- Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë thellojnë bashkëpunimin akademik dhe shkencor
- Prokuroria në Gjilan ngre dy aktakuza për “Ndërtim pa leje” dhe “Vjedhje”
- Moti sot kryesisht i ngrohtë dhe me diell
- Vetëm brenda një dite 58 aksidente dhe 2 mijë e 235 tiketa trafiku në Kosovë
- Reagon Dega e LDK-së në Gjilan ndaj procesit të rekrutimit të mësimdhënësve
- Gjilanit i ndahen mbi 2 milionë euro për banim social, do të realizohen 33 njësi banimi
Author: admin
Punëtorët e NPL “Dardana” në Kamenicë kanë vazhduar me përkushtim të lartë në mirëmbajtjen e hapësirave publike. Puna e tyre reflekton kujdesin dhe përgjegjësinë për hapësira më të pastra dhe të gjelbëruara për qytetarët, thuhet në faqen zyrtare të Komunës së Kamenicës./GJILANI INFO/
/ Dedidikim nga xhaxhai Fehmi Sylejmani / 19 shtatori i vitit 2019 ditë e rëndë dhe e trishtueshme, që nuk do të harrohet për jetë e mot. Pikërisht 5 vjet më parë Ardita jonë e dashur ndërroi vendbanim të përhershëm. Këtë herë për ne, u nisë para kohe (Zoti i Madhërueshëm e di më së miri) udhës së moçme të cilës i bien të gjithë ….. Ajo shkoi, duke na lënë mungesë dhe zbrazëtsirë t ë madhe e të përhershme, por na la tre engjëj të mrekullueshëm. Ishte vajzë shumë e dashur dhe e edukuar, nënë tepër e përkushtuar,…
Zarife Asllani nga AAK ne Gjilan ka takuar Bernd Mathieu, Drejtor i Zhvillimit Ekonomik, Komuna e Pfullendorfit
“Sot pata kënaqësinë të jem në qytetin e Pfullendorf ku zhvillova një takim të rëndësishëm me Bernd Mathieu, Drejtor i Zhvillimit Ekonomik, Komuna e Pfullendorf. Takimi kishte si qëllim kryesor diskutimin dhe Bashkëpunimin midis dy institucioneve, me synim përmirësimin e infrastrukturës ekonomike dhe shëndetësore në Pfullendorf dhe Gjilanit”, ka thënë Zarife Asllani, Kryetare e Gruas së AAK-së, në Gjilan. Ajo tha se në takim u diskutua për rëndësinë e shkëmbimit të përvojave dhe praktikave më të mira në fushën e zhvillimit ekonomik dhe shëndetësor. “U theksua nevoja për organizimin e seminareve dhe punëtorive të përbashkëta që do të mundësojnë trajnimin…
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale. Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’. Aktakuzat: Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për këto vepra penale: Dy (2)…
Hyseni: Kjo formë e bllokimit të punës sonë, dëmton më së shumti qytetin dhe qytetarët, në kurriz të të cilëve po bëhen lojëra politike
Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme me medie, pas mbledhjes së Komitetit për Politikë dhe Financa. I pari i Gjilanit, tha se në mbledhjen e KPF-së, ku u diskutua rendi i ditës, opozita, që është shumicë në Kuvendin Komunal, i dha një tjetër goditje qytetit. “Ndër të tjerat, LDK dhe kryesuesi i Kuvendit Komunal votuan kundër: Bartjes së buxhetit në vlerë prej 2.5 milionë euro. Buxhetit komunal për vitin 2025. Raportimit gjashtëmujor të kryetarit të komunës. Raportit financiar gjashtëmujor dhe Inkubatorit të Biznesit. “Kjo formë e bllokimit të punës sonë dëmton më…
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, z. Arben Kadriu, ka pritur në takim pune Drejtorin e Policisë Rajonale të Gjilanit, z. Agron Rukiqi, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, ku në këtë takim ishin prezent edhe prokurorët nga Departamenti për Krime të Rënda dhe Departamenti Përgjithshëm i kësaj prokurorie. Gjatë këtij takimi, temë diskutimi ishte koordinimi dhe bashkëpunimi në ndërmarrjen e veprimeve të përbashkëta, me ç’rast Kryeprokurori Kadriu dhe Drejtori Rukiqi vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm mes këtyre dy institucioneve. Gjithashtu, u diskutua sa i përket komunikimit mes institucioneve gjatë kujdestarive, pastaj për ndërmarrjen e veprimeve gjatë realizimit të urdhërkontrolleve.…
KPF nuk rekomandon për Kuvend raportin gjashtëmujor të kryetarit, raportin financiar janar-qershor dhe projekt-propozimin e buxhetit për vitin fiskal 2025
Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), nën udhëheqjen e Kushtrim Kadriut, kryesues, pas një debati polarizues pozitë-opozitë, në mbledhjen e sotme, nuk ka rekomanduar për seancën e radhës të Kuvendit Komunal të Gjilanit raportin gjashtëmujor të kryetarit Alban Hyseni për periudhën janar – qershor 2024, raportin financiar janar – qershor 2024 dhe projekt – propozimin e buxhetit për vitin fiskal 2025 dhe vlerësimet e hershme për vitet 2026 – 2027. Në këtë rast, partitë opozitare (LDK-AAK-Vatra), të cilat votuan kundër, janë arsyetuar se raporti gjashtëmujor i kryetarit dhe raporti financiar tashmë janë jorelevante e post-festum, meqë po përfundon 9-mujori…
Një qytetar në Gjilan ka njoftuar policinë se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri banesa e tij. Sipas policisë, njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin dhe rasti është duke u hetuar./GJILANI INFO/
Lista me emrat e kandidatëve të cilët do t’i nënshtrohen provimit pranues – Afati plotësues në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, në vitin e parë të studimeve baçelor, për vitin akademik 2024/2025 19 Shtator, 2024 Njoftohen aplikantët për pranimin si student të rinj në Universitetin Publik “Kadri Zeka”, në vitin e parë të studimeve baçelor, për vitin akademik 2024/2025 se provimi pranues në afatin plotësues do të mbahet më datë 20.09.2024, sipas orarit si në vijim: Fakulteti i Edukimit – bachelor më datë 20.09.2024 në ora 9:00 Fakulteti i Juridik – baçelor më datë 20.09.2024 në ora 13:00 Fakulteti Ekonomik – baçelor më datë…
“Po vazhdon pastrimi, thellimi dhe zgjerimi i shtretërve të lumenjve në Komunën e Gjilanit. Këto angazhime po bëhen me qëllim të parandalimit të dëmeve milionëshe nga vërshimet”, ka thënë kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni. Këto ditë kanë vazhduar punimet në fshatin Zhegër, për të vijuar pastaj në zonat tjera. Kryetari i Komunës së Gjilanit, tha se mbi 20 mijë metra shtretër lumenjsh janë pastruar deri tani. Së fundmi, është pastruar lumi në fshatin Zhegër dhe puna do të vazhdojë me lumenjtë e tjerë. “Siguria, parandalimi i vërshimeve dhe mbrojtja e mjedisit janë rezultatet e punës sonë”, tha…

