Author: admin

Nëse jeni nga ata që vuajnë rregullisht nga bllokimi i hundëve dhe e keni shumë të vështirë të rimëkëmbeni nga e ftohura, atëherë është koha për disa ndryshime në jetën tuaj. Hundët e bllokuara janë një makth i vërtetë dhe janë në varësi të imunitetit. Studimet kanë treguar se ndjeshmëria ndaj të ftohtit apo gripit është e lidhur fort edhe me sasinë e sheqerit që hani por edhe me përtharjen e hundës gjatë dimrit. Zgjidhja nuk qëndron vetëm tek drita e diellit, por edhe tek ushqyesit që forcojnë imunitetin. Për të forcuar imunitetin, njeriu duhet të sigurohet që në…

Read More

Nga: Sylë Ukshini Para 121 vjetësh ndodhi një bela e madhe në Mitrovicë, e cila do t’i shkaktonte kokëdhembje të mëdha Sulltan Abdyl Hamditit, i cili mori të gjitha masat dhe i bëri koncesione carit rus vetëm për qetësimin e situatës në këtë qytet kosovar. Por, edhe pse sulltani e largoi Isa Boletinin nga Mitrovica dhe dënoi me vdekje atentatorin shqiptar të konsullit rus, situata mbeti edhe më tej kritike. Por, as sulltani osman dhe as valiu i Kosovës apo ndonjë palë e tretë e përfshirë në këtë rajon nuk do të mund të imagjinonte se 120 vjet më…

Read More

Mbrojtësi i Napolit dhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani ka dhënë një intervistë për  “Radio CRC”. “Ne po punojmë për debutimin tonë në kampionat, mendoj se jemi të gjithë gati. Kam luajtur për një vit në Verona, është një ndeshje kundër një ish-skuadre, por nuk vlen asgjë. Unë synoj të fitoj çdo ndeshje. Bëmë stërvitje të vështira me trajnerin Conte, por ai do që ne të jemi të përgatitur dhe të gatshëm për të përballuar mirë të gjitha ndeshjet e kampionatit dhe kupës. Ne duhet të jemi gjithmonë të zemëruar kur dalim në fushë dhe, kur fitojmë ndeshjen, të…

Read More

Antigona Behrami, autorja e dhjetëra librave bestsellerë, është gruaja që po transformon jetën e mijëra njerëzve. Nëpërmjet ligjëratave, seancave private, librave të ndryshme, ajo po krijon shprehi të reja tek individët. Falënderimet për të, falë sukseseve të tyre të arritura, i vijnë nga e gjithë bota, nga njerëz të moshave të ndryshme dhe të profesioneve të ndryshme. Asnjë autore e librave në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut nuk e ka suksesin e Antigona Behramit, e cila, me libra me përmbajtje psikologjike, po ndryshon stilin e jetës së njerëzve dhe konceptin e të menduarit dhe të…

Read More

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se sot parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-19gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-36 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes.

Read More

26 vjet më parë, në Horn të Zvicrës, një 19-vjeçar do të merrte një drejtim të pazakontë për moshatarët e tij. Ejup Maqedonci, i cili kishte dy vjet që po qëndronte në shtetin helvetik, vendosi të kthehej në atdhe, atje ku lufta kishte përfshirë shumicën e vendeve të Kosovës. Më 18 mars ’98 ai mori miratimin e familjes dhe u nis drejt Shqipërisë për t’u bashkuar me bashkëkombësit e tij që po luftonin në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Jeta pas kësaj pati uljet dhe ngritjet e saj, dhe për herë të parë ushtaraku që u bë politikan…

Read More

Në një protestë që u mbajt në Bujanoc , qytetarët shqiptarë të Luginës së Preshevës kërkuan zgjidhjen e krizës arsimore dhe kulturore që kanë përjetuar për një periudhë të gjatë. Protestuesit u ankuan për mungesën e teksteve shkollore në gjuhën shqipe, veçanërisht në lëndët e Historisë dhe Gjeografisë nga Serbia, dhe theksuan se programet e reformuara nuk kanë përfshirë libra për shkollat e mesme që përdorin këtë gjuhë. Ragmi Mustafi, ish-kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës nënvizoi se protestuesit janë të gatshëm të vazhdojnë me aktivitete të tjera nëse kërkesat e tyre nuk përmbushen, duke përfshirë…

Read More

Pas raportimit të banorëve të përgjegjshëm për ndotje të mjedisit në fshatin Cërnicë, Drejtoria e Inspekcionit kanë dalur në vendin e ngjarjes. Inspektorët kanë shqiptuar gjobë në vlerë prej 500 eurove ndaj personit i cili e ka dëmtuar dhe ndotë mjedisin. Po ashtu e kanë obliguar atë që ta kthej në gjendjen të mëparshme. Kryetari i Komunës së Gjilanit, tha: zero tolerancë ndaj ndotjes së mjedisit Alban Hyseni, tregoi se 500 euro gjobë dhe detyrim për largimin e mbeturinave. “I bëj thirrje qytetarëve për bashkëpunim. Ju lutem raportoni rastet e tilla”, tha kryetari Hyseni. Edhe drejtoresha e Inspekcionit Entela Hyseni,…

Read More