Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Vitia mikpritëse e Samitit Ndërkombëtar të Rinisë për Paqe dhe Zhvillim të Qëndrueshëm në gusht 2026

June 24, 2026

Kryetari Haliti nderon me mirënjohje mësimdhënësit Sevdie Hasani dhe Agush Haxhiu

June 24, 2026

Policia: 30 aksidente me të lënduar dhe një me fatalitet brenda 24 orëve në Kosovë

June 24, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Vitia mikpritëse e Samitit Ndërkombëtar të Rinisë për Paqe dhe Zhvillim të Qëndrueshëm në gusht 2026
  • Kryetari Haliti nderon me mirënjohje mësimdhënësit Sevdie Hasani dhe Agush Haxhiu
  • Policia: 30 aksidente me të lënduar dhe një me fatalitet brenda 24 orëve në Kosovë
  • Prokuroria Themelore në Gjilan ndalon tre persona dhe ngre shtatë aktakuza ndaj nëntë personave
  • Policia sekuestron marihuanë, veturë dhe pajisje të dyshuara në Viti
  • Sulmohet me shufër hekuri në Gjilan, një person përfundon në QKUK
  • Vjedhje e rëndë në Gjilan, policia nis hetimet
  • Nxënësit e shkollës “Thimi Mitko” nga Gjilani zhvillojnë ekskursion edukativ në Ujman
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Lokale»Rrahmani (LDK): Vetëvendosje e degradoi edhe shëndetësinë
Lajme Lokale

Rrahmani (LDK): Vetëvendosje e degradoi edhe shëndetësinë

adminBy adminAugust 24, 2024Updated:August 24, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Lidhja Demokratike e Kosovës-Dega Gjilan, ka mbajtur konferencë për medie në selinë e saj, ku Kryetari i Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Imet Rrahmani, ka paraqitur, siç tha ai,  shqetësimet e Degës në lidhje me fushën e shëndetësisë në Gjilan.

Sipas tij, LDK në Gjilan, edhe më herët ka potencuar se shëndeti dhe mirëqenia e qytetareve duhet të jenë në vazhdimësi në fokusin e institucioneve të Komunës, brenda kompetencave dhe obligimeve ligjore, mu për shkak të specifikave që ka sektori, dhe për shkak të zhvillimeve e nevojave që ekzistojnë gjithmonë dhe atyre që paraqiten në baza ditore.

Rrahmani tha se qeverisja aktuale komunale në asnjë moment nuk ka arritur të përmbush obligimet. Ajo po sillet me neglizhencë, papërgjegjësi dhe me vendime e veprime të dëmshme që e rëndojnë gjendjen edhe ashtu të rëndë në shëndetësi.

Tash e shumë muaj, në Drejtorinë e Shëndetësisë nuk ka një individ që në baza ditore kryen detyrën dhe i ushtron kompetencat e drejtorit, në rastin konkret të drejtoreshës.

“Drejtoria është lënë pa udhëheqës, dhe nuk ka një adresë ku zyrtarët për punët e tyre specifike mund të drejtohen. Nuk ka një person që me kompetencë merr vendime dhe kryen obligimet ligjore, nuk ka mbikqyrje direkte dhe as referim për gjendjen në sektorin që mbulon Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, sepse mungon e para e shëndetësisë në Gjilan, jo një javë, por me muaj”, tha ai.

Rrahmani tha tutje se LDK, së bashku me qytetarët që kanë pasur nevojë për shërbimet e Njesisë për Shërbime Profesionale Sociale në QPS, kërkojnë shpjegim dhe përgjegjësi se si ky shërbim u reduktua nga njëmbëdhjetë të punësuar në vetëm dy. LDK në Gjilan, është kundër që shërbimet e tilla kaq të rëndësishme për grupe të caktuara të popullatës, të sjellen në këtë gjendje nga transferimet e puntorëve dhe nga mosplotësimi i vendeve të liruara nga pensionimet.

Por, sipas tij, nuk është vetëm kjo. Qendra për Punë Sociale po ballafaqohet edhe me mungesa esenciale për materiale të domosdoshme në punë në zyra dhe në teren, si pasojë e shpenzimit të bugjetit për shërbime dhe mallra, për pagat e personave me kontrata në vepër apo kontrata të përkohshme.

