Kapaciteti i ujit që do të vijë nga ky rezervuar me 500 m3, do të lehtësojë furnizimin me ujë.
Rifunksionalizimi i këtij rezervuari dhe hapja e puseve për shtimin e kapacitetit të ujit arrin vlerën e 120,000 eurosh, ka thënë kryetari Rahimaj.
Ai është shprehur I lumtur që çdo nevojë dhe kërkesë e qytetarëve, po gjen zgjidhje e përgjigje.
Ndërkaq ka falenderuar Kryeshefin e KRU “Hidromorava”, Ymer Salihu për bashkëpunimin./GJILANI INFO/


