- Një flamur i UÇK-së në çdo shtëpi të Gjilanit!
- Sonte ndizet “Zjarri i Lirisë” në Gjilan
- Brenda një dite 2 mijë e 241 gjobitje në trafik dhe 47 aksidente rrugore
- Gjilani bëhet me objekt të ri të Këshillit të Bashkësisë Islame
- Arrestohen tre persona të dyshuar për grabitje në Gjilan
- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur shtatë aktakuza ndaj shtatë personave
- Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
Author: admin
Personi që është vrarë nga zyrtari policor sot në Ferizaj, është është babai i Ilir Sadriut, që ishte kandidat për kryetar të Preshevës nga Alternativa për Ndryshim, në Preshevë. Viktima është Sadri Sadriu, kështu kanë bërë me dije burime nga Lugina. Policia ka konfirmuar se i dyshuari për vrasjen në një dasëm në Bibaj të Ferizajt, është zyrtar policor. Majori Qazim Reka, tha për Gazetën Insajderi se zyrtari policor është arrestuar, dhe është njoftuar IPK lidhur me rastin.
Ferizaj është tronditur pasi një incident në fshatin Bibaj në një dasmë, ka përfunduar me tragjedi. Një person ka mbetur i vrarë jashtë oborrit të një restoranti ku po mbahej një dasmë. Sinjali ka mësuar detaje ekskluzive nga ky incident i rëndë, ku i dyshuari që shtiu me kallash ndaj një personit është zyrtar policor. Personi që dyshohet se ka ekzekutuar një person me kallash, është Besim Ramadani. Ai dyshohet se privoi nga jeta burrin e tezes së tij, për motive akoma të panjohura, teksa është dorëzuar në Polici pas krimit të rëndë. Po ashtu, viktima e këtij rasti…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vendosur që zgjedhjet e rregullta parlamentare të mbahen me datën 9 shkurt 2025, raporton Gazeta Blic. Kështu ka bërë të ditur ajo përmes një postimi në Facebook. Kujtojmë që opozita kishte propozuar që zgjedhjet të mbahen me 26 janar 2025, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje kishte propozuar datën 2 shkurt 2025.
Një person është vrarë në një sallë dasmash në Ferizaj. Lajmin e ka konfirmuar majori Qazim Reka. “Është vrarë një person në një sallë dasmash në Ferizaj, përkatësisht në Bibaj”, tha shkurt ai, raporton klani. Lajmi në përditësim…
Ai e ka vlerësuar festivalin të shkëlqyeshëm me pjesëmarrje ndërkombëtare nga shumë shtete, dhe me kualitet DHe prezencë të jashtëzakonshme të qytetarëve. Kryetari Sokol Haliti, ka shprehur komplimente për organizatorët si dhe urime fituesve të çmimeve të para dhe falenderim te veçantë për të gjithë pjesëmarrësit./GJILANI INFO/
Pensionimi i Hoxhë Januz ef Ramadani dhe ndarja e Mirënjohjes nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan
Sot, me një ceremoni të veçantë, u shënua pensionimi i hoxhë Januz ef Ramadani, i cili për vite të tëra ka shërbyer me devotshmëri në Bashkësinë Islame të Gjilanit. Në shenjë respekti dhe falënderimi për kontributin e tij të çmuar, Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan i ndau një mirënjohje të veçantë. Hoxhë Januz ef Ramadani ka qenë një figurë kyçe në xhematin e Anamoravës , duke kontribuar në edukimin fetar, promovimin e vlerave islame dhe forcimin e unitetit brenda xhematit dhe jasht tij. Me përkushtim të jashtëzakonshëm, ai ka udhëhequr xhematin, duke ndihmuar në përhapjen e mesazhit të Allahut…
Aktivitete javore në trafikun rrugor Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan gjatë periudhës kohore 09.08.2024 – 15.08.2024 në vazhdën e implementimit të planit operativ ‘’Rrethi’’ ka shqiptuar njëmijë e gjashtëqind e njëzet e shtatë (1627) gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor. Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete edhe në: Hetim i nëntëmbëdhjetë (19) aksidenteve të trafikut me dëme materiale, Hetim i tridhjetë e pesë (35) aksidenteve të trafikut me të lënduar, Hetim…
Punimet për zgjerimin e objektit shkollor në Ramnishtë, i shikon nga afërsia kryetari Haliti
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti kanë parë gna afër punimet që po zhvillohen në zgjerimin e objektit shkollor “Ahmet Hajdari” paralelja e ndarë në Ramnishtë. Kryetari Haliti tha se zgjerimi i këtij objekti shkollor është bërë me qëllim të krijimit të hapësirave për mësimdhënie dhe mësimnxënie. Përndryshe investimet në këtë shkollë janë mirëpritur nga banorët e fshatrave përreth pasi që mësimet në të i ndjekin nxënës nga fshatrat e ndryshme si Ramnishta, Begunca dhe Potgorci./GJILANI INFO/
Skuadra e Dritës ka siguruar kualifikimin në ‘Play Off’ të Conference League. ‘Intelektualët’ e përmbysen rezultatin nga ndeshja e parë, duke triumfuar me rezultat 3 me 1. Në Play Off të Conference League, Drita do të përballet me Legia Warsaw, me ndeshjen e parë që do të luhet në Poloni, me datë 22 gusht, kurse ndeshja kthyese luhet në Prishtinë, me datë 29 gusht
Gjilani gati për spektakël! Volejbollistet kroate sfidojnë Kosovën, Arbutina: Nuk pres lojë të lehtë
Nesër, më 17 gusht, në Gjilan, kombëtarja e Kosovës në volejboll për femra do të zhvillojë ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin Evropian 2025. Kosova përballet me Kroacinë. Dardanet janë në grupin G me Rumaninë dhe Kroacinë. Volejbollistet kroate nga baza e tyre përgatitore në Maribor janë nisur për në Kosovë përmes Zagrebit dhe Vjenës, ku ndeshja luhet nesër në orën 20:00. Selektori i kombëtares kroate, Igor Arbutina, ka treguar për ecurinë e deritanishme të përgatitjeve. “Kemi bërë përgatitje shumë cilësore në Zarë dhe Maribor, si dhe kemi luajtur disa ndeshje miqësore që na kanë shërbyer shumë, kundër Kroacisë…

