Sipas statistikave të përgjithshme të policisë për 24 orët e fundit: Nuk është raportuar asnjë aksident trafiku me fatalitet.
Janë regjistruar 37 aksidente trafiku me të lënduar dhe 33 aksidente trafiku me dëme materiale.
Policia ka shqiptuar 2182 tiketa trafiku si dhe ka arrestuar 11 persona, kurse
6 persona janë dërguar në mbajtje.
Pastaj nuk është raportuar asnjë person në ndalim policor dhe 1 person është dërguar në vuajtje të dënimit.
Autoritetet vazhdojnë të apelojnë për kujdes të shtuar në trafik dhe respektim të rregullave të komunikacionit, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë rrugore./Gjilani INFO/


