- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë thellojnë bashkëpunimin akademik dhe shkencor
- Prokuroria në Gjilan ngre dy aktakuza për “Ndërtim pa leje” dhe “Vjedhje”
- Moti sot kryesisht i ngrohtë dhe me diell
- Vetëm brenda një dite 58 aksidente dhe 2 mijë e 235 tiketa trafiku në Kosovë
- Reagon Dega e LDK-së në Gjilan ndaj procesit të rekrutimit të mësimdhënësve
- Gjilanit i ndahen mbi 2 milionë euro për banim social, do të realizohen 33 njësi banimi
- Kosova përballë përgjegjësisë së shtetformimit
Author: admin
Deputeti shqiptar Shaip Kamberi ka akuzuar Beogradin zyrtar për shkelje të vazhdueshme të të drejtave në Luginë të Preshevës, duke injoruar edhe rekomandimet e Bashkimit Evropian në përmbushjen e objektivave të “Planit aksional për integrimin e shqiptarëve”. Ai ka përkujtuar se Serbia po e pengon realizimin e këtij plani, gjë e cila është përmendur edhe në raportin e Progresit të Komisionit Evropian për 2024. Në raportin e Progresit për Serbinë, në kapitullin për të drejtat e pakicave, KE, përveç çështjes së pasivizimit, gjuhës së urrejtjes, theks të veçantë vë edhe në pozitën e nën-përfaqësimit të shqiptarëve në administratën publike…
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se në Cyrih të Zvicrës është takuar me përfaqësues të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë, ku kanë folur për sfidat e të mësuarit të gjuhës shqipe për diasporën. Ministrja Gërvalla ka thënë se mësimi i gjuhës shqipe te gjeneratat e reja të mërgatës, përtej përgjegjësisë institucionale, është një detyrim kombëtar që kërkon angazhim të përbashkët dhe bashkëpunim të ngushtë ndërinstitucional. Sipas saj, ky proces është i domosdoshëm për të ruajtur identitetin kombëtar dhe për të siguruar që trashëgimia jonë kulturore dhe gjuhësore të përcillet tek brezat e ardhshëm…
Parandalohet kontrabandimi i mallrave në kufirin Kosovë-Serbi, policia ka konfiskuar cigare në sasi të madhe
Njësitet e Task Forcës – Lindje të Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, kanë ndaluar një rast të kontrabandës me mallra në fshatin Korminjan – Ranilluk, në brezin kufitar me Serbinë. Pas marrjes së informatave zyrtare, më 4 dhjetor, është ndaluar një traktor me rimorkio të improvizuar, i drejtuar nga një shtetas serb. Gjatë kontrollit të rimorkios, autoritetet kanë zbuluar: 250 kg duhan të përpunuar (markat Marlboro, Winston, Camel, Lucky Strike), 250 boksa cigare të markave të ndryshme (Trokadero, King, Korset i kuq dhe i kaltërt). Vlera e mallrave të konfiskuara llogaritet në 8,500 euro, ndërsa…
Vazhdon bashkëpunimi i Kosovës me Turqinë në aspektin e mbrojtjes. Në kuadër të bashkëpunimit me Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë, janë realizuar me sukses trajnimet specialistike në përdorimin e armëve të këmbësorisë “Trajnimi i armës automatike’’ dhe “Trajnimi për snajper”. Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka deklaruar se qëllimi i trajnimeve është ngritja e profesionalizimit të pjesëtarëve dhe ngritja e kapaciteteve të këmbësorisë. “Forcat e Armatosura të Turqisë në kuadër të bashkëpunimit në vazhdimësi kanë dhënë kontributin e tyre në ngritjen profesionale dhe teknike të FSK-së”, ka deklaruar Maqedonci
Drita ka shënuar një fitore duke mposhtur Dukagjinin me rezultat 2-0 në Gjilan. Ndërkohë, ndeshja mes Prishtinës dhe Gjilanit ka përfunduar me një barazim dramatik 2-2. Këto kanë qenë ndeshjet e së shtunës në Superligën e Kosovës në futboll. Në Gjilan, Krasniqi në minutën e njëzet e nëntë dhe Selmani në minutën e tetëdhjetë e nëntë kanë qenë autorët e golave që i kanë siguruar tri pikët skuadrës gjilanase, e cila vazhdon të kryesojë tabelën. Në ndeshjen tjetër, Prishtina ka pranuar gol e para, kur Jarovic në minutën e njëzet e tetë ka kaluar në epërsi Gjilanin, por skuadra kryeqytetase nuk është pajtuar dhe ka reaguar. Kryeziu…
