Author: admin

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar tre persona për 48 orë, të pandehurit N.H. dhe N.B., për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat vrasja e rëndë në tentativë dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe A.B., për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve. Dyshohet se gjatë ditës së sotme, rreth orës 10:07 minuta, në Fshatin e Ri të Vitisë, të pandehurit N.B. dhe A.B, janë plagosur gjatë të shtënave me armë zjarri. Për shkak të plagëve të marra kanë kërkuar ndihmë mjekësore fillimisht në Qendrën e Mjekësisë Familjare në…

Read More

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar tetë raste të dhunës në familje në Drenas, Podujevë, Obiliq, Klinë, Pejë, Malishevë dhe Vushtrri. Lidhur me këto raste, janë arrestuar shtatë të dyshuar. Sipas Policisë, Në Drenas është arrestuar një i dyshuar për sulm fizik ndaj një gruaje. “Gllogoc/ 07.08.2024-02:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën  kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. Kurse në Podujevë, thuhet se është arrestuar i dyshuari se ushtroi dhunë fizike e psiqike ndaj një gruaje. “Podujevë,07.08.2024-14:00. Është arrestuar i…

Read More

Në një atmosferë miqësore e konkurruese, sheshi i qytetit u kthye në një arenë dixhitale ku shumë të rinj sfiduan vetën në sportet elektronike. Në një ambient të hapur, 8 ekipe me lojtarë plot strategji e të koordinuar mirë me njëri tjetrin zhvilluan betejën në CS2 ku më të mirët në fund triumfuan. Ndërkohë me një garë të jashtzakonshme u zhvillua edhe loja në FC24 ku 16 ekipe konkuruan me njëra tjetrën duke mbajtur kurioz për rezultatin final edhe shumë shikues të cilët qëndruan duke ndjekur e përkrahur ekipet e tyre të preferuara. Në përfundimin e të dy lojërave u…

Read More

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan në përpjekje për të ruajtur sigurinë publike dhe për të mbrojtur mjedisin nga rreziqet e mundshme nga zjarret, ju kujtojmë të gjithë qytetarëve rëndësinë e shmangies së ndezjes së zjarreve në zona të hapura, pyje dhe ambiente të tjera të ndjeshme. Ndezja e zjarrit në vendet e papërshtatshme mund të shkaktojë dëme të mëdha, të përhapë flakët në mënyrë të pakontrolluar dhe të rrezikojë jetën dhe pronën e qytetarëve. Për të parandaluar këto rreziqe, ju lutemi: Mos ndizni zjarr në pyje dhe zona të hapura. Shmangni ndezjen e zjarrit pranë ndërtesave, automjeteve dhe…

Read More

Kryetari i Mitrovicës, njëherësh kandidat i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza po qëndron për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), ku ka nisur takimet me zyrtarë të lartë të administratës amerikane. Hamza, përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me asistentin Special të Presidentit Biden, Ambasadorin Michael Carpenter, që njëherësh është Drejtor i Lartë për Evropë në Këshillin për Siguri Kombëtare (KSK), si dhe me drejtoreshën për Ballkan dhe Evropë Qendrore (KSK), Kathleen Larkin. Hamza tha se SHBA-të qëndrojnë pranë Kosovës dhe mbështesin pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin…

Read More

Lugina e Preshevës po përgatitet për protesta gjithëpopullore pas paralajmërimit nga Këshilli Kombëtar Shqiptar për shkak të diskriminimit të vazhdueshëm ndaj shqiptarëve në këtë rajon. Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka shprehur shqetësimin e tij për mungesën e vëmendjes ndërkombëtare dhe ka theksuar domosdoshmërinë e ndërmarrjes së masave. “Po, mjerisht po, përkundër faktit që jemi në proces dialogimi me Beogradin ka dy dekada pas përfundimit të luftës dhe përkundër faktit të tri marrëveshjeve marrëveshjes të cilat parashohin domosdoshmërinë e afirmimit të të drejtave të shqiptarëve mungesa e vullnetit politik në Beograd është ajo që po detyron…

Read More

Instituti Hidrometeorologjik ka bërë të ditur parashikimin e motit për ditën e enjte. Sipas IHMK-së, mbi Kosovë sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, më të fokusuara rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30 dhe 33 gradë Celsius, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi një deri në pesë metër për sekond

Read More

Me një angazhim të vazhdueshëm dhe profesionalizëm të lartë, ata sigurojnë që komunitetet të mbeten të pastra dhe të rregullta. Eco-Higjiena i jep prioritet shërbimit cilësor dhe përgjigjet me shpejtësi ndaj nevojave të qytetarëve, duke kontribuar kështu në një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm për të gjithë./GJILANI INFO/

Read More

Musa Ramadani E nxora dorën nga xhepi: as gjysmë qindarke! E vapa e mesditës si një barrë e pahetuar mbi kokë. Këmbët tani më nuk përfillnin as urdhrin e prerë… tutje!.. E zorrët fishkëllenin refrenin e lodhur të mesditës… “Phu, si të dilja nga robia!” – tha dhe pështyu me gojën plot e ajo i ra në majë këpuce. Nuk priti më, por u drejtua te krojet, që ndodheshin në qendër të qytetit. Pesë qepa rridhnin jo edhe njësoj, megjithatë, ai nuk bëri kurrfarë zgjedhje. Iu qas njërit dhe piu e piu derisa nuk e përmbushi atë strajcën e…

Read More