- Reagon Dega e LDK-së në Gjilan ndaj procesit të rekrutimit të mësimdhënësve
- Gjilanit i ndahen mbi 2 milionë euro për banim social, do të realizohen 33 njësi banimi
- Kosova përballë përgjegjësisë së shtetformimit
- Konstituohet Këshilli Drejtues në UP “Kadri Zeka” si dhe zgjedhet ushtruesi i detyrës së Prorektorit për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë
- Më dhuro një lule…
- QKMF Gjilan ka vazhduar angazhimet për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve
- Kryetari Haliti ka pritur në takim studentë nga Universiteti Justus Liebig-Gissen
- Aktiviteti në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit gjatë vikendit të fundit
Author: admin
Bie perdja! Mbyllet festivali i dramës “Talia e Flakës 2025”, “verdikti” i jurisë shpallet më 31 janar në Gala Mbrëmje
Në Gjilan është mbyllur festivali i dramës “Talia e Flakës 2025”, i cili ka zgjatur shtatë ditë rresht, nga 22 deri më 28 janar 2025. Në mbrëmjen e fundit është dhënë shfaqja “Jam unë ajo” nga produksioni “Bon”, që mban firmën autoriale të dy dramaturgeve, Vamira Thaqi e Dituri Neziraj. Ndonëse e paraparë për një numër të caktuar të publikut për shkak të hapësirës së kufizuar në skenën e vogël, interesimi ka qenë mjaft i madh. Kjo mbase ka ardhur si rrjedhojë nga vet paralajmërimi se shfaqja është e predestinuar për audiencën +18, ndaj pikërisht kjo duket të ketë “ngacmuar’…
Ushtarët kroatë nga Komanda Rajonale Perëndim (RC-W) e misionit të udhëhequr nga NATO KFOR, kanë zhvilluar një ushtrim qitjeje me armët e tyre individuale. Këto aktivitete stërvitore u mundësojnë ushtarëve të përmirësojnë teknikat e tyre të shënjestrimit dhe përdorimit të armëve, thuhet në njoftimin e KFOR-it. KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij – të bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe në lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. “KFOR…
Policia e Kosovës më 24 janar 2025 ndaloi një automjet në Prishtinë, ku gjeti dokumente të zbrazëta të shteteve të ndryshme të botës. Shoferi me inicialet (F.K.) u arrestua dhe i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Pas hetimeve intenzive, u zbulua një shtëpi në Prishtinë që shërbente si laborator i sofistikuar për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara, si pasaporta, karta identiteti dhe patentë shoferë. Në bastisje u sekuestruan dëshmi relevante, makina laserike, printerë, mbi 20,000 mikroçipa dhe mijëra dokumente nga 51 shtete të ndryshme të botës. Ky rast po hetohet si “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Krim…
Lutfi Haziri: EUROMODEL-i, model i fabrikës për përpunimin e drurit në Kosovë, e suksesshme me eksport edhe në shtetet e BE-së. Mbështetja për zhvillimin e biznesit është mundësi e madhe për të rritur punësimet. Atyre shteti duhet t’u krijojë mundësi, lehtësira ligjore e siguri për funksionim të suksesshëm. Bashkë me kolegët nga Gjilani, kandidatë për deputetë, u zotuam për përkrahjen maksimale të shtetit për këtë fabrikë e për bizneset gjilanase, në kuadër të qeverisjes së LDK-së, me Lumir Abdixhikun, kryeministrin në ardhje. Nuk mund të tolerohen politikat e këqija të cilat u kanë krijuar vështirësi bizneseve gjilanase e kosovare. Ndryshimi…
Nga sot e deri më 8 shkurt, vullnetarët dhe kandidatët tanë për deputetë janë në shesh, cep më cep për 500 mijë zemra që rrahin si një
