Author: admin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar sot në Bruksel me ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Tom Goffus. Osmani, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në këtë takim është diskutuar mbi angazhimet e përbashkëta për paqe e siguri në Kosovë. “Sot në NATO, në diskutime me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Tom Goffus, për punën dhe angazhimet tona të përbashkëta për paqe e siguri në Kosovë”, ka shkruar Osmani. Takimi me zyrtarët e lartë të NATO-s vjen pak ditë pas sulmit terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit në veri, për të cilin Kosova akuzoi Serbinë. Presidentja…

Read More

Me ushqime tradicionale është mbajtur “Darka e Lamës”, si një festë tradicionale e organizuar nga Komuna e Gjilanit, përkatësisht drejtoria e Bujqësisë. Ky manifestim u realizua me qëllim të promovimit të prodhimeve bujqësore, të cilat ofrohen nga fermerët, kompanitë dhe prodhuesit e Komunës së Gjilanit. Kryetari i komunës, Alban Hyseni, falënderoi fermerët e komunës, të cilët janë krye tema e kësaj feste të veçantë. “Nga 390 mijë euro që ishte buxheti, kemi rritur atë në 1.5 milionë euro. Kjo besoj se është treguesi më i mirë për vëmendjen dhe kujdesin që Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria e Bujqësisë, ka…

Read More

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit B.H., për shkak të veprës penale ‘’Vrasja në tentativë’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Sipas aktakuzës, i pandehuri B.H., me datën 23 tetor 2024, në komunën e Vitisë, ka tentuar ta privoj nga jeta të dëmtuarin R.E., në atë mënyrë që për shkak të mosmarrëveshjeve verbale që kanë pasur mes vete, i pandehuri me mjet të përshtatshëm, me thikë e ka goditur të dëmtuarin në anën e majtë të kraharorit, duke i shkaktuar  lëndime të rënda trupore. I pandehuri i lartshënuar, me…

Read More

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës në bashkëpunim me Njësinë Komunale për të Drejtat e Njeriut në kuadër të fushates ‘16 Ditë Aktivizëm Kundër Dhunës me Bazë Gjinore’, kanë mbajtur takim me temen “Ndërtimi i një qasjeje të ndjeshme gjinore në identifikimin, referimin dhe trajtimin e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë”. Në këtë takim të pranishëm ishin Drejtoresha Ekzekutive e QKRMT-së, Dr.Feride Rushiti, Koordinatorja e NJKDNJ-së, Nazmije Demolli-Kastrati, Menaxherja e Projektit Florida Gashi, Nebahate Zeka Psikologe në këtë qendër, Drejtoresha të Drejtorive Komunale, përfaqësues të Qendrës për Punë Sociale në Kamenicë, zyrtarë komunal,…

Read More

“Me pikëllim pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të Isa Mullaidrizit, djalit të Mulla Idriz Gjilanit, thuhet në telegramin ngushëllues të PDK-së në Gjilan. Isën do ta kujtojmë përherë si njeri të urtë, punëtor, bujar e mësimdhënës të përkushtuar”,  thuhet në tekstin e telegramit ngushellues. PDK Dega në Gjilan shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqëve, kolegëve e gjithë atyre që kanë pas fatin ta njohin të ndjerin. “U prehsh në paqe Isë, në tokën e lirë të atdheut tonë, për të cilën familja juaj dha shumë, në krye me komandantin Mulla Idriz Gjilani”, thuhet në përmbyllje të telegramit./GJILANI…

Read More

Për 24 orë, në gjithë teritorin e Kosoves, kanë ndodhur 55 aksidente trafiku si dhe janë shqiptuar 1 mijë e 666 tiketa trafiku për ngasësit e automjeteve që kanë shkelur ligjin dhe rregullat në trafik. Sipas policisë, prej 55 aksidenteve në trafik, njëri prej tyre ishte me fatalitet, 20 syresh me lëndime trupore dhe 34 tjerat me dëme material./GJILANI INFO/

Read More

Po vazhdojnë punimet për ndërtimin e qendrës kulturore në lagjen Dardania në Gjilan. Për të parë nga afër ecurinë e punimeve kanë dalë kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, bashkë me drejtorin për Kulturë Rini e Sport Kushtrim Zeqirin, drejtorin e Teatrit të qytetit Erson Zymberin dhe artistë. Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, tha se kanë vizituar punimet në qendrën e re gjigante kulturore për Gjilanin, qytetin e kulturës. “Me një hapësirë shumë të madhe, në një super lokacion, po krijojmë për qytetarët e Gjilanit, por edhe të gjithë Kosovën, sallë alternative për teatrin, kinemanë dhe galerinë…

Read More

”Unë, bashkë me Lirije Kajtazin, Valentina Bunjaku Rexhepin, Avdyl Aliun, Bardhyl Sylën dhe Dr. Besim Gudën, zotohemi se do t’i përfaqësojmë denjësisht interesat e Gjilanit dhe Anamoravës në Kuvendin e Republikës”, ka thënë Lutfi Haziri, kryetar i LDK-së së Gjilanit dhe nënkryetar në nivel qendror. Ai shtoi se më 9 shkurt do të ndodhë rikthimi i madh i LDK-së në Gjilan, Anamoravë dhe në mbarë Kosovën. ”Më 9 shkurt, ne votojmë edhe për Komunën e edhe për Kuvendin e Republikës. Faleminderit për mbështetjen liderit tonë dhe mikut tim, Prof. Dr. Lumir Abdixhiku dhe të gjithë qytetarëve ndaj Rrugës së…

Read More

“E nderuar që me 3 Dhjetor – Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar, të nderohem me mirënjohje nga Handikos në Gjilan, në krye me z. Fatmir Shurdhani, për mbështetjen e dhënë në Kuvendin Komunal për këtë komunitet kaq të dashur”, ka thënë Gresa Avdiu, anëtare e Kuvendit Komunal të Gjilanit nga radhët e Lëvizjes Demokratike të Kosovës (LDK). Ajo shtoi se nderi që iu bë e emocionoi, por mbi të gjitha e ngarkoi me përgjegjësi edhe më të madhe, për t’i qëndruar afër me çdo mundësi që ka, ndaj kategorisë më të dashur që e kemi si shoqëri.…

Read More