Author: admin

Në raportin e fundit ditor të Policisë së Kosovës, prej 24 orësh, bëhet e ditur se brenda kësaj kohe kanë ndodhur 74 aksidente trafiku si dhe se janë shqiptuar 2 mijë e 226 tiketa gjobitëse trafiku, në tërë teritorin e vendit tone. Ndërkaq, për të njejtën periudhë kohore janë arrestuar 21 persona, 7 të tjerë janë dërguar në mbajtje si dhe një person në vuajtje të dënimit, njoftuan sot autoritetet zyrtare policore të Kosovës./Gjilani INFO

Read More

Ilmi Shala, sekretar i Kryqit të Kuq, Dega në Gjilan, lidhur me viyitën e KFOR-it turk, ka thënë: “Sot patëm kënaqësi t’i mirëpresim në vizitë ekipin monitorues të KFOR-it turk të cilët edhe I njoftuam nga afër me punën dhe aktivitetet e Kryqit të Kuq të Kosovës, dega Gjilan”. Ndërkaq, e ka faleminderuar për bashkëpunim dhe përkrahje!/Gjilani INFO/

Read More

Kështu është bërë e ditur sot nga Afërdita Balaj Ajdini në porofilin e saj Facebook Tekstin e saj të plotë, mund ta lexoni në vijim: Të nderuar anëtarë dhe përkrahës të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Me shumë respekt dhe mirënjohje ju falënderoj nga zemra për përkrahjen, besimin dhe bashkëpunimin që më keni dhënë ndër vite. Ju përulem me respekt për çdo rrugëtim të përbashkët, për çdo sfidë dhe çdo arritje që kemi ndarë së bashku. Pas shumë viteve angazhimi aktiv, kam vendosur që të reflektoj dhe të tërhiqem nga aktivitetet dhe funksionet që i kam pasur brenda partisë. Nga…

Read More

Pas betimit të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni dhe anëtarëve të Kuvendit të Komunës, është thirrur seanca e dytë e kuvendit nga anëtari, Isa Agushi. Në këtë mbledhje, pritet të zgjedhet kryesuesi i Kuvendit të Komunës. Seanca, do të mbahet më 6 janar 2026, me fillim në orën 10:00, në Shkollën e Mesme të Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Sahit Baftiu”./Gjilani INFO/

Read More

Autoritetet zyrtare policore të vendit, kanë njoftuar sot edhe për 2 mijë e 244 raste gjobitjesh në trafik të dielen e javës së kaluar për drejtuesit e automjeve që kanë shkelur mbi ligjin dhe rregullat në trafik. Burimet e njejta, bëjnë me dije edhe 52 aksidente trafiku qe janë shënuar për të njejtën ditë, e që thuhet se 19 prej tyre ishin me të lënduar dhe 33 vetëm me dëme materiale. Ndërkohë që njoftohet edhe për arrestimin e 12 persona dhe 8 presonave të cilët janë dërguar në mbajtje./Gjilani INFO/

Read More

Drejtoria e Administratës e Komunës së Gjilanit, e ka mbyllur vitin 2025 me shumë punë të mira. Ushtruesja e detyrës së drejtorit, Arbenita Sopi Haziri, tha se në Kuvendin Komunal, miratuan vendimin për largimin e gjobës për regjistrimin e mëvonshëm të lindjeve, për të mundësuar regjistrimin pa gjobë të fëmijëve tanë të lindur jashtë vendit. Po ashtu kanë rikthyer në funksion e-kioskun e dytë, për shërbime sa më afër qytetarit. “Transformuam hapësirat në Qendrën për Shërbim me Qytetarë, vendosëm ashensorin në objektin e Administratës dhe vendosëm sportelin për persona me nevoja të veçanta”, tha Sopi Haziri. U. d e drejtorit…

Read More

Policia e vendit ka njoftuar për 59 aksidente trafiku që janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, bazuar në statistikat e përgjithshme të raportit ditor. Sipas autoriteteve policore thuhet se 19 prej aksidenteve ishin me lëndime dhe 40 tjerat me dëme materiale. Për të njejtën periudhë kohore thuhet se janë shqiptuar 1 mijë 234 tiketa trafiku, janë arrestuar 29 persona, 1 person është dërguar në mbajtje dhe një tjetër ka patur ndalim policor./Gjilani INFO/

Read More

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, përkatësisht njësiti i saj FAST, kanë identifikuar dhe arrestuar  një të dyshuar i kërkuar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut. Sot me datë 02.01.2026 rreth orës 00:30, zyrtarët policorë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim  dhe koordinim me njësitet e Policisë Kufitare, kanë bërë identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar, shtetas turk, i kërkuar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut për veprën penale ‘Vrasje’ e ndodhur një ditë me herët në qytetin e Shkupit. Me urdhër të prokurorit  personi i arrestuari dërgohet në ndalim policor për 48 orë, për të vazhduar…

Read More

Ka ndërruar jetë politikani kosovar, ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci. I ndjeri ka shërbyer si Kryetar i Kuvendit dhe edhe si President në detyrë të Kosovës pas vdekjes së Rugovës në vitin 2006. Ai është themelues i Lidhjes Demokratike të Dardanisë dhe ka qenë aktiv në politikë edhe pas mandatit të tij si kryeparlamentar.

Read More

Policia ka arrestuar pesë të dyshuar në Drobesh të Vitisë, për shkak se janë përfshi në rrahje në mes veti duke sulmuar njëri-tjetrin me mjete të forta. Rasti është cilësuar si vrasje në tentativë nga policia. Si pasojë e rrahjes të gjithë të dyshuarit kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Gjilani INFO/

Read More