- Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë thellojnë bashkëpunimin akademik dhe shkencor
- Prokuroria në Gjilan ngre dy aktakuza për “Ndërtim pa leje” dhe “Vjedhje”
- Moti sot kryesisht i ngrohtë dhe me diell
- Vetëm brenda një dite 58 aksidente dhe 2 mijë e 235 tiketa trafiku në Kosovë
- Reagon Dega e LDK-së në Gjilan ndaj procesit të rekrutimit të mësimdhënësve
- Gjilanit i ndahen mbi 2 milionë euro për banim social, do të realizohen 33 njësi banimi
Author: admin
Policia ka arrestuar në Velekicë të Gjilanit përsonin e dyshuar për narkotikë i cili kishte goditur edhe veturën zyrtare policisë duke tentuar për të mos përfunduar në arrest, bëjnë me dije burimet policore. Bëhet e ditur se gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe sekuestruar 13.33 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë dhe 9.4 gramë substancë e dyshuar e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./GJILANI INFO/
Sinani paralajmëron protesta: Marshojmë për barazi dhe drejtësi, kërkojmë një Preshevë me Gjykatë
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka njoftuar se do të mbajnë një protestë në muajin shtator. Sinani përmes një shkrimi në Facebook thotë se kjo protestë do të mbahet kundër diskriminimit dhe padrejtësive në Luginën e Preshevës. Ajo ka listuar arsyet e këtij marshimi, që janë: ndalimi i pasivizimit të adresave, njohjen e diplomave, krijimin e vendeve të punës dhe për institucionet që janë të hapura për të gjithë. Postimi i plotë: Të dashur qytetarë, Protesta jonë për identitet dhe dinjitet vazhdon! Është momenti që të bashkohemi dhe të mobilizohemi për marshimin që do të mbahet në Preshevë. Në…
Mot më stabil do të ketë gjatë javës vijuese. Temperaturat me trend të rritjes deri fundjavën e ardhshme. Pas reshjeve që pritet të përfshinë vendin ditën e mërkurë, të javës së ardhshme, në pjesën e dytë të javës, vazhdon të paraqitet periudhë e motit më stabil, me më shumë diell nga dita e premte dhe fundjavën e ardhshme. Temperaturat pas një rënie të lehtë të mërkurën, shënojnë rritje, madje edhe në temperatura verore, me maksimale deri në 26C e 27C. Në ditët e para të tetorit, pritet mot më i ndryshueshëm, ku nuk duhet përjashtuar mundësi për të reshura…
U mbajt manifestimi “Takimet e Dom Mikelit” kushtuar shkollës së parë shqipe në Stubëll të Epërme
Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, nën patronatin e të cilit u mbajt ky manifestim, u shpreh se për mua si kryetar komune, për institucionet komunale dhe për shtetin e Kosovës, Stublla, me shkollën e saj dhe me shumë vlera tjera që ngërthen, përbën një vlerë nacionale, shtetërore, kulturore. “Jemi të zotuar që këto vlera dhe këto dëshmi, t’i përkrahim, ndihmojmë, afirmojmë dhe promovojmë, gjithmonë në shërbim të përhapjes së kulturës, si armë e fuqishme, që të ecim dinjitetshëm kah përparimi dhe suksesi i gjithëmbarshëm. Ishte pikërisht mësuesi Don Mikeli i cili përmes përkushtimit të tij ndaj arsimit…
Sot (e shtunë) janë në orar për t’u zhvilluar dy ndeshje në kuadër të javës së gjashtë në Albi Mall Superligën e Kosovës. Java e gjashtë në futbollin elitar nisi dje (e premte), ku Prishtina fitoi pa shumë vështirësi ndaj Dukagjinit, me rezultat 3-0. Megjithatë, sot kemi në orar edhe dy ndeshje tjera të javës së gjashtë, ku luhet në Ferizaj dhe në Suharekë. Në ndeshjen e parë, Ferizaj është nikoqir i Llapit në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin me bari artificial. Ndeshja tjetër do të zhvillohet gjithashtu në stadiumin e qytetit me bari artificial, ku Suhareka…
Gjatë 24 orëve të fundit në gjithë teritorin e Kosovës kanë ndodhur 54 aksidente trafiku, por për fat të mire, asnjëri prej tyre nuk ishte me fatalitet. Siç bëhet e ditur nga Policia, 21 prej aksidenteve kanë qenë me lëndime trupore, kurse 33 tjerat me dëme materiale. Ndërkaq, njoftohet se janë shqiptuar po për të njejtën kohë 2 mijë e 372 tiketa gjobitëse në trafik për drejtuesit e automjeteve që kanë ra ndesh me ligjin dhe rregullat e trafikut rrugor./GJILANI INFO/
Prend Buxhala Botim i ri nga Ramadan Mehmeti: ”SHTEGTIME NË SHPIRT”, poezi, botoi “ROZAFA”, Prishtinë 2024 Vëllimi poetik “Shtegtime në shpirt” i Ramadan Mehmetit shquhet për të njëjtat veçori të pasura artistike që i ka poezia e tij e përparshme. Na dëshmon edhe kësaj radhe se ai nuk heq dorë nga një paradigmë poetike e poezisë sonë, që është krijuar gjatë viteve ’70 të shekullit XX, në të cilën elementet themelore të ligjërimit poetik përdoren me prirje, me cilësi e me harmoni. Këto përvoja poetike tashmë janë të njohura, ku ai gjen mbështetjen e tij në traditat mitike e…
Në epiqendër të mediave greke orët e fundit ka qenë një ngjarje serioze ndaj një nxënëse 10 vjeçe me origjinë shqiptare që ka ngjallur reagime në opinionin publik të vendit. Sipas masave të reja të Ministrisë së Arsimit për shkrirjen e klasave në shkolla me maksimun 25 nxënës, Drejtoria e Arsimit lokal ka vendosur të përjashtojë nga shkolla 10-vjeçaren në fshatin Simantra të Halkidhikisë për të mos krijuar një klasë të dytë paralele me klasën e 5-të të shkollës fillore. Tashmë nxënësja në fjalë duhet të ndjekë mësimet në një shkollë në fshatin fqinj, konkretisht në Portaria, që ndodhet…
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjilan, pasi i njëjti ka ushtruar dhunë në familje. Policia njofton se i dyshuari ka sulmuar fizikisht nënën e tij. “Gjilan 19.09.2024 – 23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka shkaktuar dhunë në familje duke e sulmuar fizikisht viktimën –nënën e tij të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore”, ka njoftuar policia.
Ditën e së premtës (20 shtator), ka ndërruar jetë një i burgosur në Gjilan. Rastin e bëri të ditur Shërbimi Korrektues i Kosovës, ku në njoftim thuhet se i ndjeri kishte probleme të rënda shëndetësore. “Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve njoftojnë opinionin publik se sot, në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ka ndërruar jetë i burgosuri J.I, i lindur në vitin 1946. I ndjeri, për shkak të problemeve të rënda shëndetësore, që nga caktimi i masës së paraburgimit, ishte duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit, në Njësinë Koronare, nën kujdesin e mjekëve të kësaj…

