Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Diplomon gjenerata 2023–2026 e maturantëve të Kamenicës

May 15, 2026

Nëntë vjet pa gazetarin Ganimet Klaiqin-Klajën

May 15, 2026

Prokuroria Themelore në Gjilan: Dy persona ndalohen, ngrihen pesë aktakuza ndaj shtatë personave

May 15, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Diplomon gjenerata 2023–2026 e maturantëve të Kamenicës
  • Nëntë vjet pa gazetarin Ganimet Klaiqin-Klajën
  • Prokuroria Themelore në Gjilan: Dy persona ndalohen, ngrihen pesë aktakuza ndaj shtatë personave
  • Policia: 23 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve në Kosovë
  • Aktivitete javore në trafikun rrugor – mbi 1 mijë e 500 gjoba në rajonin e Gjilanit
  • Kryetari Hyseni, mirëpret miratimin e vendimit për shpronësimin e pronave të qarkores së vjetër të Gjilanit
  • Bilanci 24-orësh i Policisë: Një viktimë në trafik dhe 2444 gjoba të shqiptuara
  • Drejtori i Administratës, takon ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Lokale»Drejtori Shabani takon zv. komandantin e FSK-së në Gjilan
Lajme Lokale

Drejtori Shabani takon zv. komandantin e FSK-së në Gjilan

adminBy adminApril 30, 2026No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Enver Shabani, është pritur nga zv. komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Gjilan, Gëzim Osmani, ku u zhvillua një diskutim i rëndësishëm lidhur me koordinimin dhe bashkëpunimin institucional në fushën e mbrojtjes, sigurisë dhe menaxhimit të emergjencave.
Në takim ishin edhe Salih Mustafa, përgjegjës i Operativës 112 në Gjilan, si dhe Hazir Mustafa, zyrtar për sistemimin e forcave për MSHN-ës nga DMSh-ja.
Takimi kishte për qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve që kanë rol kyç në menaxhimin e situatave emergjente dhe reagimin ndaj fatkeqësive natyrore apo emergjencave të tjera.
Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e koordinimit të strukturave operative në raste emergjente, planifikimin e aktiviteteve të përbashkëta, si dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe teknike për reagim sa më efikas në shërbim të qytetarëve.
Po ashtu, u trajtuan edhe çështje që ndërlidhen me gatishmërinë institucionale, komunikimin operacional dhe bashkërendimin ndërmjet mekanizmave lokalë dhe forcave të sigurisë.
Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me institucionet e sigurisë dhe mekanizmat emergjentë, duke vlerësuar rolin e FSK-së në ofrimin e mbështetjes në situata të ndryshme emergjente dhe në ruajtjen e sigurisë së qytetarëve.
“Vetëm përmes koordinimit dhe bashkëpunimit të ngushtë institucional mund të arrihet një reagim më i shpejtë dhe më profesional në rast nevoje”, tha Enver Shabani.
Nga ana tjetër, zv. komandanti i FSK-së në Gjilan shprehu gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit me DMSh-në, duke theksuar rëndësinë e shkëmbimit të përvojave, organizimit të aktiviteteve të përbashkëta dhe fuqizimit të mekanizmave të reagimit emergjent.
Takimi u vlerësua si shumë konstruktiv dhe në frymën e bashkëpunimit të ndërsjellë, me synim rritjen e efikasitetit institucional dhe avancimin e sigurisë dhe mbrojtjes për qytetarët e Komunës së Gjilanit./Gjilani INFO/
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Diplomon gjenerata 2023–2026 e maturantëve të Kamenicës

May 15, 2026

Nëntë vjet pa gazetarin Ganimet Klaiqin-Klajën

May 15, 2026

Kryetari Hyseni, mirëpret miratimin e vendimit për shpronësimin e pronave të qarkores së vjetër të Gjilanit

May 15, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Diplomon gjenerata 2023–2026 e maturantëve të Kamenicës

By adminMay 15, 2026

Në një atmosferë festive dhe plot emocione, maturantët e Kamenicës, gjenerata 2023–2026, shënuan diplomimin e…

Nëntë vjet pa gazetarin Ganimet Klaiqin-Klajën

May 15, 2026

Prokuroria Themelore në Gjilan: Dy persona ndalohen, ngrihen pesë aktakuza ndaj shtatë personave

May 15, 2026

Policia: 23 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve në Kosovë

May 15, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Diplomon gjenerata 2023–2026 e maturantëve të Kamenicës

May 15, 2026

Nëntë vjet pa gazetarin Ganimet Klaiqin-Klajën

May 15, 2026

Prokuroria Themelore në Gjilan: Dy persona ndalohen, ngrihen pesë aktakuza ndaj shtatë personave

May 15, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.