- Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë thellojnë bashkëpunimin akademik dhe shkencor
- Prokuroria në Gjilan ngre dy aktakuza për “Ndërtim pa leje” dhe “Vjedhje”
- Moti sot kryesisht i ngrohtë dhe me diell
- Vetëm brenda një dite 58 aksidente dhe 2 mijë e 235 tiketa trafiku në Kosovë
- Reagon Dega e LDK-së në Gjilan ndaj procesit të rekrutimit të mësimdhënësve
- Gjilanit i ndahen mbi 2 milionë euro për banim social, do të realizohen 33 njësi banimi
Author: admin
Drejtuesit e Qendrës së Paraburgimit në Gjilan mirëpresin në takim ata të Gjykatës Themelore të Gjilanit
Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Qendrës së Paraburgimit të Gjilanit, Rasim Selmani, ka takuar Kryetarin e Gjykatës Themelore të Gjilanit, Venhar Salihu, Nënkryetarin e Gjykatës, Rilind Sermaxhaj, gjyqtarin Sabedin Mushica dhe bashkëpunëtorin profesional, Milot Mehmeti. Gjatë takimit u theksua rëndësia e komunikimit të vazhdueshëm dhe koordinimit efektiv për të siguruar që të gjitha çështjet e paraburgimit dhe dënimet të trajtohen në mënyrë efikase dhe në përputhje me ligjin. Pas përfundimit të takimit, gjyqtarët patën mundësinë të shohin nga afër hapësirat e Qendrës së Paraburgimit të Gjilanit. Ata vizituan ambientet, duke përfshirë dhomat e paraburgimit, hapësirat e vizitave dhe…
Aliu (LDK): Gjilani s’ka kryetar, ka administrator që viktimizohet për t’i mbuluar dështimet e mëdha
Shefi i Grupit të Këshilltarëve Komunalë, njëherësh nënkryetar i Degës së LDK-së në Gjilan, Avdyl Aliu, ka thënë se faji për situatën e krijuar në Kuvendin Komunal dhe dështimet e njëpasnjëshme për mbajtjen e seancave, nuk duhet t’i faturohen opozitës, por pozitës, pasi që ata kanë për detyrë të sigurojnë shumicën me të cilën do të krijojnë një stabilitet në punën e legjislativit. Ai tha se LDK është shumë e interesuar që të vazhdohet me mbajtje të seancave të Kuvendit Komunal dhe të KPF-së si edhe të komiteteve dhe komisioneve të tjera relevante të formuara nga Kuvendi. Fatkeqësisht, me…
“Partia Demokratike e Kosovës- dega në Gjilan, nuk e sheh të arsyeshme pjesëmarrjen e saj në takimin e ftuar të hënën me datë 23 shtator 2024, nga kryetari i komunës z.Alban Hyseni”, thuhet në përgjigjen publike të PDK-së së Gjilanit, në ftesën për takim të bërë nga kryetari komunës, Alban Hyseni. Ja përgjigja e plotë e PDK-së Përgjigje publike drejtuar ftesës për takim nga kryetari komunës z.Alban Hyseni Partia Demokratike e Kosovës- dega në Gjilan, nuk e sheh të arsyeshme pjesëmarrjen e saj në takimin e ftuar të hënën me datë 23 shtator 2024, nga kryetari i komunës z.Alban…
Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” të Gjilanit, është mbajtur provimi pranuese për aplikantët e konkursit plotësues të studimeve baçelor, për vitin akademik 2024/2025. Provimi është mbajtur sot nëpër fakultetet ku vendet në afatin e parë nuk janë plotësuar. Për të parë nga afër këtë proces, Prorektorët, Dekanët dhe Profesorët e Njësive Akademike kanë vizituar sallat ku janë mbajtur provimet pranuese. Ata janë shprehur të kënaqur me mënyrën e organizimit dhe mbarëvajtjen e ecurisë së provimit pranues të studentëve të rinj, të cilët dëshirojnë të jenë pjesë e UKZ-së, derisa u kanë uruar të gjithë kandidatëve suksese në provimin pranues.…
I pari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, u ka bërë ftesë partive politike, siç ka thënë, që të bisedojnë lidhur me zhbllokimin e Kuvendit Komunal. Kryetari i Gjilanit i ka ftuar përfaqësuesit e LDK-së, PDK-së, AAK-së dhe Lëvizjes Vatra në takim të hënën në orën 09.00. “Sot, publikisht kemi bërë ftesë për partitë politike që të diskutohet bllokimi i Kuvendit Komunal, buxheti për 2025, bartja e 2.5 milionë eurove, inkubatori i biznesit, si dhe shumë projekte dhe iniciativa të tjera. I presim në takim të hënën, nga ora 09:00”, ka thënë kryetari i Komunës Alban Hysenit./GJILANI INFO/
Një person ka informuar se djali i axhës së tij është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 12:00, në Novobërdë. Tutje bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar. “Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se djali i axhës së tij, viktima mashkull kosovar, është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.
Një i burgosur 78 vjeçar i cili ishte në Spitalin Rajonal të Gjilanit ka ndërruar jetë sot gjatë ditës. Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se i burgosuri kishte probleme të rënda shëndetësore. “Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve njoftojnë opinionin publik se sot, në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ka ndërruar jetë i burgosuri J.I, i lindur në vitin 1946. I ndjeri, për shkak të problemeve të rënda shëndetësore, që nga caktimi i masës së paraburgimit, ishte duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit, në Njësinë Koronare, nën kujdesin e mjekëve të kësaj qendre”, thuhet në…
Me rastin e Ditës Botërore të Pastrimit, sot në Viti janë zhvilluar disa aktivitete të pastrimit me që rast, kryetari i komunës Sokol Haliti dha një mesazh për qytetarët që të rritet përgjegjësia e mbajtjes së një ambienti të pastër e të shëndosh edhe pas këtij aksioni. Ky aktivitet, i cili u mbështet nga Zyra e kryetarit të komunës së Vitisë , Sokol Haliti, u përkrahë edhe nga drejtoritë komunale, policia, stafi i OSBE-së, KFORI amerikan, kompania e pastrimit Eco-Higjiena, stafi i QKMF-së, zjarrfikësit, shkollat e mesme etj. Po ashtu, me rastin e kësaj dite përveq pastrimit është bërë…
Në ambientet e Shtëpisë së Kulturës “Isa Kastrati” në Kamenicë është mbajtur takimi kuartal në kuadër të projektit të Kontratës Sociale. Në këtë takim ku kanë marrë pjesë zyrtarët komunal të angazhuar në kuadër të këtij priojekti, qytertarët e angazhuar si dhe përfaqësues nga USAID. Aty është prezantuar edhe progresi i shënuar në raport me të dyja çështjet e dala si fituese në kuadër të këtij projekti. /GJILANI INFO/
Në vazhdën e investimeve që po bëhen në fshatrat e Komunës së Gjilanit, tashmë punime në kanalizim e asfaltime të rrugëve kanë filluar edhe në fshatin Zhegër. E për të parë punimet të cilat po realizohen aty ka dalë edhe kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, bashkë me drejtorin për Shërbime Publike, Infrastrukturë e Banim, Kushtrim Ibrahimin. Kryetari i Komunës së Gjilanit, tha se rreth 180 mijë është vlera e projektit të ardhshëm në fshatin Zhegër. Alban Hyseni, tregoi se gjithsej do të asfaltohen dhe ndërtohet kanalizimi në shtatë rrugë. “Infrastruktura në fshatrat tona po përmirësohet çdo ditë, duke…

