Edhe gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur aksidente trafiku si dhe janë gjobitur ngasës të automjeteve në trafik për shkelje dhe dispozitave ligjore dhe rregullave në trafikun rrugor.
Sipas statistikave zytare nga Policia e Kosovës, bëhet e ditur se për 24 orët e fundit kanë ndodhur 58 aksidente trafiku në tërë teritorin e vendit, por për fat të mirë asnjëri prej tyre nuk ishte me fatalitet.
Prej 58 aksidenteve që janë shënuar për periudhën në fjalë, 20 syresh ishin me lëndime trupore, kurse 38 aksidentet tjera me dëme material, thuhet nga policia.
Nha ana tjetër, mësohet se për të njëjten kohë janë gjobitur 2 mijë e 411 pjesëmarrës të automjeteve në trafikun rrugor të cilët nuk kanë respektuar ligjin dhe rregullat në trafik./GJILANI INFO/