Ai tha se ka dyshime për shkelje të mëdha edhe në seleksionimin e familjeve që kanë aplikuar për ndihmë sociale.

Në Kujdesin Primar, po vazhdon praktika e njëjtë e mospërfilljes së nevojave të institucioneve shëndetësore për personel dhe kushte më të mira dhe më të sigurta pune.

“Menaxhohet në përgjithësi me Ushtrues Detyre, nga drejtori e deri te posti më i ulët menaxherial. Edhe aty ku ka pasur udhëheqës të zgjedhur me konkurs janë shkarkuar, dhe po të njejtit janë riemëruar në pozita të njejta, thjesht për të krijuar pasiguri dhe për të ushtruar presion. Tash kërcënimi dhe dhuna psikologjike është institucionalizuar në të gjitha sektoret dhe ne të gjitha nivelet”, ka thënë tutje Rrahmani i LDK-së.

Sipas tij, shembulli më i mirë i veprimeve të panevojshme dhe të pamenduara hiq është situata e krijuar, kohëve të fundit, në Urgjencë.

LDK, është kundër krijimit të ambienteve të tilla mosbesimi dhe mosdurimi, ku kolegialiteti dhe bashkëpunimi i mirëfilltë profesional dëmtohen, sepse vetëm të motivuar, të respektuar dhe të vlerësuar, mantelbardhët mund të japin maksimumin dhe të garantojnë cilësi të shërbimeve.

“Ka pakënaqësi në implementimin e Ligjit të Pagave. Nuk është ekzekutuar pagesa e mjekëve që nuk punojnë në sektorin privat, siç ka ndodhur në nivelin dytësor dhe tretësor. Implementimi i konceptit të Mjekësisë Familjare po degradon çdo ditë. Ka mungesa të mëdha të barnave dhe materialit tjetër deri te ai për higjenën bazë. Janë reduktuar shërbime. Ka më pak trajnime, dhe shumë më shumë ngarkesë të personelit nga çorientimi i organizimit në QKMF dhe njësitë e saj”, ka thënë Imet Rrahmani.

Sipas tij, LDK, me mirënjohjen më të madhe vlerëson angazhimin dhe sakrificën e punëtorëve të të gjitha niveleve e sidomos të Kujdesit Primar, në përballimin e suksesshëm të të gjitha vështirësive gjatë ofrimit të shërbimeve për qytetarët, në veçanti muajve të verës kur ne mirëpresim bashkatdhetarët dhe shfrytëzojmë pushimet./GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Vitia mikpritëse e Samitit Ndërkombëtar të Rinisë për Paqe dhe Zhvillim të Qëndrueshëm në gusht 2026

June 24, 2026

Kryetari Haliti nderon me mirënjohje mësimdhënësit Sevdie Hasani dhe Agush Haxhiu

June 24, 2026

Nxënësit e shkollës “Thimi Mitko” nga Gjilani zhvillojnë ekskursion edukativ në Ujman

June 24, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Vitia mikpritëse e Samitit Ndërkombëtar të Rinisë për Paqe dhe Zhvillim të Qëndrueshëm në gusht 2026

By adminJune 24, 2026

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të organizatave…

Kryetari Haliti nderon me mirënjohje mësimdhënësit Sevdie Hasani dhe Agush Haxhiu

June 24, 2026

Policia: 30 aksidente me të lënduar dhe një me fatalitet brenda 24 orëve në Kosovë

June 24, 2026

Prokuroria Themelore në Gjilan ndalon tre persona dhe ngre shtatë aktakuza ndaj nëntë personave

June 24, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Vitia mikpritëse e Samitit Ndërkombëtar të Rinisë për Paqe dhe Zhvillim të Qëndrueshëm në gusht 2026

June 24, 2026

Kryetari Haliti nderon me mirënjohje mësimdhënësit Sevdie Hasani dhe Agush Haxhiu

June 24, 2026

Policia: 30 aksidente me të lënduar dhe një me fatalitet brenda 24 orëve në Kosovë

June 24, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.