Author: admin

Maturantët e Shkollës së Mesme “Xhavit Ahmeti” në Gjilan patën mundësinë të zhvillojnë një takim informues me përfaqësuesit e Universitetit Publik “Kadri Zeka”, me qëllim të orientimit të tyre drejt zgjedhjeve të duhura akademike dhe profesionale pas përfundimit të shkollimit të mesëm. Të shoqëruar nga profesorët e tyre, Enver Sadiku dhe Enver Rexhepi, maturantët u njoftuan nga Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, Prof. Asoc. Dr. Selim Daku, si dhe Prodekani i kësaj njësie akademike, Prof. Ass. Dr. Blerim Haziri, për ofertën akademike të universitetit, duke përfshirë programet studimore, si dhe mundësitë për zhvillim profesional që ofron UKZ. Gjatë prezantimit,…

Read More

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një person i dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, sipas nenit 315 të Kodit Penal të Kosovës. Ndërkaq, kjo prokurori ka bërë të ditur se ka ngritur tri aktakuza ndaj tre personave për vepra të ndryshme penale. Dy prej tyre akuzohen për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, ndërsa një person tjetër për “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”. Autoritetet kanë theksuar se do të vazhdojnë trajtimin e rasteve në përputhje me ligjin./Gjilani INFO/

Read More

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan Dr.Afrim Cana u dëshiroi mirëseardhje përfaqësuesve dhe i njoftoi se jemi në dijeni për bashkëpunimin e shtetit danez me Republikën e Kosovës. Ne tashmë kemi përvojë të gjatë në mënyrën se si funksionon procesi i ofrimit të shërbimeve shëndetësore për personat e burgosur. Si spital i përgjithshëm, ofrojmë shërbime për të gjithë pacientët që kanë nevojë, ndërsa për të burgosurit zhvillojmë procedura më specifike, por pa dallime në ofrim të shërbimeve. Delegacioni danez njoftoi se janë në proces të ofrimit të disa shërbimeve shëndetësore specialistike brenda hapësirave të burgut, por megjithatë spitalin e…

Read More

Në Komunën e Kamenicës është bërë sot dorëzimi i një autoambulance të dhuruar nga bashkëatdhetari ynë, Muhamet Fazliu, në funksion të përmirësimit të shërbimeve shëndetësore lokale. Ky donacion u realizua pas një koordinimi të ngushtë ndërmjet Drejtorit të Shëndetësisë, Besart Kryeziu dhe donatorit Muhamet Fazliu.Autoambulanca iu dorëzua Drejtorit të QKMF-së në Kamenicë, Latif Sylaj, me qëllim të rritjes së kapaciteteve për ndërhyrje emergjente dhe përmirësimit të efikasitetit në ofrimin e kujdesit shëndetësor për qytetarët. Në ceremoninë e dorëzimit mori pjesë edhe Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj ku me këtë rast shprehu mirënjohjen e tij për këtë donacion. “Falënderoj sinqerisht bashkëatdhetarin…

Read More

Forca e Sigurisë së Kosovës, njofton qytetarët e Komunës së Gjilanit e më gjerë, se më 17–19 prill 2026 dhe 24–26 prill 2026, kadetët e FSK-së do të zhvillojnë ushtrime ushtarake vlerësuese, në përputhje me plan-programin e tyre trajnimor. FSK-ja, njofton se trajnimi do të mbahet në zonën e Bukovikut, Komuna e Gjilanit, pasi kjo zonë është e përshtatshme për realizimin e aktiviteteve të planifikuara dhe për vlerësimin praktik të kadetëve. Qytetarët këshillohen për kujdes gjatë ditëve kur do të zhvillohen ushtrimet dhe mos të kenë panik./Gjilani INFO/

Read More

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka evidentuar gjithsej 45 aksidente trafiku në nivel vendi, prej tyre 13 me të lënduar dhe 32 vetëm me dëme materiale, fatmirësisht pa asnjë rast me fatalitet. Sipas statistikave zyrtare, janë shqiptuar 2,831 tiketa trafiku ndaj shkelësve të rregullave në komunikacion, çka tregon për një intensifikim të kontrolleve dhe masave ndëshkuese. Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 19 persona, ndërsa 10 prej tyre janë dërguar në mbajtje. Nuk është raportuar asnjë rast i ndalimit policor, ndërkohë një person është duke vuajtur dënimin. Autoritetet apelojnë për kujdes të shtuar në trafik dhe…

Read More

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka prit kolonel Sam Sargeant, komandant Komandës Rajonale-Lindje të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja. Në takim është biseduar lidhur me situatën e sigurisë në Komunën e Gjilanit, e cila vlerësohet të jetë stabile. “Në kuadër të bashkëpunimit institucional, zhvilluam një takim zyrtar me kolonelin Sam Sargeant, komandant i Komandës Rajonale-Lindje të KFOR-it. Bashkë diskutuam gjerësisht për situatën e përgjithshme të sigurisë në Gjilan dhe rëndësinë e ruajtjes së një mjedisi të qetë për të gjithë qytetarët tanë”, tha Alban Hyseni. Kryetari i komunës, kolonelin Sargeant e ka informuar me prioritetet komunale,…

Read More

Në rrugën “Ibrahim Popovci”, Policia e Kosovës ka realizuar një kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të një personi të dyshuar, ku janë gjetur dhe konfiskuar disa armë dhe municion. Sipas njoftimit, gjatë bastisjes janë sekuestruar dy pushkë gjuetie me leje të skaduar, një pistoletë me leje të skaduar, si dhe një pistoletë dhe një pushkë ajrore me leje valide. Po ashtu janë konfiskuar edhe 435 fishekë të kalibrave të ndryshëm. I dyshuari mashkull kosovar është intervistuar nga autoritetet dhe, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt. Rasti po trajtohet si “armëmbajtje pa leje”./Gjilani INFO/

Read More

Sot shënohen 27 vite nga një prej ngjarjeve më të dhimbshme të historisë së Kosovës – dëbimi masiv i shqiptarëve gjatë luftës së viteve 1998–1999. Në atë periudhë, rreth një milion qytetarë u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre për shkak të dhunës së ushtruar nga forcat serbe, duke kërkuar strehim në Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi. Përveç largimit jashtë vendit, mijëra persona u strehuan edhe në zonat malore brenda Kosovës, në përpjekje për t’i shpëtuar dhunës. Në mesin e tyre kishte gra, fëmijë dhe të moshuar, të cilët përjetuan kushte të rënda dhe sakrifica të mëdha.…

Read More

Kanë nisur kontrollet sistematike për nxënësit e klasave parafillore, klasës së parë dhe të pestë të Komunës së Gjilanit. Fillimin e këtij procesi e kanë parë nga afër drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Mimoza Kadriu Qerimi, bashkë me zv. drejtoreshën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Ud. Dr. Merrushe Ajeti dhe drejtorin e Arsimit, Jeton Rexhepi. “Kemi filluar kontrollet sistematike për nxënësit e klasave parafillore, klasës së parë dhe të pestë”, tha drejtoresha për Shëndetësi. Sipas saj, këto kontrolle po realizohen në kuadër të përkujdesjes së vazhdueshme për shëndetin e fëmijëve tanë, me qëllim të monitorimit të gjendjes së…

Read More