- Rrëfimet e Nënë Zelës – historia e një familjeje që përjetoi përndjekjet deri në përfundimin e luftës në Kosovë
- U diskutua Korniza Afatmesme Buxhetore 2027–2029 në Viti, interesim i ulët në debatin publik
- Sot mot me diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 33 gradë
- Kryetari Hyseni dhe ministri i Shëndetësisë, flasin për investime të reja shëndetësore në Gjilan
- Policia e Gjilanit apelon për kujdes të shtuar ndaj përdoruesve të trotinetëve
- Kuvendarët e Gjilanit miratojnë Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2027-2029
- Vitia mikpritëse e Samitit Ndërkombëtar të Rinisë për Paqe dhe Zhvillim të Qëndrueshëm në gusht 2026
- Kryetari Haliti nderon me mirënjohje mësimdhënësit Sevdie Hasani dhe Agush Haxhiu
Author: admin
Kryetari Hyseni, uron Klubin e Basketbollit Drita, për trofeun e Kupës në Ligën e Parë të Kosovës
Pas fitores së Klubit të Basketbollit Drita, në ndeshjen ndaj Klubit të Basketbollit Prizreni, me rezultat 106:88 dhe marrjes së trofeut të Kupës së Kosovës në Ligën e Parë, ka uruar edhe kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni. “KB Drita fituese e Kupës në Ligën e Parë të Kosovës. Ekipi i qytetit tonë sonte fitoi finalen e Kupës së Kosovës në Ligën e Parë në basketboll dhe kjo fitore dëshmon rikthimin e fuqishëm të klubit dhe krenarisë sonë në basketboll”, tha Alban Hyseni. I pari i Gjilanit, theksoi se presim me padurim që këtë vitqë KB Drita të rikthehet…
/ Përsiatje letrare / Shefqet DIBRANI PRUSHI I BUKURISË LIRIKE (Anton Nikë Berisha: “PRUSHI I BUKURISË”, botoi Shtëpia botuese “Beqir Musliu”, Prishtinë, 2015, 2020 dhe 2025) Në poezitë e vëllimit “Prushi i bukurisë”, Anton Nikë Berisha ka arritur të ndërtojë një himn të gjerë dhe solemn për Fjalën, si thelb ontologjik i bukurisë, i dijes dhe i shpirtit njerëzor. Që në vargun e parë, poeti e zhvendos origjinën e bukurisë “përtej harrimit”, duke e vendosur atë në një kohë mitike, në çastin themelor “kur njerëzit zunë dhe i përftuan fjalët:”, që janë një akt i bukur krijimi, i krahasueshëm me…
Ismajl Kurteshi Partitë politike duhet rëndësi të veqanet t’i kushtojnë vlerave njerëzore dhe profesionale të kandidatëve për deputet. Manipulimi me vota në Kosovë nuk ka ndodh vetëm njëherë dhe jo vetëm në një mënyrë. Këtë herë, për dallim nga herët e tjera, institucionet e shtetit, pas dyshimit për manipulim kanë hulumtuar dhe kanë konstatuar se manipuluesit, përmes të të paguarve të tyre e kanë falsifikuar rezultatin e zgjedhjeve duke e rritur kështu artificialisht numrin e votave, në dëm të bashkë partiakëve të tyre. Votat janë blerë edhe me dreka e darka edhe me favore të tjera gjatë fushatës ose me premtime…
Sot parashikohet mot me vranësira dhe intervale kthjellimesh në pjesën e parë të ditës, ndërsa gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes pritet shtim i vranësirave, të cilat do të gjenerojnë reshje shiu në shkallë vendi, lokalisht në formë rrebeshe. Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme, kryesisht në Rrafshin e Kosovës dhe veçanërisht në mbrëmje, me shpejtësi prej 15-47 km/h. Temperaturat minimale do të luhaten prej 1 deri në 3°C dhe ato maksimale prej 9 deri në 13°C.
Është arrestuar një person në Zhegër, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij, i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, dy armë ajrore dhe 50 fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./Gjilani INFO/
Janë arrestuar dhe intervistuar 14 persona të dyshuar, kryesues dhe anëtarë të komisioneve numërues të QKN-Gjilan, me dyshimin se gjatë numërimit dhe regjistrimit të rezultateve dyshohet se kanë falsifikuar rezultatet zgjedhore. Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt./Gjilani INFO/
Dua Lipa ka folur hapur për sfidat e marrëdhënieve në distancë, pas një viti të gjatë të turneut botëror “Radical Optimism”, gjatë së cilit ishte larg të fejuarit të saj, Callum Turner. Këngëtarja, 30 vjeçe, dha këshilla për një fans që donte të ruante lidhjen me partnerin e tij nga distanca, duke pranuar se me kalimin e kohës bëhet më e lehtë, por nuk pushon kurrë së qeni e vështirë. Ajo shtoi: “Të jesh larg familjes është e vështirë. Nuk humbet vetëm rastin e madh; janë momentet e vogla që të lënë të ndihesh i çekuilibruar”. Megjithatë, Dua theksoi…
Nëse ju duhet një recetë e shpejtë, e thjeshtë dhe jashtëzakonisht e shijshme, kjo pogaçe është zgjedhja ideale Pa maja, pa pritje, pa trazim të gjatë – vetëm përzieni, derdhni në tepsi dhe piqni. Kombinohet në mënyrë fantastike me pak djathë të kripur, mish të thatë apo edhe kos. Një recetë e përsosur për ditët e ftohta të dimrit, kur kërkoni diçka të ngrohtë dhe të freskët nga furra. Informacione bazë: ▪ Koha e përgatitjes: 5 minuta ▪ Koha e pjekjes: 25 minuta ▪ Gjithsej: 30 minuta ▪ Porcione: 6 ▪ Kalori: 520 kalori për porcion Përbërësit: Shënim: Përdorni…
Nxënësit e klasave të pesta të Shkollës “Fan Noli” në Kamenicë u njohën me vlerat e trashëgimisë kulturore
Nxënësit e klasave të pesta të Shkollës “Fan Noli” në Kamenicë ishin kureshtarë të dëgjonin zyrtaren e kulturës Ajshe Kastrati, e cila ua prezantoi vlerat e trashëgimisë kulturore. Të mbledhur në këndin muzeor, ata patën mundësinë të shohin nga afër artefaktet që janë pjesë e kësaj trashëgimie, duke mësuar më shumë edhe për historinë dhe rëndësinë e tyre. Ky aktivitet u mbajt në kuadër të aktiviteteve të Komunës për shënimin e përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës. /Gjilani INFO/
Fakulteti i Shkencave Sociale në Universiteti Publik “Kadri Zeka” ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Qendra Kosovare për Diplomaci, në kuadër të zgjerimit të partneriteteve me organizatat e shoqërisë civile dhe sektorin e diplomacisë. Ky bashkëpunim synon të krijojë mundësi për projekte të përbashkëta, organizim të trajnimeve, debateve dhe aktiviteteve me karakter diplomatik, si dhe përfshirjen aktive të studentëve në iniciativa që lidhen me politikën e jashtme, diplomacinë dhe çështjet ndërkombëtare. Në emër të Fakultetit të Shkencave Sociale në Universiteti Publik “Kadri Zeka”, marrëveshjen e bashkëpunimit me Qendra Kosovare për Diplomaci e nënshkroi Prodekani, Prof. Ass. Dr. Blerim Haziri. Gjatë…

