- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë thellojnë bashkëpunimin akademik dhe shkencor
- Prokuroria në Gjilan ngre dy aktakuza për “Ndërtim pa leje” dhe “Vjedhje”
- Moti sot kryesisht i ngrohtë dhe me diell
- Vetëm brenda një dite 58 aksidente dhe 2 mijë e 235 tiketa trafiku në Kosovë
- Reagon Dega e LDK-së në Gjilan ndaj procesit të rekrutimit të mësimdhënësve
- Gjilanit i ndahen mbi 2 milionë euro për banim social, do të realizohen 33 njësi banimi
- Kosova përballë përgjegjësisë së shtetformimit
Author: admin
Në emisionin EURO n’T7 është disktuar për rritjen e kostos së jetesës në Kosovë në katër vitet e fundit dhe përballjen e qytetarëve me këto çmime. Engelbert Zefaj profesor dhe njohës i ekonomisë thotë se vetëm kush nuk dëshiron ta pranojë, përndryshe në Kosovë kemi rritje enorme të çmimeve të produkteve bazë. “Niveli i rritjes së çmimeve është i paparballlueshëm tashmë për qytetarët tanë, një shembull konkret gjërat që i kemi ble para katër viteve me 100 euro sot kushtojnë më së paku 130 euro, pra jemi së paku 30 euro minus për shportën e konsumatorit.Kjo rritje e çmimeve…
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka uruar të gjithë studentët të cilët kanë përfituar bursë komunale. Kryetari Rahimaj në takimin që pati me këta student tha se këta të rinjë me potencial të jashtëzakonshëm për fushën e shkencës, kulturës, gjuhës e artit janë edhe gjallëri e qytetit tonë. I pari i komunës theksoi se këta 145 studentë kanë përfituar bursë komunale në vlerë prej 46,600 euro, të cilat janë ndarë për 90 vajza e 55 djem. “Dita e shtunë na gjeti me të ri e të reja nga Kamenica, të dalluar në fushat e tyre të studimit,…
Komuna e Gjilanit së bashku me Asamblenë Komunale të Fëmijëve, kanë vazhduar me shpërndarjen e dhuratave në prag të festave të fundvitit, ku deri tash kanë pranuar dhurata mbi 200 fëmijë. Udhëheqësi i sektorit për të drejtat e njeriut në Komunën e Gjilanit, Ardian Foniqi, tha se së bashku me Asamblenë Komunale të Fëmijëve, kanë realizuar me sukses një tjetër aktivitet humanitar, duke shpërndarë mbi dhurata për fëmijët me Sindromën Down. “Këta fëmijë të mrekullueshëm janë frymëzim për të gjithë ne dhe ishte kënaqësi e veçantë të ndanim gëzimin e festave me ta”, tha Foniqi. Udhëheqësi i sektorit për të…
Nesër në ndeshjen e javës së 17-të, të Albi mall Superligë ne Kosovës në futboll, klubi FC Drita do të zhvillojë derbin lokal kundër SC Gjilanit, me fillim nga ora 13:00. Si para çdo takimi, kryetrajneri i Dritës, Zekirija Ramadani u deklarua për ndeshjen në konferencën me gazetarë. Fillimisht, trajneri potencoi se derbit janë të vështira e interesante, që mund sjellin befasi. “Nesër na pret derbi i qytetit, që gjithmonë kanë qenë, janë dhe do të jenë të vështira, interesante pa marrë parasysh formën e njërës apo tjetrës skuadër apo pozitës tabelare atëherë rivaliteti bien në ujë. Jemi në…
Ndihmëstrajneri Bajrami: Do të performojmë pozitivisht për ta marrë më të mirën nga kjo ndeshje
Ndihmëstrajneri i SC Gjilanit, Muharrem Bajrami është shfaqur në konferencën për media para gazetarëve në prag të duelit kampional ndaj rivalit lokal FC Drita. Bajrami ka folur në lidhje me përgatitjet të cilat i ka zhvilluar ekipi për këtë ndeshje, ndërkohë që mbetet i bindur për performancën të cilën pritet ta ketë grupi për këtë ballafaqim. “Është kënaqësia ime të jem pjesë e këtij derbi, pjesë e ndeshjes më të përfolur në gjithë trevat shqiptare, pasi që e kam ndjekur edhe më parë këtë përballje dhe e di se sa i rëndësishëm është, sidomos edhe për tifozët. Jemi të…
