Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Moti sot
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave
  • Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit
  • 1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik
  • Alarm në 24 orët e fundit: 128 aksidente, mbi 2,300 tiketa dhe 22 të arrestuar në Kosovë
  • Prokuroria e Gjilanit me 10 aktakuza: Kanosje, dhunë në familje, drogë, vjedhje dhe rrezikim i trafikut publik
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » UKZ ka mirëpritur studentët e vitit të parë me rastin e fillimit të Vitit Akademik 2024/2025
Lajme Lokale

UKZ ka mirëpritur studentët e vitit të parë me rastin e fillimit të Vitit Akademik 2024/2025

adminBy adminOctober 7, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan organizoi pritjen solemne për studentët e vitit të parë me rastin e fillimit të Vitit të Ri Akademik 2024/2025.

Në këtë ngjarje të veçantë morën pjesë Rektori i Universitetit, Prorektorët, Dekanët, personeli akademik dhe administrativ, kryetari i Parlamentit Studentor si dhe studentët të cilët po fillojnë rrugëtimin e tyre në Universitet.

Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku mbajti fjalën e mirëseardhjes për studentët e rinj, duke i uruar suksese dhe një vit të mbarë akademik. Ai theksoi rëndësinë e zgjedhjes së tyre për t’u bashkuar me një institucion që synon të përgatisë profesionistë të aftë dhe të përkushtuar për të ardhmen.

“Është nder dhe kënaqësi që sot po mirëpresim brezin e ri të studentëve, të cilët kanë vendosur t’i besojnë formimin e tyre akademik Universitetit Publik “Kadri Zeka”. Universiteti ynë është i përkushtuar t’ju ofrojë një përvojë të pasur akademike dhe profesionale, me staf të kualifikuar dhe infrastrukturë të përmirësuar. Ju përgëzojmë për zgjedhjen tuaj dhe ju garantojmë mbështetje të plotë në çdo hap të rrugëtimit tuaj akademik,” tha Rektori në fjalimin e tij.

Në fjalimin e tij, Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku inkurajoi studentët e rinj që të angazhohen seriozisht në studime dhe të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë që ofron Universiteti Publik “Kadri Zeka”. Ai theksoi rëndësinë e përfshirjes së tyre në programe të ndryshme të mobilitetit ndërkombëtar, si dhe pjesëmarrjen në projekte shkencore dhe bashkëpunime që UKZ ofron në partneritet me universitete dhe institucione të tjera vendore dhe ndërkombëtare.

Në kuadër të kësaj ceremonie, përveç fjalës së mirëseardhjes nga Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, fjalim mbajti edhe Prorektorja për Mësimdhënie dhe Çështje të Studentëve, Prof. Asoc. Dr. Shpresa Qamili. Ajo uroi studentët për hapin e tyre drejt edukimit të lartë dhe theksoi rëndësinë e përkushtimit dhe angazhimit në këtë fazë të re të jetës së tyre.

“Ky është fillimi i një rrugëtimi të rëndësishëm që kërkon përkushtim dhe vullnet. Ne, si staf akademik, jemi këtu për t’ju mbështetur dhe për t’ju ndihmuar që të arrini potencialin tuaj maksimal,” theksoi prorektorja Qamili gjatë fjalimit të saj.

Pas përfundimit të pritjes solemne, drejtuesit e fakulteteve bashkë me stafin akademik dhe administrativ pritën studentët nëpër sallat mësimore. Ata u njoftuan me ambientet e mësimit dhe zhvilluan takime informuese rreth kurrikulave dhe përmbajtjes së programeve të tyre.

Drejtuesit e fakulteteve, së bashku me stafin e tyre, i uruan mirëseardhje studentëve dhe i inkurajuan që të përkushtohen ndaj studimeve të tyre duke shfrytëzuar maksimalisht mundësitë që ofron Universiteti Publik “Kadri Zeka”. Ata theksuan se universiteti është gjithmonë në dispozicion për të mbështetur studentët në sfidat akademike dhe personale që mund të hasin gjatë studimeve të tyre.

Universiteti Publik “Kadri Zeka” i uron të gjithë studentëve suksese të shumta në studime dhe zhvillim profesional gjatë këtij viti akademik. Universiteti mbetet i përkushtuar ndaj krijimit të një mjedisi të favorshëm për studim dhe kërkim shkencor, duke synuar të përgatisë gjeneratën e ardhshme të profesionistëve të aftë dhe të përgjegjshëm. Njëherësh, UKZ uron edhe personelin akademik dhe administrativ për një vit të suksesshëm dhe të mbushur me arritje të reja. /GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Përfundon fushata e korrje-shirjeve në Komunën e Kamenicës

August 11, 2026

Kamenica i dha lamtumirën verës me një darkë madhështore

August 5, 2026

Një hapësirë e re për fëmijët në Strehimoren “Liria” të Gjilanit, inaugurohet këndi i lodrave

August 5, 2026
Mos humbni
Lajme Qendrore

Moti sot

By adminAugust 19, 2026

Moti gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të jetë me diell dhe…

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave

August 14, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.