Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për vepra të ndryshme penale.
Sipas njoftimit të prokurorisë, katër (4) aktakuza janë ngritur për veprën penale “Dhuna në familje”, dy (2) për veprën penale “Sulmi”, ndërsa nga një (1) aktakuzë është ngritur për veprat penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”, “Ndërtimi pa leje”, “Vjedhja”, “Mashtrimi” dhe “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se do të vazhdojë trajtimin e rasteve penale në përputhje me kompetencat dhe detyrimet ligjore./Gjilani INFO/


