Author: admin

Po vazhdojnë investimet për furnizim të qëndrueshëm me ujë të pijes në Komunën e Gjilanit. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se do të ketë ujë të pijshëm për çdo shtëpi në Gjilan me një investim prej 15 milionë eurosh. “Edhe një lajm tjetër i mirë për Gjilanin. Projekti madhor që pritet të fillojë, garanton furnizim të qëndrueshëm me ujë për të gjithë qytetarët”, tha Hyseni. I pari i komunës shtoi se ky projekt përfshinë rrjet të ri ujësjellësi, gypa kryesorë dhe dytësorë për ujë të bollshëm në çdo lagje. Rezervuar të ri 3500 m³ në Përlepnicë,…

Read More

Lutfi Haziri; Fabrika për prodhimin e vajit “Floil”, brendi unik Made in Kosova, është krenaria e Gjilanit. I përgëzova për sukseset e mëdha në tregun vendor dhe për eksportin në shtetet e BE-së, duke qenë storie suksesi prej prodhuesi. Prodhuesit vendorë janë çelësi për një ekonomi të zhvilluar, prandaj në kuadër të programit “Rruga e Re”, do ta kenë mbështetjen e fuqishme të shtetit, pêr operim sa më të suksesshëm e për krijim të vendeve të reja të punës. Dashnia po shpëton Gjilanin, Anamoravën e Kosovën, me ndryshimin e madh që po vjen!

Read More

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Arben Kadriu ka mbajtur takim me kryetarin e Gjykatës Themelore në Gjilan, Venhar Salihu dhe drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, Agron Rukiqi. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe zëvendës drejtori i Drejtorisë Rajonale të Gjilanit, z. Remzi Azemi dhe prokurori nga Departamenti për Krime të Rënda, z. Isuf Sadiku. Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi rreth sigurisë në regjionin e Gjilanit, si dhe koordinimi dhe bashkëpunimi i këtyre institucioneve lidhur me procesin zgjedhor. Të pranishmit u dakorduan që në bazë të kompetencave të tyre të ndërmarrin të gjitha masat…

Read More

Sëmundjet e zemrës mbeten shkaku kryesor i vdekjeve në mbarë botën dhe shumë prej nesh ndihen të mbingarkuar kur bëhet fjalë për të marrë masa për ta mbajtur zemrën të shëndetshme. Por lajmi i mirë është që nuk ke nevojë për orë të gjata stërvitjeje apo dieta ekstreme. Ndonjëherë mjaftojnë disa ndryshime të thjeshta për të bërë diferencën. Një nga gjërat më të lehta që mund të bësh? Eliminimi (ose kufizimi i rreptë) i disa ushqimeve që i bëjnë keq zemrës. Ja cilat janë ato: 1. Proshuta Për dashamirësit e proshutës, ky lajm mund të jetë paksa i hidhur:…

Read More

Skuadra e Gjilanit mbylli miqësoren e tretë në tokën turke, derisa barazoi pa gola ndaj bullgarëve të Krumovgrad, ekip që garon në kampionatin elitar. Grupi u mblodh sërish në fushën e blertë, mirëpo këtë herë për të vijuar me seancën rigjeneruese pas ndeshjes. Pjesa e skuadrës që pati minutazh më të madh pati plan tjetër për dallim nga pjesa tjetër e grupit. Aktualisht pa ndonjë shqetësim muskular, ose ndonjë lëndim, ekipi po kalon në një fazë tejet të suksesshme. Gjatë ditëve në vijim pritet të vijoj plani me intensitetin dhe dinamikën e paraparë”, njofton SC Gjilani.

Read More

Nga: Skender Karaqica Në tovolinën  e punës, bota e shkrimit, fryma e rinisë, denimi i poezisë në  burgjet dhe, kohët  e lirikës poetike të poetit Visar Zhiti, që në manifestimin ,,Dita e Lirisë,,do të organizohet në nderim të krijimtarisë letrare… Për poetin Visar Zhiti, poetika e veshur me metaforat  e dritës, nisin mesazhin e qartë për botën e lexuesit shqiptar e botërorë.Në Kinën e largët, në kontinentin me shumësinë e frymës njerëzore dhe të traditës së lashtë për artin e poezisë,para do kohe, atje mori udhë poezia e poetit e përkthyer në kinezishte e anglisht me titull nga metaforat e…

Read More

Gjatë orëve në Kosovë kanë ndodhur 40 aksidente, njoftoi sotpolicia në raportin prej 24 orësh. Njëri prej aksidenteve ishte me fatalitet, aksident ky që ndodhi në fshatin Çubrel të Skenderajt, ku vdiqën tre persona dhe pesë të tjerë u lënduar. Prej të lënduarve katër ishin zyrtarë policorë. E me të lënduar ishin 15 aksidente gjatë ditës së djeshme, derisa janë regjistruar edhe 24 me dëme materiale. Derisa për t’i ndëshkuar shkelësit e rregullave në trafik, policia shqiptoi 1 mijë e 514 tiketa./GJILANI INFO/

Read More

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka përgëzuar qendrën kulturore “Anamorava” dhe rininë vitiaase, të cilët janë një përfaqësues i shkëlqyer i kulturës dhe artit burimor vendor në arenën ndërkombëtare. Gjatë një takimi para nisjes për turneun ndërkombëtar, kryetari Haliti theksoi rëndësinë e promovimit të trashëgimisë kulturore dhe artistike të Anamoravës, duke vlerësuar punën, përkushtimin dhe talentin që kjo qendër dhe të rinjtë po e tregojnë në skenën ndërkombëtare. Ai i uroi suksese ekipit, duke theksuar se ata janë ambasadorë të vërtetë të kulturës shqiptare dhe Anamoravës në botë. Ky turne jo vetëm që pasqyron traditat e pasura kulturore…

Read More

Lutfi Haziri: Pas Koretinit e Karaçevës, sonte na mirëpriti masivisht edhe Pasjaku. Kështu bashkë, dashnia do ta shpëtojë Gjilanin, Anamoravën e tanë Kosovën. Falënderim deri në përulje banorëve të respektuar të këtyre fshatrave. Faleminderit për organizimet e pritjen e ngrohtë, prof. dr. Shaip Surdulli, ish-kryetar shumëvjeçar i LDK-së, dhe kryetarët aktualë të degëvë në Novobërdë e Kamenicë, Bajrush Ymeri, përkatësisht Jeton Biqkaj. Do të mbetem gjithmonë, Lut4 Juaj!

Read More

Fituesi i edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova 3, Drilon Rama në emisionin “Week End” foli për herë të parë rreth eksperiencës së tij në këtë format. Ai tha se është ndjenjë tejet e mirë që merr kaq shumë dashuri nga publikuar. “Nuk kam parë shumë gjëra ende, më vyen edhe pak kohë të kuptoj se çka po ndodh. Vëllai më tregoi se po më duan shumë. Të marrësh kaq shumë dashuri nga publiku është ndjenjë shumë e mirë, por nuk kam pasur mundësi ta shijojë shumë”, tha Driloni. Fituesi i BBVK 3 foli edhe për dashurinë…

Read More