- Mbi 2 mijë gjoba trafiku brenda ditës në Kosovë
- Arrestim për posedim të paautorizuar të armës dhe prishje të rendit familjar
- Moti sot
- Pensionohet Mehra Gashi pas më shumë se 43 vitesh kontribut në shërbim të shëndetësisë
- Është mbajtur punëtoria në kuadër të procesit të pas-akreditimit për programin “Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime Evropiane”
- Gjykata e Hagës, Drejtësi apo Gjykatë Politike?
- Brenda një jave 1931 gjoba në Rajonin e Gjilanit, policia shton kontrollet në trafik
- Prokuroria në Gjilan ndalon një person për ngacmim seksual, ngre tri aktakuza për vjedhje shërbimesh
Author: admin
Statistikat e përgjithshme nga Policia e Kosovës, bëjnë me dije se të hënën e kësaj jave kanë ndodhur 55 aksidente trafiku në tërë teritorin e Kosovës, prej tyre: 18 me lëndime dhe 37 me dëme materiale. Njoftohet poashtu se në të njëjtën ditë janë shqiptuar 2 mijë e 172 gjoba për kundërvajtësit në trafik, janë arresuar 22 persona si dhe 11 të tjerë janë dërguar në mbajtje./Gjilani INFO/
Sot moti do të jetë kryesisht i vranët. Sipas IHMK, temperaturat minimale do të lëvizin nga -12 deri në -7°C, ndërsa ato maksimale nga -2 deri në 2°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1–5 m/s.
Me aktivitete të ngjeshura është hapur Manifestimi Kulturor Mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2026”, ndërsa ka kulmuar në mbrëmje me ndezjen simbolike të Flakadanit të “Flakës së Janarit”, që njëherit shënon hapjen zyrtare të manifestimit të këtij viti, në kujtim e nderim të gjithë heronjve, dëshmorëve e martirëve të kombit ndër breza. Në hapje të manifestimit, gjegjësisht në ceremoninë e ndezjes së flakadanit, u organizua një defile nga të rinjtë në qendër të qytetit, për të përçuar mesazhin e lirisë dhe kontributit të dëshmorëve, ndërsa rrjedha e ceremonisë vijoi në platonë e Teatrit të Qytetit ku edhe u bë ndezja…
Kryeministri Kurti e kryetari Hyseni vizituan familjet e heronjve, Rexhep Mala e Nuhi Berisha
“Bashkë me Kryeministrin Albin Kurti, deputetë të Kuvendit dhe përfaqësues të institucioneve, vizituam familjet e heronjve tanë, Rexhep Mala e Nuhi Berisha”, ka bërë me dije, Alban Hyseni, kryetar i Komunës së Gjilanit. Ai tha se 11 janari i 1984-s mbetet dëshmi e madhe e angazhimit dhe e sakrificës së popullit për çlirim dhe pavarësi të Kosovës. “Veprimtaria e Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës është flakadan i lirisë dhe i angazhimit gjithëpopullor. Lavdi dhe nderim për familjet Mala dhe Berisha”, ka thënë i pari i Gjilanit, Alban Hyseni./Gjilani INFO/
Nderimi për të rënët për liri, me homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Gjilan, ka shënuar nismën simbolike të Manifestimin Kulturor Mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2026”, i 35-ti me radhë, që organizohet nën përkujdesjen e Komunës së Gjilanit, përkatësisht Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport. Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, bashkë me Familjarë të Dëshmorëve, Shoqatat e Dala nga Lufta e UÇK-së, deputetë, përfaqësues të institucioneve publike, përfaqësues politik e të tjerë, pasi bënë homazhe, ka thënë se sot po e fillojnë manifestimin tradicional “Flaka e Janarit”, me shumë aktivitete përkujtimore dhe kulturore në nderim të dëshmorëve, për ta ruajtur…
Janë shqiptuar 2 mijë e 314 gjobitje në trafikun rrugor ndaj drejtuesëve të automjeteve që kanë shkelur mbi rregullat në komunikacion të premtën e kësaj jave. Brenda kësaj dite janë regjistruar 48 aksidente trafiku, ku prej tyre, 2 ishin me fatalitet, 15 me të lënduar dhe 31 aksidentet tjera me dëme materiale. Ndërkaq, u arrestuan 14 persona dhe 11 prej tyre janë dërguar në mbajtje./Gjilani INFO/
Kryetari Alban Hyseni, apelon: Shfrytëzoni rrugët alternative deri në stabilizimin e plotë të situatës
Shkaku i situatës së krijuar pas reshjeve të shiut në disa segmente rrugore, bashkë me ekipet komunale jemi në terren duke e përcjellur nga afërsia gjendjen aktuale në gjithë hapsirën territoriale të Gjilanit”, ka thënë kreu i Komunës së Gjilanit. Sipas tij, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, në koordinim me Drejtorinë e Shërbimeve Publike, ka intervenuar në disa pika problematike dhe po vazhdon monitorimin për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe funksionimin normal të qarkullimit. Kryetari Hyseni ka apeluar që qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes dhe aty ku është e nevojshme, të shfrytëzojnë rrugë alternative deri…
LDK: Do të jemi zë i qytetarëve, partner serioz në çdo vendimmarrje që synom zhvillimin e barabartë dhe mirëqenien e komunës
Sot, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, u miratua unanimisht buxheti komunal për vitin 2026, në vlerë prej 41.928.924 €. LDK-ja e |Gjilanit ka bërë me dije se ka dorëzuar 18 projekte komunitare, ndërsa përkrahje për zbatim në buxhet kanë gjetur disa projekte konkrete dhe të nevojshme për qytetarët që, ky subjekt i ka listuar në një deklaratë publike. “Falënderojmë të gjithë asamblistët e LDK-së Gjilan për angazhimin dhe bashkëpunimin e treguar, si dhe kolegët nga subjektet e tjera politike për korrektësinë në këtë proces. LDK Gjilan do të vazhdojë të jetë zë i qytetarëve…
Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka shënuar pensionimin e Prof. Asoc. Dr. Musa Ajeti, profesor i Fakultetit Ekonomik, i cili për shumë vite me radhë ka dhënë një kontribut të çmuar në fushën e mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe zhvillimit institucional të universitetit. Me këtë rast, në Fakultetin Ekonomik u mbajt një aktivitet për nder të profesorit të pensionuar, ku fjalë rasti mbajti Dekani i Fakultetit Ekonomik, Prof. Dr. Xhevat Sopi. Ai vlerësoi lart punën profesionale, përkushtimin dhe etikën akademike të Prof. Asoc. Dr. Musa Ajeti, duke theksuar rolin e tij të rëndësishëm në formimin e gjeneratave të shumta…
Nuk përfill urdhërin e Gjykatës një person në Gjilan, arrestohet nga policia Është arrestuar personi i dyshuar në Gjilan, pasi që i njejti nuk e ka respektuar urdhërin e gjykatës dhe ka kanosur një femër, njoftuan autoritetet policore. Me vendim të prokurorit personi i dyshuari është dërguar në mbajtje./Gjilani INFO/

