- Një flamur i UÇK-së në çdo shtëpi të Gjilanit!
- Sonte ndizet “Zjarri i Lirisë” në Gjilan
- Brenda një dite 2 mijë e 241 gjobitje në trafik dhe 47 aksidente rrugore
- Gjilani bëhet me objekt të ri të Këshillit të Bashkësisë Islame
- Arrestohen tre persona të dyshuar për grabitje në Gjilan
- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur shtatë aktakuza ndaj shtatë personave
- Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
Author: admin
Të moshuar e të rinjë me një pasion të përbashkët ‘Lojën e Shahut’, mbrëmë u mblodhën në Amfiteatrin e Shtëpisë së Kulturës “Isa Kastrati”. Ata ishin bërë gati të luanin përball njëri-tjetrit dhe vëmendjen e kishin tërësisht tek figurat, të cilat dukej sikur ishin ngrirë në një vend, në kutinë e Shahut. Një turne ku mbizotëronte qetësia e paparë e 63 shahistëve, u organizua nga Klubi i Shahut ‘Dardana’ në kuadër të festivalit ‘Kamenica Summer Fest’. E ndonëse ishte një lojë tejet e mirë, në fund u shpallën edhe fituesit ku tri vendet e para i morën këta shahist: 1.…
Në vendin tonëm, për një ditë, janë raportuar pesë raste të dhunës në familje, për çfarë edhe janë arrestuar nëntë persona, prej tyre tri femra. Sipas Policisë së Kosovës, në Drenas viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale është sulmuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt. Në Fushë Kosovë, të martën është arrestuar një person i dyshuari pasi që ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Në…
Nga Shkëlzen Halimi Keqpërdorimi i rrjeteve sociale gjithnjë e më shumë po tregon se sa e ndryshkur është ndërgjegjja e disa individëve, të cilët profesion të vetëm kanë mashtrimin. Shpërthimi gjithandej i “poetëve”, të cilët kanë vërshuar rrjetat sociale, duke u bërë herë – herë edhe të gërditshëm, në sipërfaqe nxori edhe anomali tjera qesharake, të cilat janë pasoja të një dëshire për të qenë i famshëm, qoftë edhe në kornizat e mëhallës. Aty këtu paraqitet ndonjë përkthyes (siç është ai mashtruese qe jeton në Rumani), por edhe ndonjë përkthyese që gjen ca “pensionistë” hallexhinj, të cilët akoma kanë shpresë…
Sadete Ternava Osmani Kam menduar që tortet e thjeshta më shumë sheqer kanë dalë prej përdorimit, por jo. Edhe sot vazhdojmë t’i konsumojmë se ëmbëltoret ende na i ofrojnë pothuajse të njejtat, me veç pak glazure mbi to, sa për të thënë se janë më të bukura. Janë po ato, sidomos nëpër dasma. Kjo s’është e rendësishme fare kundrejt gjërave tjera që s’po ndryshojnë, sepse kur flasim për dasmat e sotme, sociologet kanë punë. P.sh. po m’bën përshtypje edhe stili i frizurave shumëkatëshe të nuseve, që kam menduar se mas luftës u patën thjeshtësu. Edhe sot frizurat hijerenda nga…
Policia e Kosovës, ka arrestuar për një ditë mbi 20 persona në tërë teritorin e vendit Sipas raportit te fundit prej 24 orëve, bëhet e ditur se janë arrestuar: 24 persona, 14 te tjere janë paraburgosur si dhe 1 person është dërguar në vuajtje të dënimit./GJILANI INFO/
Gjilan: Shoqërohet në polici nën dyshimin se nuk e ka lajmëruar rastin për të shtënat në ahengun e tij familjar
Policia ka shoqëruar një person në Gjilan për në stacionin policer, pasi që dushohet se në ahengun e tij familjar ka patur të shtëna me armë zjarri. I njejti pasi është intervistuar, me vendim të prokurorit është liruar, rast ky që ka shkuar pastaj në procedure të rregulltë, njfoton policia./GJILANI INFO/
Edhe gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë kanë ndodhur aksidente trafiku ku shifra e përgjithshme ka arrijtur në 137 raste, por që për fat të mire asnjëri prej tyre nuk ishte me fatalitet. Sipas njoftimeve nga Policia, bëhet e ditur, se për rrethin kohor të një dite kanë ndodhur 32 aksidete në të cilat ka pas të lënduar, si dhe 105 rastet tjera vetëm me dëme materiale Konform shkeljeve te dispozitave ligjore dhe rregullave në trafik, janë shqiptuar edhe gjobitjet e trafikut të cilat kanë arrijtur shifrën prej 2 mijë e 324 tiketash gjobitëse./GJILANI INFO/
Kanë përfunduar aktivitetet “Ditët e Mërgatës 2024”, organizuar nga Komuna e Gjilanit. Aktivitete të shumta u mbajtën nga 25 korriku deri me 5 gusht. Kryetari i Komunës së Gjilanit, tha se gjallëria i’u është kthyer qytetit tonë nga ardhja e mërgimtarëve. “Me plotë aktivitete nga më të ndryshmet, festuam së bashku”, tha Alban Hyseni. Këto janë aktivitetet të cilat u realizuan gjatë “Ditëve të Mërgatës 2024”: Ato nisën me ekspozitën “Ekzistenca” edicioni ll-të ku ishin artistët nga mërgata. Pastaj u mbajt koncerti i motoristëve”Real Bikers” Ernesa Surdulli, Kreshnik Koshi nga grupi NA, Abbey Road Band dhe Bashkim Kërçeli. Është mbajtur…
Kushte të motit stabil me kthjellime e diell parashihen për ditën e mërkurë në vend. Temperaturat minimale zbresin deri në 12C e 15C, e ato maksimale gjatë ditës në një rritje të lehtë deri në 30C e 32C. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-7m/s, njofton Prishtina Weather. Ditën e enjtë po pritet që rrebeshe të shiut dhe bubullima të zhvillohen në pjesë të vendit, e temperaturat gradualisht shënojnë rritje deri në 33C. Vransira kalojnë ditën e premtë, e përgjatë fundjave do të ketë më shumë kthjellime. Temperaturat luhaten ndërmjet 30C e 33C.
Sali Bashota (Avni Spahiu, diplomat, publicist, përkthyes) Një ditë pranvere e javës së fundit të prillit të vitit 2022, në një takim miqësor me Avni Spahiun në restaurantin “Symphony” në Prishtinë, biseduam për shumë tema, ngjarje, situata, përjetime, kujtime, por edhe për shumë çështje, fenomene e dukuri të pranishme në realitetin tonë e më gjerë. Po atë ditë, sikur m’u ngulit në mendje që të bëja një intervistë të gjatë me të dhe që të botohet si libër i veçantë nga Botimet REA. Me Avni Spahiun është shumë lehtë të bisedosh dhe natyrisht edhe të pajtohesh me idetë dhe…

