuritë devijonte, si luftohen dukuritë kriminale, shembull ku në krahasim me vitin e kaluar ka një rënie për 100% të këtyre dukurive, për shkak të ndërmarrjes së masave, dukuri këto që po e njollosin shoqërinë tonë. Po ashtu Vitia është shndërruar në shembull për bashkëpunimin me faktorin ndërkombëtar sa i përket nivelit komunal. Pra është një komunë me mbi 30 memorandume bashkëpunimi me organizata të ndryshme nga USAID-i amerikan deri të Bashkimi Evropian , duke arrit me realizu projekte të ndryshme në interes të qytetarëve”, tha presidentja Vjosa Osmani.

Ajo gjithashtu inkurajoi Institucionet komunale të Vitisë, që për çdo projekt, çdo iniciativë në interes të qytetarëve, edhe Vitia edhe çdo komunë tjetër do ta ketë përkrahjen e presidencës.

Një takim është mbajtur më pas edhe me grupet e grave, zyrtareve komunale dhe të institucioneve tjera që veprojnë në komunën e Vitisë, ku edhe i parashtruan pyetje për presidentes Osmani.

Në fund të takimit, kryetari Haliti e nderoi presidenten me një dekoratë, ndërkohë që më pas së bashku kanë vizituar edhe obeliskun para objektit të Komunës së Vitisë të ish sekretares amerikane Medeline Olbriht dhe shtatoren e Nënës Terezë, për të vazhduar më pas në Letnicë në manifestimin për nder të Ditës së Zojës së Madhe./GJILANI iNFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit

October 16, 2026

Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi

October 12, 2026

Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

October 12, 2026
Mos humbni
Kulturë

Për mahi e për njëmend

By adminOctober 25, 2026

Shkruan : Femi Halimi Në kohë të socializmit në ish Jugosllavinë ku ishim edhe…

Moti sot me intervale me diell, vranësira dhe mundësi për reshje shiu

October 23, 2026

Atje, o mik, është Shqipëria ime…

October 23, 2026

Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!

October 16, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Për mahi e për njëmend

October 25, 2026

Moti sot me intervale me diell, vranësira dhe mundësi për reshje shiu

October 23, 2026

Atje, o mik, është Shqipëria ime…

October 23, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.