- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë thellojnë bashkëpunimin akademik dhe shkencor
- Prokuroria në Gjilan ngre dy aktakuza për “Ndërtim pa leje” dhe “Vjedhje”
- Moti sot kryesisht i ngrohtë dhe me diell
- Vetëm brenda një dite 58 aksidente dhe 2 mijë e 235 tiketa trafiku në Kosovë
- Reagon Dega e LDK-së në Gjilan ndaj procesit të rekrutimit të mësimdhënësve
- Gjilanit i ndahen mbi 2 milionë euro për banim social, do të realizohen 33 njësi banimi
- Kosova përballë përgjegjësisë së shtetformimit
Author: admin
Mos humbisni një natë të jashtëzakonshme teatri me produksionin nga Qendra Multimedia, “Të bardhët”, e autorit amerikan Steven Leigh Morris, në regji të Besim Ugzmajlit. Aktorë: Shpetim Selmani, Verona Koxha, Bujar Ahmeti “Të bardhët” është një satirë sociale për një liberal të moshuar, një të ri progresiv dhe një populist. Shfaqja vjen në një kohë kur, në një ambient konzervator e tradicionalist si ky i yni, diverziteti dhe konceptet e reja gjinore e seksuale janë duke u kuptuar e mbjell me frikë, e ku racizmi, i nxitur nga masmedia e rrjetet sociale, ka gjetur akoma më shumë teren për t’u…
Prokuroria Themelore në Gjilan organizon tryezë me temë ‘’Roli i organeve kompetente në mbrojtjen e mjedisit, kafshëve, bimëve dhe monumenteve kulturore’’
Prokuroria Themelore në Gjilan, përkatësisht prokurorja Rozelida Manastiri, njëherit edhe koordinatore për veprat penale kundër ambientit, në kuadër të Prokurorisë Themelore në Gjilan, në bashkëpunim dhe mbështetje të OSBE-së, ka organizuar tryezë diskutimi me temën ‘’Roli i organeve kompetente në mbrojtjen e mjedisit, kafshëve, bimëve dhe monumenteve kulturore’’. Gjatë këtij takimi pjesëmarrësit paraqitën arritjet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen institucionet përkatëse dhe në bazë të diskutimeve u arrit konsensus për themelimin e një mekanizmi bashkëpunues mes institucioneve për luftimin e veprave penale në fushën e mbrojtjes së mjedisit, kafshëve, bimëve dhe objekteve kulturore. Qëllimi i kësaj tryeze ka qenë koordinimi…
U zhvillua ushtrimi për raste emergjente me nxënësit e shkollës “Dëshmorët e 5 Prillit” të Smirës
Komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës (DSHPE), në vazhdën e ushtrimeve dhe ligjëratave nëpër shkollat e kësaj komune, ka zhvilluar sot një inskenim të një tërmeti dhe evakuimin e nxënësve dhe personelit të shkollës “Dëshmorët e 5 Prillit” të Smirës. Me këtë rast kanë marrë pjesë edhe institucione të tjera nga AME-ja, QKMF, policia e Kosovës, Njësia e Zjarrfikësve, Kryqi i Kuq etj. Qëllimi i këtij ushtrimi ishte ngritja e shkathtësive si dhe vetëdijesimi në fushën e kërkim shpëtimit, evakuimi dhe menaxhimi i situatave aksidentale deri në nivelin e shkallës së mesme të Shërbimit të…
Prokuroria në Gjilan ka proceduar 32 aktakuza si dhe 10 propozime për shqiptimin e masave ndaj të miturve për një javë
Gjatë javës së fundit, përkatësisht nga data 2 – 8 dhjetor 2024, Prokuroria Themelore në Gjilan ka regjistruar gjithsej njëzetenjë (21) kallëzime penale, ndaj njëzetepesë (25) personave. Gjithashtu, gjatë kësaj jave janë proceduar: – tridhjetedy (32) aktakuza, ndaj tridhjetetre (33) personave, – njëzetedy (22) aktvendime (përfshirë aktvendime për fillimin e hetimeve, për fillimin e procedurës përgatitore, për pushimin e hetimeve, zgjerimin e hetimeve, për hedhje të kallëzimit penal, aktvendime të ekspertëve mjeko – ligjor, aktvendim për ekzaminime), – dhjetë (10) propozime për shqiptimin e masave ndaj të miturve, – gjashtëdhjetedy (62) kërkesa të ndryshme drejtuar policisë, – tri (3)…
“Bashkë me nënkomitetet profesionale të Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan diskutuam për qeverisjen tonë 3 vjeçare. Trajtuam secilën drejtori dhe çdo premtim që kemi dhënë. Vëmendje të veçantë i kushtuam 20 premtimeve të pa përmbushura nga 109 në total sa kemi dhënë”, ka thënë kreu i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, që njëherësh është edhe kryetar i Vetëvendosjes në Gjilan. “Nga kjo trupë profesionale që po rritet nga dita në ditë ka dalur programi jonë për qeverisje, ata ndihmuan në përmbushjen e tij e do të nisim hartimin e programit për mandatin tonë të dytë”, ka thënë Hyseni.
Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) dhe Komuna e Vitisë, ditë më parë kanë nënshkruar një marrëveshje për realizimin e projekteve të efiçiencës së energjisë në disa objekte publike të kësaj komune. Ky hap i rëndësishëm i hap rrugën për inicimin e projekteve konkrete, ku tashmë kanë filluar procedurat e prokurimit për zbatimin e masave të efiçiencës energjetik. Në kuadër të këtij projekti, do të përfitojnë disa objekte publike, përfshirë: Qendrën për Punë Sociale, Shkollat “28 Nëntori”, “Nijazi Rexhepi”, “Mirali Sejdiu” në Germovë, si dhe “Dëshmorët e Lubishtës” në Lubishtë. Në këto objekte do të realizohen masa për…
Në Kamenicë, koordinatorja e NJKDNJ-së Nazmije Demolli-Kastrati në bashkëpunim me Koordinatorin e Projektit nga OJQ “Syri i Vizionit” Naser Lajqi, Shefin e DADNJ pranë MAPL-së Ejup Kamberaj, Zyrtaren e Lartë në DADNJ pranë MAPL-së Luljeta Ibishi Ferizi, si dhe Qendresa Ibra Zariqi – Zyrtare e Lartë për të Drejtat e Fëmijëve pranë Zyrës për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit, kanë mbajtur takimin e parë për hartimin e Planit të Veprimit të Ekipit për të Drejtat e Fëmijës. Ky aktivitet kishte për qëllim mbështetjen e ekipit për përpilimin e një plani gjithëpërfshirës dhe funksional, që adreson nevojat dhe të drejtat…
Bashkësia Islame në Kamenicë pjesë e fushatës ’16 Ditë të Aktivizmit Kundër Dhunës në Bazë Gjinore”
Në kuadër të fushatës ‘16 Ditë të Aktivizmit Kundër Dhunës në Bazë Gjinore’, Bashkësia Islame mblodhi Institucione të ndryshme për të diskutuar kundër dhunës ndaj gruas. Departamenti i Gruas pranë Bashkësisë Islame në Kamenicë organizoi një tryezë për rritjen e ndërgjegjësimit mbi parandalimin e dhunës dhe promovimin e të drejtave të grave. Aktiviteti, i mbajtur në objektin e Bashkësisë Islame, mblodhi panelistë nga fusha të ndryshme si: Dr. Florentina Termkolli-Teologe, Gyltene Dërguti – Psikologe Klinike, Valbonë Dërmaku – Zyrtare për të Drejtat e Njeriut pranë OSBE-së, Nazmije Demolli Kastrati – Koordinatore e Njësisë Komunale për të Drejtat e Njeriut Kamenicë.…
Konsultim publik: Rregullorja për Transparencë të Komunës së Gjilanit dhe Plani i Veprimit për Transparencë 2025-2028
Njoftim për konsultim publik Për: Rregullorja për Transparencë të Komunës së Gjilanit dhe Plani i Veprimit për Transparencë 2025-2028 Datë: 10.12.2024 Vendi: Salla e Kuvendit Komunal në Gjilan Ora: 10:00 Të nderuar qytetarë të Gjilanit, Ftoheni të merrni pjesë në dëgjimin publik për Rregulloren për Transparencë të Komunës së Gjilanit dhe Planin e Veprimit për Transparencë 2025/2028. Kjo Rregullore përcakton rregullat që sigurojnë transparencë në punën e organeve komunale, kryetarit të komunës, drejtorive, Kuvendit, trupave të Kuvendit, si dhe mekanizmave të tjerë ligjorë. Po ashtu, ajo përcakton rregullat, parimet dhe format e përfshirjes së qytetarëve, shoqërisë civile dhe grupeve…
Nga: Faik Konica Skllavëria, si çdo pësim tjatër, pasi rëndon ca kohë në kurriz, bëhet më në funt një zakon i pëlqyer dhe ata që e mbajnë mi xverk e durojnë me gëzim. Veçan atyreve që lindin skllav, u është skllavëria si një natyr’ e dytë; dhe ata jo vetëm s’marin vesh ç’do me thënë liri, po ndiejnë një farë urrejtje për mprojtësit e lirisë dhe ushqejnë respektin më të thellë për tiranët eksperte të shkopit dhe të zinxhirit. Po ashtu nga Faik Konica: – Të huajtë, ç’kuitojnë për shqipëtarët – E pyetën shqiptarin nëse do të shkojë në Ferr, dhe…

