Author: admin

Kuvendi i Komunës së Gjilanit, nën udhëheqjen e Kushtrim Kadriut, kryesues, në seancën e sotme solemne, e ka shpallur “Qytetar Nderi” ish-ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Qemal Mixhozi, në shenjë nderimi për bashkëpunimin shumëvjeçarë. Avdyl Aliu, shef i grupit të këshilltarëve të LDK-së, tha se ka propozuar në emër të grupit politik që t’i jepet ky çmim ambasadorit Minxhozi, për kontributin e shquar për forcimin e lidhjeve mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, veçanërisht me Komunën e Gjilanit. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se ky titull për ambasadorin Minxhozi është shprehje e respektit më…

Read More

Kuvendi i Komunës së Gjilanit, nën udhëheqjen e Kushtrim Kadriut, kryesues, në seancën urgjente të ftuar nga kryetari i Komunës, Alban Hyseni, ka miratuar ndarazi një pjesë të bartjes së mjeteve në shumën prej mbi 1.5 milionë euro, ndërkaq pjesa tjetër e mbetur prej 941 mijë euro dhe buxheti për vitin 2025 janë shtyrë për një seancë tjetër urgjente. Pas një debati polarizues pozitë-opozitë, kryetari i Komunës, Alban Hyseni, ka pranuar propozimin e shefave të grupeve të opozitës, Avdyl Aliu (LDK), Bujar Nevzati (PDK) dhe Nazim Gagica (AAK) që bartja e mjeteve prej 2.5 milionë euro të mos hidhet në…

Read More

Vazhdojnë punimet në njërin ndër projektet më të mëdha të Komunës së Gjilanit, në rrugën “Hamdi Kurteshi Punimet në njërin ndër projektet më të mëdha të Komunës së Gjilanit atë për zgjerimin e rrugës “Hamdi Kurteshi” në qytetin e Gjilanit po vazhdojnë. Mbulimi i shtratit të lumit  rreth 1 kilometër, kap shifrën prej 2.4 milionë eurove. Kjo rrugë do të jetë me katër korsi, trotuar në dy anët, shteg për biçikleta dhe shirit për këmbësorë. Si shkak i punimeve një pjesë e rrugës, është bllokuar për qarkullim dhe se e cila pritet të hapet së shpejti. E për të mos…

Read More

Pasi që në kompleksin e shkollave të mesme në Viti, janë duke u zhvilluar punimet, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe drejtoresha e arsimit, Arta Ajeti kanë parë nga afër disa nga këto punime. Bëhet me dije se në këtë kompleks është duke u bërë rivitalizimin i tërësishëm i Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës “ në Viti, është duke u ndërtuar palestra sportive e kësaj shkolle si dhe është duke u bërë rivitalizimi i tërësishëm i objektit të vjetër të IAAP “Jonuz Zejnullahu” është duke u rregulluar edhe hapësira e jashtme si dhe punime të tjera. Me këtë…

Read More

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka nënshkruar marrëveshje me Kryeshefin e KRU Hidromorava, Ymer Salihu. Kjo marrëveshje përfshinë menaxhimin e rrjeteve të ujësjellësit në gjashtë lokalitete si Roganë, Hodonoc, Muçiverc, Shipashnicë, Novosellë dhe Dajkoc, lokalitete këto me 1710 familje. Kryetari Rahimaj thekësoi se me nënshkrimin e kësaj marrëveshje po rritet kapaciteti i ujit në 100 për qind në krahasim me periudhën sa ka qenë. “Deri më tani është bërë një punë maratonë me një përkrahje tejet të madhe duke i bashkuar forcat me KRU Hidromorava dhe me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Ministres Artane Rizvanolli dhe zv.Ministrit Getoar…

Read More

”Po vazhdon përmirësimi i procesit të ofrimit të shërbimeve kadastrale në Komunën e Gjilanit. Vetëm në këtë vit janë trajtuar mbi 380 për qind lëndë të legalizimeve më shumë sesa në vitin 2021”, thotë drejtori për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, Bekim Salihu,  për të shtuar se rritja e angazhimit dhe nivelit të përgjegjësisë ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e rezultateve. Sipas tij, duke e krahasuar pushtetin e kaluar dhe të tanishëm, në bazë të raporteve paraprake sa i përket numrit të lëndëve të legalizimit të trajtuara, apo objekteve të regjistruara në kadastër, të cilat janë të paraqitura edhe në…

Read More

Komuna e Vitisë, është nderuar me mirënjohje snga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) në bashkëpunim me Projektin për Decentralizim dhe Përkrahje të Komunave (DEMOS), i cili bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian, Zvicra dhe Suedia, e që zbatohet nga Helvetas Swiss Intercooperation në ceremoninë “Auditimi Social – Qytetarët që bëjnë ndryshimin”. “Kjo mirënjohje vjen falë bashkëpunimit në implementimin e Auditimit Social, si mjet për sigurimin e përfshirjes së qytetarëve në vendimmarrje, si dhe përkushtimit të treguar drejt rritjes së transparencës dhe llogaridhënjes komunale në zbatimin e investimeve publike”, thuhet në njoftimin e komunës./GJILANI INFO/

Read More

Kryetari i LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri  ka kritikuar kryetarin e Komunës Alban Hysenit pas një konference në të cilën i bëri thirrje opozitës për të votuar bartjen e mjeteve dhe buxhetin për 202. Sipas Hazirit, ” Për Hysenin e VV-së: ‘Presionet’ kundër opozitës nuk t’i mbulojnë dështimet monumentale dhe skandalet në punësime. “Për të satën herë me radhë, në stilin e shefave të tij, zëvendësministrave të cilët në formë ‘bedelësh’ ia udhëheqin nga distanca prej 47 kilometrash Komunën e Gjilanit, Hyseni i VV-së paska tentuar në mënyrë të mjerë ta keqinterpretojë realitetin sa i përket buxhetit për vitin…

Read More

Nga muaji tetor është bllokuar buxheti dhe nuk po miratohet nga ana e këshilltarëve komunalë që e kanë shumicën në Kuvendin Komunal. Tashmë është afati i fundit për miratim dhe në rast të mos kalimit këto mjete kthehen në buxhetin e shtetit. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se 40 millionë euro është buxheti për vitin 2025, ndërsa 2.5 milionë euro janë bartje nga 2023 në 2024. “Ky është bilanci që po humbin qytetarët tanë nga barrikadimi opozitar për të dëmtuar qeverisjen në kurriz të qytetarëve”, tha Alban Hyseni. I pari i Komunës së Gjilanit i bënë thirrje…

Read More

Komuna e Kamenicës në kuadër të programit ‘EU-CSP’ mes Bashkimit Evropian dhe IOM, që ka për qëllim stabilizimin e komuniteteve ka pranuar donacion një traktor. Ky donacion i është dhuruar Drejtorit të DSHPAIE, Zotrim Kastrati, në prani të Kryetarit Kadri Rahimaj dhe Përgjegjësit të ZLK-së, Dejan Blagojevic. Kryetari Rahimaj ka thënë se të gjithë qytetarët e Kamenicës janë të barabartë dhe se këtë e kanë dëshmuar edhe projektet për komunitetet ku komuna është bashkëfinancuese sikurse edhe në këtë projekt./GJILANI INFO/

Read More