Kryetari i Komunēs sē Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport Kushtrim Zeqirin dhe me ish-shefin për Informim të Zonës Operative të Karadakut të UÇK-së Ismet Sylejmanin, kanë vizituar familjen e Stane Gashit në fshatin Brus. Ata janë pritur nga nëna e UÇK-së Stane Gashi, me djemtë e saj ushtarë të UÇK-së: Filipin, Fatmirin e Viktorin dhe vajzat e saj ndihmëst e saj që e ndihmonin të ushqente me bukë ushtarët e UÇK-së: File dhe Vera. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se: lufta për liri gjithmonë ka qenë e lidhur me sakrifica të…
Shërbim i ri në Administratë, e-kiosqet rikthehen në funksion me shërbime të reja të integruara
“E-kiosqet që dikur komunës i kushtuan shuma të majme dhe për pak kohë në përdorim përfunduan në deponi, tani po rikthehen në funksion me shërbime të reja të integruara”, ka thënë Arbenita Sopi Haziri, drejtoreshë e Administratës së Përgjithshme në Komunën e Gjilanit. Sipas saj, pa kosto për komunën, pa ngarkesë për taksapaguesit, pa pagesë për qytetarët, shërbimi avancon në Administratën e Përgjithshme në Gjilan. “Të gjitha shërbimet e platformës E-Kosova tani mund t’i merrni në E-kioskun pranë objektit të Administratës. Falënderoj stafin nga zyra e IT-së që me përkushtim u angazhuan në rikthimin e E-kioskut në funksion, nga një…
Është përuruar rruga nga dalja e qytetit në Gjilan deri te Bunari i Përlepnicës. Në përurim ishin edhe ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu, bashkë me kryetarin e Gjilanit Alban Hyseni, zv ministrin Hysen Durmishi, nënkryetaren Leonora Morina Bunjaku, deputetë nga Kuvendi i Kosovës dhe këshilltarë e zyrtarë komunalë. Ministri i Infrastrukturës, tha se në kuadër të projektit të zgjerimit të daljes nga qyteti i Gjilanit. Kjo rrugë është e një rëndësie të veçantë për qytetarët e Komunës së Gjilanit dhe jo vetëm. Liburn Aliu, tregoi se projekti në vlerë prej 3 milionë eurosh përveç rrugës me gjatësi 2900m me katër…
Komuna e Gjilanit, mban mbledhje komemorative për të nderuar jetën dhe veprën e veteranit të arsimit Isa Mullaidrizi
Është mbajtur mbledhje komemorative nën patronatin e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, për të nderuar jetën dhe veprën e Isa Mulla Idrizit, djalit të Mulla Idriz Gjilanit. Ai ishte veteran i arsimit, mësimdhënës i përkushtuar dhe autorë i gjashtë teksteve mësimore nga lënda e teknologjisë. Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, tha se: sot jemi mbledhur këtu në këtë mbledhje komemorative për të nderuar jetën dhe veprën e një njeriu të urtë, me zemër të madhe dhe një trashëgimi të pasur shpirtërore, Isa Mulla Idrizin, djalin e të madhit Mulla Idriz Gjilani. Ajo shtoi se Isa…
Në Universitetin e Nju Jorkut, kohë më parë, para publikut amerikan është prezantuar botimi në gjuhën angleze i librit “Dimri i gjatë i vitit i 1945” me autorë, sociologen italiane Anna Di Lellio dhe artistin nga Kosova, Dardan Luta. Libri në anglisht, i pasuruar edhe me më shumë hollësi, hedh dritë mbi një ngjarje të rëndë në fund të Luftës së Dytë Botërore, e njohur si Masakra e Tivarit, ku forcat serbe vranë qindra shqiptarë të paarmatosur të Kosovës. Përmes historisë së dhjetë burrave nga një fshat i Drenicës, të cilët arritën të mbijetojnë masakrën e Tivarit, botimi në…