Kryetari i Degës së LDK-së, në Viti, Sokol Haliti ka takuar sot studentët e Komuës së Vitisë të regjistruar në universitete dhe institucione të ndryshme të arsimit të lartë, të profileve të ndryshme. Prej tyre, kishte student nga fusha e shkencave natyrore, si në inxhinjeri dhe teknologji, degë të shkencasve shoqërore,si: histori, sociologji dhe psikologji. Por edhe student nga degë më praktike: ekonomia, menaxhimi dhe shëndetësia. Ndërkaq, një aspekt i rëndësishëm që u diskutua gjatë këtij takimi ishte nevoja për mbështetje më të madhe ndaj studentëve nga komuna e Vitisë, duke u siguruar që ata të kenë mundësi të…
Lutfi Haziri, Kryetar i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës Dega në Gjilan, e njëherësh edhe nënkryetar në nivel qendror në konferencën e sotme për media tha se “përkundër që Vetëvendosje e solli Gjilanin në një gropë të zezë financiare, LDK rikonfirmoi konstruktivitetin e madh duke mbështetur maksimalisht shoqatat që trajtojnë personat me aftësi të kufizuar”. Sipas tij, u tha se konstruktiviteti i madh i LDK-së në Kuvendin Komunal, bëri që të mbështeten shoqatat që trajtojnë persona me aftësi të kufizuar. Tutje ai tha se përkundër që VV e solli Gjilanin në një gropë të zezë financiare, duke mos…
Nga aktivitetet javore të trafikut rrugor Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 06.12.2024 – 12.12.2024 në vazhdën e implementimit të planeve operative kanë shqiptuar njëmijë e njëqind e tetëdhjetë e dy (1182) gjoba. Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në: Hetim i pesëmbëdhjetë (15) aksidenteve të trafikut me dëme materiale, Hetim i dhjetë (10) aksidenteve të trafikut me të lënduar, Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për trembëdhjetë (13) ngasës. Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e…
Në seancën urgjente të ftuar nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, këshilltarët e kuvendit, miratuan vetëm një pjesë të bartjes së mjeteve, ndërsa pjesa e mbetur dhe buxheti për vitin 2025 janë shtyrë për një seancë tjetër. Kryetari Alban Hyseni, tregon lidhur me vendimet e miratuara nga asamblistët. I pari i Gjilanit, tha se në seancën urgjente të Kuvendit të Komunës, është votuar ndarazi një pjesë e bartjes së mjeteve në shumën 1.5 milionë euro, derisa pjesa tjetër e mbetur prej 941 mijë euro dhe buxheti për vitin 2025 janë shtyrë për një seancë tjetër. Kryetari, tregon edhe…
Nënkryetarja e Gjilanit dhe drejtoresha e Buxhetit e Financave morën pjesë në punëtorinë e organizuar nga USAID
Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, bashkë me drejtoreshën për Buxhet e Financa e Herolinda Murati Leka morën pjesë në punëtorinë e organizuar nga USAID Aktiviteti Kontrata Sociale dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës. Gjatë kësaj punëtorie, u prezantuan praktikat e buxhetimit me pjesëmarrje, aspektet ligjore dhe rregullative që lidhen me këtë lloj buxhetimi, si dhe prezantimi i draft manualit dhe modelit të Regullores për Buxhetimin me Pjesëmarrje. Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin përfaqësues të AKK-ja dhe përfaqësues nga USAID-i, të cilët kontribuan në këtë proces me eksperiencën dhe njohuritë e tyre mbi praktikat më të mira…

