Author: admin

Studentët e vitit të tretë të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Arion Sinani, Kushtrim Zymeri, Elton Halimi dhe Redon Halimi, nën udhëheqjen e Prof. Asoc. Dr. Lindita Nebiu Hyseni dhe mbështetjen e Rektorit Prof. Asoc. Dr. Artan Dermaku, më datë 27 janar 2025, prezantuan Sistemin për Menaxhimin e Librarisë (SML), të cilin e zhvilluan në kuadër të lëndës Projekti SEW. Gjatë prezantimit, ekipi demonstroi me detaje funksionalitetet e sistemit dhe mënyrën se si ky i fundit përmirëson proceset ekzistuese të librarisë. Ata gjithashtu ndanë sfidat që kishin hasur gjatë procesit të zhvillimit dhe…

Read More

Lutfi Haziri: Ende pa i mbushur një vit pune, Poliklinika “Unicamed” u bë shpejt storie suksesi e institucionit privat shëndetësor në Gjilan. Përgëzime për sukseset e arritura për këtë kohë kaq të shkurtër të funksionimit të kësaj poliklinike. Bashkë me kandidatët për deputetë nga Gjilani, në krye me Lumir Abdixhikun, kryeministrin në ardhje, do të kujdesemi qër përkrahjen maksimale të shtetit ndaj sektorit privat, duke krijuar lehtësira për operim sa më të suksesshëm. Ndryshimi i madh me LDK-në po vjen më 9 shkurt.

Read More

Profesionalizmi dhe cilësia e bëjnë kompaninë Flexograf të suksesshme në tregun vendor. Kandidatët e Lëvizjes për deputetë nga Gjilani vizituan kompaninë e parë vendore të printimit të ambalazheve për produkte ushqimore, joushqimore dhe higjienike, Flexograf. Jemi të përkushtuar për të mbështetur prodhuesit, zhvillimin e tregut dhe ngritjen e cilësisë së produkteve. #500k #cepmëcep

Read More

Lutfi Haziri: Nga një laborator i vogël, BioLab sot është njëri nga më të mëdhenjtë në Kosovë. Është shembull i mirë i zhvillimit dhe rritjes së shërbimeve shëndetësore në këtë pjesë të juglindjes. Përgëzime për sukseset e ju falënderojmë shumë për pritjen e ngrohtë. Bashkë me kandidatët për deputetë nga Gjilani, në krye me Lumir Abdixhikun, kryeministrin në ardhje, do të kujdesemi qër përkrahjen maksimale të shtetit ndaj sektorit privat, duke krijuar lehtësira për operim sa më të suksesshëm. Ndryshimi i madh me LDK-në po vjen më 9 shkurt.

Read More

Kandidatët vizituan fabrikën e ujit DEA Fabrika e ujit DEA, e shpërblyer me shumë çmime ndërkombëtare për cilësi dhe me teknologji të avancuar, e akredituar dhe çertifikuar sipas normave të Institutit ISO, ka filluar prodhimin në vitin 2004. Me kapacitet prodhimi prej 20 mijë shisheve në orë, kjo fabrikë furnizon shumë shtete të Evropës me ujë dhe ka të angazhuar mbi 250 punëtorë. Përkrahja e shtetit për prodhuesit vendor po rritet në çdo cep të vendit. #cepmëcep

Read More

Lutfi Haziri: Ma keni ndreç javën, jo veç ditën. Dashnia po e shpëton Gjilanin. Falënderim deri në përulje për pritjen e ngrohtë të kompanisë Call Center Clear Line, me pronar Musah Sahitin e drejtor menaxhues, Fitim Bajramin, e cila e ka nisur furishëm operimin në Gjilan. Njëri nga gjashtë bizneset që operojnë në Kosovë, erdhi nga Gjermania dhe punësoi qindra punëtorë. Përgëzime. Bashkë me kandidatët për deputetë nga Gjilani, në krye me Lumir Abdixhikun, kryeministrin në ardhje, do të kujdesemi qër përkrahjen maksimale të shtetit ndaj sektorit privat, duke krijuar lehtësira për operim sa më të suksesshëm. Ndryshimi i madh…

Read More

Kuvendi Komunal ka mbajtur mbledhjen e I të rregullt për vitin 2025. Mbledhjen e hapi kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati, ndërsa në mbledhje të pranishëm ishin: Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, delegatët, disa nga drejtorët e drejtorive, OJQ, media dhe të tjerë. Në rend dite për shqyrtim ishin këto pika: 1. Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e XII-të e Kuvendit Komunal për vitin 2024, 2. Pyetjet e Legjislativit drejtuar Ekzekutivit, 3. Shqyrtimi i Raportit të KKSB-së për vitin 2024, 4. Shqyrtimi i Raportit Financiar Buxhetor i Komunës së Kamenicës për periuhën 1 Tetor – 31 Dhjetor 2024,…

Read More

Kuvendi Komunal i Vitisë, ka mbajtur sot mbledhjen e parë të rregullt, ku janë shqyrtuar dhe miratuar disa pika të rëndësishme për qytetarët vitias. Me qenë se në Kosovë është fushatë elektorale për shkak të zgjedhjeve parlamentare që pritet të mbahen me 9 shkurt, përfaqësuesit e subjekteve politike në Kuvend kanë vendosur të jenë më të rezervuar. Me këtë rast kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi dhe zv.kryetari i komunës Hasan Aliu kanë falënderuar subjektet politike për frymën e mirë demokratike në Viti. Për ndryshe në këtë mbledhje janë shqyrtuar dhe votuar këto pika:  Shqyrtimi dhe…

Read More

Komuna e Gjilanit, po vazhdon mbështetjen e sportit në zhvillimin e saj. Për herën e parë komuna ka mbështetur klubet e futbollit Gjilani dhe Drita që përgatitjet t’i realizojnë në Antalya. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni në Antalya vizitoi FC Dritën dhe SC Gjilanin, të cilët ndodhen në fazën përgatitore. “Kjo është hera e parë që komuna mbështet klubet dhe u lehtëson një pjesë të barrës financiare”, tha Hyseni. I pari Komunës së Gjilanit, tregoi se janë të përkushtuar të punojnë për zhvillimin e sportit në përgjithësi dhe futbollit në veçanti. “Pavarësisht pengesave, inateve dhe barrierave që na…

Read More

Po vazhdojnë punimet për ndërtimin e rrugës “Hamdi Kurteshi” në Gjilan, investim ky prej 2.4 milionë eurove. Drejtori për Shërbime Publike Kushtrim Ibrahimi, tha se edhe në dimër, puna po vazhdon me intensitet të lartë për realizimin e projektit prej 2.4 milionë euro. Sipas tij rruga “Hamdi Kurteshi” po transformohet me: Katër korsi për qarkullim më të lehtë.Trotuare në të dy anët për sigurinë e këmbësorëve. Shteg për biçikleta për një qytet më ekologjik. Drejtori për Shërbime Publike, theksoi se do tē ketë infrastrukturë nëntokësore, përfshirë zhvendosjen e kabllove elektrike. “Ky projekt është një bashkëfinancim i Komunës së Gjilanit dhe…

Read More