Në muajin e solidaritetit, Kryqi i Kuq Dega në Kamenicë, ka pranuar një donacion nga për njerëzit nevojtar nga kompania RC COLA.
Stafi i Kryqit të Kuq nga Kamenica njofton se fjala është për sasi pijesh, vlera e të cilave arrin në 1 mijë e 48 euro.
Ky aktivitet është vlerësuar nga stafi i këtushëm si i rendësishëm, sepse po i kushtohet rëndësi përfshirjes në nisma humanitare dhe sociale.
“Përmes këtij donacioni, RC COLA po ndihmon që të përmirësohet mirëqenia e njerëzve në komunitet, duke përforcuar vlerat e solidaritetit dhe bashkëpunimit”, thuhet ndër tjerash./GJILANI INFO/