Vetëvendosje: Nga sot e deri më 8 shkurt, vullnetarët dhe kandidatët tanë për deputetë janë në shesh, cep më cep për 500 mijë zemra që rrahin si një. #118
Lutfi Haziri: Zgjerimi i biznesit në ditët e para të lirisë, përmes Gjilanit, na ka bërë nder. Suksesi i familjes së Fejzulla Mustafës me brendin RC COLA , bashkë me brendet tjera që i menaxhojnë, është shembulli më i mirë. Tregimi i RC COLA, është njëri prej tregimeve të mëdha të suksesit si brendi “Made in Kosova”, i cili, përpos tregut vendor, e ka pushtuar edhe tregun europian. Bashkë me kolegët e mi, kandidatë për deputetë nga Gjilani, zotohemi për përkrahje maksimale të shtetit, në kuadër të qeverisjes së LDK-së, me Lumir Abdixhikun, kryeministrin në ardhje. Ndryshimi i madh…
Fakulteti Juridik i UKZ-së ka organizuar takim solemn me rastin e pensionimit të Prof. Asoc. Dr. Fejzullah Hasani
Në Fakultetin Juridik të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, u mbajt një takim solemn për të nderuar dhe vlerësuar kontributin e Prof. Asoc. Dr. Fejzullah Hasani, i cili, pas një karriere të shquar në Fakultetin Juridik të UKZ-së dhe në fushën e drejtësisë, ka arritur në moshën e pensionimit. Në fjalën e tij Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka”, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, theksoi se Profesor Hasani ka qenë një figurë e pazëvendësueshme për universitetin dhe për zhvillimin e arsimit të lartë në Kosovë. Ai tha se kjo ngjarje shënon një moment të veçantë për të gjithë…
Gabriel García Márquez, intervistë për Paris Review (dimër, 1981) Intervistoi: Peter Stone Përktheu nga anglishtja: Granit Zela Si ndiheni që po përdorim magnetofon për intervistën? Problemi është se në çastin që e di se intervista është duke u regjistruar, sjellja jote ndryshon. Në rastin tim vihem menjëherë në pozitë mbrojtëse. Si gazetar mendoj se ende nuk kemi mësuar si ta përdorim magnetofonin për të bërë një intervistë. Mendoj se mënyra më e mirë është të bësh një bisedë të gjatë pa mbajtur asnjë shënim. Më pas, gazetari duhet ta kujtojë bisedën dhe ta shkruajë si një përshtypje të asaj që…
Beqir Musliu Zemra kemi mundur t’i nxjerrim në secilin trëndafil Derisa bozhuret të ligjërojnë mbi atë mbretëri Që është rrënuar deri në gurin e fundit të themelit Përse nuk arritën ka krijojnë as pamjen e mykur Këtu asgjë nuk është në atë vend siç ka qenë As beteja që ka vallëzuar me koka dhe shpata Zllapohet tash gjaku e bozhuret hanë vetveten Në mungesë të bukës që e sosi mbretëria e marrë Luftëtarët i varëm për degët e historisë Kemi mundur t’i kërkojmë fëmijët tanë nëpër luftëra Të cilët na i mësuan emrat si të stërgjyshërve Apo i ndrydhën në…
Një libër shumë i rëndësishëm për ekzekutimin e shqiptarëve nga OZNA dhe UDB-ja jugosllave 1944-1990
Prof. Dr. Sabile Keçmezi – Basha, “Ekzekutimi i shqiptarëve nga OZNA dhe UDB-ja jugosllave (1944-1990)”, Instituti i Historisë “Ali Hadri”, Prishtinë, 2024, f. 1179) Prof. Asoc. Dr. Haxhi ADEMI Libri “Ekzekutimi i shqiptarëve nga OZNA dhe UDB-ja jugosllave (1944-1990)” i autores Prof. Dr. Sabile Keçmezi – Basha paraqet një kontribut të jashtëzakonshëm në historiografinë shqiptare dhe në dokumentimin e periudhës më të errët të historisë së Kosovës nën regjimin jugosllav. Botuar nga Instituti i Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë, ky studim përmban një hulumtim të thelluar dhe të pasur në detaje që i ofron lexuesit një panoramë të plotë…

