Policia në Gjilan ka arrestuar një person, pasi që dyshohet se në vendkalimin për këmbësorë, me automjektin që po drejtonte, ka goditur këmbësorin duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
I njejti pasi është dërguar në QKUK ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor, njofton policia.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje./GJILANI INFO/


