Author: admin

Në mbledhjen urgjente të Kuvendit Komunal të Gjilanit të thirrur nga kryetari i Komunës së Gjilanit, lidhur me miratimin e buxhetit të vitit 2025, nuk kanë marr pjesë këshilltarët e LDK-së PDK-së e AAK-së. Të pranishëm në seancë ishin 10 këshilltarë, derisa mungonin 25. Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Gjilanit, Kushtrim Kadriu, tha se rregullorja dhe Ligji për Vetëqeverisje Lokale, qartëson se duhet të jenë 50+1 përqind prezent të këshilltarëve në kuvend dhe sot nuk ka kuorum për të vazhduar më tej dhe shpallet e mbyllur seanca dhe doli nga salla. Ndërsa, nënkryetarja e Komunës së Gjilanit Leonora Morina Bunjaku,…

Read More

Dieta luan një rol të madh në shëndetin e zemrës, dhe përzgjedhja e ushqimeve të pasura me fibra, vitamina, dhe yndyrna të shëndetshme mund të ulë ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Për shembull, perimet e gjelbra si spinaqi dhe brokoli përmbajnë shumë vitamina dhe minerale që ndihmojnë në uljen e kolesterolit të dëmshëm dhe në mbrojtjen e enëve të gjakut. Nga ana tjetër, frutat si boronicat dhe portokallet janë të pasura me antioksidantë që ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit, një shkaktar kryesor i problemeve kardiovaskulare. Peshku i pasur me omega-3, si salmoni dhe sardelet, përmirëson qarkullimin dhe zvogëlon rrezikun…

Read More

37-vjeçari, Lionel Messi aktualisht është te klubi i MLS-së, Inter Miami, ku mbërriti në verën e vitit 2023 pas dy sezonesh me PSG-në. Kampion bote me Argjentinën në vitin 2022 dhe tetë herë fitues i Topit të Artë, Lionel Messi ka shkruar historinë te Barcelona, klubi ku luajti për 17 vjet. Yanina Latorre, një gazetare argjentinase dhe mike e familjes së Messit, ka deklaruar publikisht se futbollisti do të dëshironte të rikthehej në Barcelonë. “Messi më tha se kur të përfundojë në Miami, ku është i lumtur, do të kthehet në Barcelonë”, tha Latorre. Sezoni i ri i MLS…

Read More

Prokuroria Themelore në Gjilan, ju njofton se gjatë vitit 2024 ka pasur në punë gjithsej 2210 kallëzime penale, përfshirë Departamentin e Krimeve të Rënda, Departamentin e Përgjithshëm dhe Departamentin për të Mitur, ku ka zgjidhur gjithsej 2157 raste, ashtu që nga numri i përgjithshëm janë kryer 97% e lëndëve. Gjatë vitit 2024 përmes procedurave alternative, duke përfshirë edhe urdhërat ndëshkimor janë zgjidhur 40.8% e rasteve. Ndërsa, sa i përket veprave penale të dhunës në familje, gjatë vitit 2024 janë ngritur gjithsej 316 aktakuza kundër 360 personave. Prokuroria Themelore në Gjilan mbetet e përkushtuar që të trajtojë me seriozitet të gjitha…

Read More

Në mungesë të lirisë së shprehjes, shqiptarët në Kosovë, që me dekada të tëra ishin nën pushtimin ish-jugosllav kanë gjetur forma e mënyra për të përcjellë mesazhe, qëndrime, identitetin e vet e për t’iu kundërvënë ish-sistemit. Një mesazh të tillë e ka edhe titulli i shfaqjes “Krejona” (K(osova) R(epublikë) e jona), emër që paraqet vullnetin e shqiptarëve të Kosovës për të pasur Republikën e tyre, vullnet që u shpërfaq në fillimvitet e 80-ta. Pikërisht në këtë temë, në mbrëmjen e parafundit të Festivalit të Dramës Kombëtare “Talia e Flakës 2025” është dhënë Shfaqja “Krejona” që është prodhim i Teatrit “Bekim…

Read More

Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporës, Burbuqe Leka, ka njoftuar se ka takuar përfaqësues të organizatës zvicërnae ‘Swisskontakt’ me të cilët ka diskutuar për zhvillimin e një produkti të ri turistik, që do të kontribuonte në rritjen e turizmit dhe promovimin e destinacioneve tona. Leka duke falënderuar organizatën ‘Swisskontakt’ theksoi së deri më tani ka pasur bashkëpunim tejet të mirë në disa projekte. “Sapo u mbyll një cikël i frytshëm bashkëpunimi me organizatën zvicerane Swisskontakt, dhe gjatë takimit të fundit, u dakorduam per një marrëveshje të re! Biseduam për ecurinë e projektit aktual, si dhe për një hap të ri…

Read More

Lutfi Haziri: Fabrika për përpunimin e metaleve “RB Metal” në Gjilan dhe fabrika për grumbullimin dhe përpunimin e bimëve mjekuese aromatike “Natyra” në Stanishor, janë biznese familjare të sukseshme. Kanë filluar prej zeros dhe kanë arritur te operojnë suksesshëm duke krijuar vende pune. Kanë nevojë për dorën e shtetit, dhe në kuadër të qeverisjes së LDK-së, zotohemi për mbështetje maksimale për operim sa më të suksesshëm. Ju përgëzojmë për sukseset e mëdha dhe për gjenerimin e shumë vendeve të reja të punës! Dashnia po shpëton Gjilanin, Anamoravën dhe tanë Kosovën, me ndryshimin e madh që po vjen më 9 shkurt!

Read More