Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar të martën në Gjilan. Sipas njoftimit të Policisë, ankuesi ka bërë të ditur se në një objekt ka ndodhur një vjedhje, ku janë marrë sende me vlerë të konsiderueshme.
Menjëherë pas raportimit, janë njoftuar njësitë përkatëse policore, të cilat kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.
Autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e personave të përfshirë, ndërsa hetimet janë në vazhdim./Gjilani INFO/


