- Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë thellojnë bashkëpunimin akademik dhe shkencor
- Prokuroria në Gjilan ngre dy aktakuza për “Ndërtim pa leje” dhe “Vjedhje”
- Moti sot kryesisht i ngrohtë dhe me diell
- Vetëm brenda një dite 58 aksidente dhe 2 mijë e 235 tiketa trafiku në Kosovë
- Reagon Dega e LDK-së në Gjilan ndaj procesit të rekrutimit të mësimdhënësve
- Gjilanit i ndahen mbi 2 milionë euro për banim social, do të realizohen 33 njësi banimi
Author: admin
Futbollisti Dabiqaj është trim i fitores së Dritës së Gjilanit. Drita i ka shkaktuar humbjen e parë me rezultat 1:0 Ballkanit të Therandës. Skuadra nga Gjilani e njoftoi me humbjen e parë kampionin e Kosovës. Futbollisti Dabiqaj vulosi derbin në minutën e 82-të. Drita ndal tre pikë në konak të vetin. Karrica është përjashtuar me karton të kuq në minutën e 73-të duke lënë me një lojtar më pak Ballkanin. Drita renditet në vend të gjashtë me 9 pikë dhe Ballkani në të katërtin me 10 sosh.
Te FC Baseli kishin shpresa të mëdha për magjinë e Xherdan Shaqirit. Edhe para humbjes nga FC Zurich, një kërkesë e tifozit shkaktoi habi: për një autograf nga Xherdan Shaqiri. Xherdan Shaqiri tashmë prej disa javësh është rikthyer në FC Basel. Rikthimi i tij ishte një senzacion. Shpëtimtari e nisi nga minuta e parë ndaj Zurich. Por magjia e Shaqirit nuk ndodhi. Ndonëse u përpoq shumë, nuk mundi të parandalonte humbjen 2:0 në shtëpi, shkruan mes të tjera mediumi zviceran “20min”. Pas ndeshjes ai i tha SRF: “Nuk e pashë performancën aq të dobët sa dukej rezultati. Por në…
Nijazi Halili Në dukje të parë po krijohet përshtypja se diplomacia Perëndimore, SHBA dhe BE po lëvizin drejt trajektores Serbi- Kosovë, për të shkuar drejtë një marrëveshje të shumë-pritur, por, në të vërtetë larg për tu arritur. Edhe Kosova po lëviz në mënyrën e saj, ndonëse jo krejt e qartë dhe jo në mënyrë kohezive. Krahu më i ngurtë, që nuk po lëvizë fare nga pozicioni i saj është Serbia, e mbështetur në mënyrën e vet nga Rusia. Pra kemi qartazi të bëjmë me një dinamikë diplomatike asimetrike: Perëndimi po nxiton dhe Kosova po lëvizë, ndërsa Rusia po frenon dhe…
Patatja është ndër perimet më të pasura me vlera ushqyese. Kjo perime fantastike, e cila përgatitet në qindra receta gatimi, krahas shijes së saj ka dhe shumë vlera shëndetësore për organizmin. Por vlera edhe më të mëdha dhe mirëbërëse për organizmin ka lëkura e patates, e cila gabimisht përfundon në koshin e plehrave. Në lajmin më poshtë do të mësoni përfitimet e mëdha që mbart lëkura e patates, mënyrat e përdorimit të saj si dhe përse nuk duhet ta hidhni kurrë. Për personat që vuajnë nga diabeti, problemet me zemrën, niveli i lartë i kolesterolit në gjak rekomandohen gatime apo…
Superliga e Kosovës vazhdon me ndeshjet e xhiros së gjashtë, ku në program janë dy sfida për tu zhvilluar. Padyshim që ndeshja kryesore e kësaj xhiro do të zhvillohet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, mes dy pretendentëve për titull të kampionit, mes Dritës dhe Ballkanit. Drita në këtë takim vije pas fitores ndaj Malishevës, derisa Ballkani pas triumfit përballë Prishtinës. Gjilanasit kërkojnë triumfin para adhuruesve të vet, derisa suharekasit synojnë të dalin të pamposhtur nga Gjilani. Sfidë shumë interesante pritet të zhvillohet edhe në stadiumin ‘Liman Gegaj’ në Malishevë. Malisheva është nikoqir i Gjilanit me fillim nga…
Fëmijët e shkollave shqipe në Nju Jork, kanë pritur Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Kështu ka njoftuar ajo në rrjetet sociale, shkruan albinfo.ch. “Një mikpritje e përzemërt sot nga nxënës e mësimdhënës të disa shkollave shqipe në Nju York, të cilat me entuziazëm e përkushtim vazhdojnë ta mbajnë gjallë gjuhën shqipe dhe trashëgiminë tonë kulturore. Falënderoj Mark Gjonajn për këtë organizim ku kisha nderin e veçantë që nxënësve të shumtë shqiptarë t’u dhuroj abetaret tona, për të vazhduar me zell mësimin e gjuhës shqipe”, ka shkruar Presidentja Osmani në Facebook.
Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj ka njoftuar se është afër përfundimit rinovimi në shkollën “Asllan Thaçi” në Karaçevë të Poshtme. Në kuadër të këtij rinovimi hyjnë rinovimi i shkollës, rregullimi i nyjeve sanitare, rregullimi i fushës së sportit si dhe rregullimi i këndit të lojërave për fëmijë. “Investim në vlerë prej 130,000 eurosh, i tëri nga Komuna e Kamenicës”-ka thënë Kryetari Rahimaj. Ai gjithashtu ka shtuar se do të vazhdojë puna me projekte të reja në arsim./GJILANI INFO/
Përveç 45 aksidenteve në trafik për 24 orë në Kosovë, janë shqiptuar edhe 2 mijë e 292 tiketa gjobitëse në trafik për pjesëmarresit ne trafik që kanë shkelur ligjin dhe nuk kanë respektuar rregullat në trafik, bëhet e ditur përmes shifrave zyrtare policore. Nga ana tjeter, njoftohet se prej 45 aksidenteve në trafik të shënuara nga policia në raportin ditor 12 prej tyre kanë qenë me lëndime./GJILANI INFO/
Ramadan Mehmeti (Prozë poetike) Isha i vogël e nuk e kuptova si duhet përqafuar thënia e madhe, se kjo jetë qenka një betejë e gjatë, e pambarim dhe tejet dëshpëruese. Kur e kuptova, ngjesha në brez armën e vetme për të kaluar mbi të gjitha: shpresën. Me shpresën ngjeshur plagohem e endem midis të plagosurish, midis padurimesh e durimesh, përderisa çdo ditë, pak nga pak mbyllem në heshtjen e lodhur e të gjatë, ku vështirë më viziton edhe vetja. Më bëhet se jam si dielli kur perëndon. Dalëngadalë, vjen e më shtrëngon brezit kjo jetë me rrathët e fjalëve, me…
Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e 20 personave gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. Ndërkaq, janë paraburgosur 11 persona dhe dërguar në vuajtje të dënimit 2 persona tjerë./GJILANI INFO/

