- Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë thellojnë bashkëpunimin akademik dhe shkencor
- Prokuroria në Gjilan ngre dy aktakuza për “Ndërtim pa leje” dhe “Vjedhje”
- Moti sot kryesisht i ngrohtë dhe me diell
- Vetëm brenda një dite 58 aksidente dhe 2 mijë e 235 tiketa trafiku në Kosovë
- Reagon Dega e LDK-së në Gjilan ndaj procesit të rekrutimit të mësimdhënësve
- Gjilanit i ndahen mbi 2 milionë euro për banim social, do të realizohen 33 njësi banimi
Author: admin
Shkelzen Halimi Secili shpirt e ka edhe vjeshtën e vet me shi me vetëtima me bubullima dhe me shumë dhimbje për të dashurit që shuhen e shkëputen si gjethet e verdha nga degët e pemës…
Skuadra e Ditës e ka fituar përballjen me Malishevën me rezultat 2-1. Kjo ndeshje është e mbetur nga java e parë në Superligën e Kosovës në futboll. Drita ishte skuadër me e mirë, duke rrëmbyer pikët e plota nga kjo ndeshje derbi. Vendasit realizuan golin e parë nëpërmjet Besnik Krasniqit, i cili në minutën e 24-të realizoi nga penalltia. Në pjesën e dytë, Drita realizoi edhe golin e dytë dhe me anë të Tushës, në minutën e 59-të, raporton “Epoka e re”. Mirëpo, Malisheva u mundua të rikthehet në lojë, por krejt çka arriti ishte goli i shënuar nga…
Viti: Në mbledhjen e nëntë të KPF-së u shqyrtua projekt buxheti i komunës për vitin 2025-2027
Në mbledhjen e sotme të Komitetit për Politikë e Financa, u shqyrtuan disa pika të rendit të ditës e njëra ndër to që edhe pati më shumë diskutime ishte ajo e projekt buxhetit të komunës së Vitisë për vitin 2025-2027. Këtë projekt buxhet e prezantoi drejtoresha për Financa dhe Zhvillim Ekonomik Milihate Ajeti e cila bëri të ditur se buxheti për vitin 2025 pritet të jetë 17.945,622 euro, që krahasuar me vitin e kaluar është në rritje për 1,292,431 euro ose për 7.76%. Kurse buxheti në vitin 2026 do të jetë 18.833,576 euro e në vitin 2027 do të…
Riad Rashit, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Dega në Gjilan, ka vazhduar me kritikat e tij në adresë të pushtetit në Gjilan, që siç thotë ai, po e humb buxhetin në çdo projekt. “Secila ditë e kësaj qeverisje komunale është për keqardhje, qytetarët janë thellësisht të zhgënjyer më këta që sot po e bllokojnë çdo zhvillim për Gjilanin. Edhe vet ata të cilët e përkrahën me votë këtë qeverisje, po e shprehin hapur pakënaqësinë e tyre, sepse fatkeqësisht dështimet janë kolosale në secilin projekt madhor për qytetin tonë”, ka thënë Rashiti. Ai tha se, më 18 shkurt 2024…
KRU “HIDROMORAVA” SH.A. – GJILAN APEL PAGUANI FATURAT E SHËRBIMEVE TË UJËSJELLËSIT! Të nderuar konsumatorë! Edhe përkundër temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin tonë, KRU Hidromorava është duke furnizuar konsumatorët me ujë pa probleme. Për të vazhduar me këto shërbime cilësore nevojitet ndihma e Juaj duke kryer obligimet që keni për faturat e shërbimeve të ujësjelësit. Pagesën e faturave të shërbimeve mund ta bëni në⬇️ Pikat arkëtuese të Kompanisë – arkat✔️ PTK- Posta e Kosovës✔️ Si dhe në institucionet financiare✔️ Ju lutemi kursejeni dhe paguani ujin! Për çdo informatë shtesë, ju lutem kontaktoni: 0800 61 000 Mob: 044983071,…
Gjilan, 18 shtator 2024 – Intervenimet që do zhvillohen gjatë ditës të sotme në rrjetin e ujësjellësit në zonën e mëposhtme Rr. “Mulla Idrizi” Rr. “Esat Berisha” Rr. “Shaban dhe Sami Ukshini” Rr. “Dajti” Gjatë periudhës të intervenimit, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në këto lagje. Ju falenderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj gjatë kësaj periudhe. Për çdo informatë shtesë, ju lutemi të na kontaktoni në linjën e kujdesit ndaj konsumatorëve: 0800 61 000 Tel: 044983071 Kujdestaria: 044719813
Mbi 300 trupa të regjimentit ‘Royal Yorkshire’ të Mbretërisë së Bashkuar stërvitje në Kosovë, së bashku me trupat tjerë të KFOR-it
KFOR-i do të zhvillojë një stërvitje rutinë operative me një nga njësitë rezervë të caktuara të NATO-s nga sot, më 18 shtator deri në fund të tetorit. Kështu bëhet e ditur në njoftimin për media të KFOR-it. “Një kontingjent prej mbi 300 trupash nga regjimenti ‘Royal Yorkshire’ i Mbretërisë së Bashkuar do të vendoset përkohësisht në Kosovë dhe do të kryejë një sërë aktivitetesh stërvitore, së bashku me trupat e tjera të KFOR-it”, thuhet në njoftim. Tutje në njoftim bëhet e ditur se qëllimi i këtij ushtrimi është të testojë procedurat ekzistuese për dislokimin e shpejtë të trupave shtesë…
Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit E.A., për shkak të veprës penale ‘’Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’’, nga neni 272 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Sipas aktakuzës, në komunën e Vitisë, më datë 29 Gusht 2024, rreth orës 10:30 minuta, është konstatuar se i pandehuri E.A, pa autorizim, ka kultivuar bimën e kanabisit, ashtu që në afërsi të vendbanimit të tij, ka mbjellë nëntë (9) bimë narkotike ‘’Canabis Sativa’’, me gjatësi prej 80 – 210 cm, të cilat i…
Ushqimi është ilaçi numër një i natyrës. Perime, fruta, karbohidrate dhe proteina të caktuara ofrojnë përfitime të veçanta shëndetësore, pa dhënë disa nga efektet anësore të pakëndshme që japin ilaçet që marrim nga mjeku. Vetëm duke aplikuar disa ndryshime të thjeshta, si duke shtuar fara shege në bollgurin tuaj të mëngjesit ose duke shtuar pak hudhër në salcën tuaj të makaronave, ju mund të rrisni menjëherë sistemin tuaj imunitar dhe rritni kapacitetin e trupit për t’u shëruar.Ushqime të veçantë mund t’ju kursejnë edhe udhëtimet te mjeku. Lakra e kuqe Sa të thjeshta janë sallatat? Herën tjetër që do të…
Labinot Konushevci Cila është pika juaj e dobët? Si reagoni kur bëheni nervoz? A jeni tip që ankoheni shpesh? Pse duhet t’ju pranojmë juve në punë dhe jo kandidatët e tjerë? Ku e shihni veten pas 5 vjetësh? A pranoni të punoni nën presion dhe pas orarit? Ju me këtë mbiemër që mbani, nga cili vend vini? Sa do t’ju mjaftonte një pagë mujore? Këto janë vetëm disa nga pyetjet idiote të punëdhënësve idiotë. Shumica e punëkërkuesve ballafaqohen me pyetje të tilla kur intervistohen nga një komision apo punëdhënës në një konkurs pune. Dhe, për më keq, mundohen t’i nxitin…

