Author: admin

Autor: Selajdin Abdullahu Në një shoqëri që ende jeton me kujtimet e freskëta të luftës, me plagët që nuk janë mbyllur dhe me familje që ende kërkojnë drejtësi për më të dashurit e tyre, çdo trajtim i krimeve të luftës kërkon përgjegjësi të madhe morale dhe shoqërore. Kosova nuk e ka luksin e harresës, sepse historia e saj e afërt është e mbushur me dhimbje, sakrificë dhe vuajtje të thella njerëzore. Ekspozita e organizuar së fundmi në Prishtinë, në vend që të shërbente si një hap drejt reflektimit të ndershëm dhe respektit për viktimat, për shumë qytetarë u perceptua…

Read More

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, po vazhdon të mbajë takime të rregullta me zyrtarët komunalë, me fokus në avancimin dhe realizimin e projekteve të shumta zhvillimore në këtë komunë. Në këto takime pune, një rëndësi e veçantë po i kushtohet projektit për transformimin e objektit të vjetër të shkollës së mesme teknike “Jonuz Zejnullahu” në Viti. Sipas planifikimeve, ky objekt pos që do të shndërrohet në inkubator biznesi, do të përdorët edhe për qëllime të tjera ku në mesin e tyre parashihet të ndërtohet edhe salla e re e teatrit. Kryetari Haliti ka theksuar se përmes këtij projekti…

Read More

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Universum Schools, me qëllim të forcimit të bashkëpunimit institucional në fushën e arsimit dhe zhvillimit profesional të studentëve. Memorandumi është nënshkruar nga Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka”, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, ushtruesja e detyrës së Dekanes së Fakultetit të Edukimit, Prof. Asoc. Dr. Nerxhivane Kraniqi, si dhe Drejtori Ekzekutiv i Universum Schools, z. Arbër Morina. Ky memorandum synon krijimin e një kornize të qëndrueshme bashkëpunimi ndërmjet palëve, duke kontribuar në përgatitjen profesionale të studentëve dhe në avancimin e praktikave bashkëkohore në mësimdhënie. Në kuadër të këtij…

Read More

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, në Ditën Botërore të Teatrit, ka takuar artistët. Ai tha se mes miqsh e artistësh, diskutuan për rrugëtimin e tyre të jashtëzakonshëm. Më tej i pari i komunës, theksoi se artistët e Gjilanit na kanë bërë vazhdimisht krenarë, duke shkëlqyer në skenat e Kosovës, rajonit e mbarë botës. “Përkushtimi i tyre është pasuria jonë kulturore. Si komunë, mbetemi të palëkundur në mbështetjen e artit që thyen kufijtë dhe lartëson emrin e qytetit tonë dhe Kosovës”, tha Alban Hyseni. Kryetari i Gjilanit, uroi artistët për Ditën e Tetarit: Gëzuar ditën tuaj, ju që i…

Read More

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në një takim të veçantë Rrustem Rrustemin, me rastin e përfundimit të karrierës së tij profesionale dhe daljes në pension. Rrustemi ka shërbyer për vite me radhë në Policinë e Kosovës në Viti, në cilësinë e Zyrtarit të Inteligjencës dhe Analizës, duke dhënë një kontribut të çmuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike. Me këtë rast, kryetari Haliti e falënderoi Rrustemin për përkushtimin, profesionalizmin dhe angazhimin e treguar gjatë gjithë viteve të shërbimit, duke vlerësuar lart rolin e tij në institucionet e sigurisë. Nga ana e tij, Rrustem Rrustemi shprehu…

Read More

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, priti në takim artistin tonë të jashtëzakonshëm, Brilant Milazimin, së bashku me Hana Halilajn nga Galeria Kombëtare e Kosovës. Ai tregoi se në këtë takim të përbashkët, ku të pranishëm ishin edhe drejtori për Kulturë, Kushtrim Zeqiri dhe zyrtari i Galerisë së Arteve në Gjilan, Din Azizi, diskutuan për rrugëtimin e radhës të Brilantit drejt njërës prej skenave më të mëdha botërore. “Komuna e Gjilanit, do të ofrojë mbështetje financiare për këtë rrugëtim të rëndësishëm, duke qëndruar pranë artistëve tanë në hapa që i japin zë dhe vlerë kulturës sonë”, tha Alban Hyseni.…

Read More

Drejtori Mbrojtje dhe Shpëtim, Enver Shabani, prit përfaqësuesit e KFOR-it Turk dhe KFOR-it amerikan, me qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe koordinimit në fushën e menaxhimit të emergjencave. Gjatë këtij takimi u diskutua gjerësisht për rolin dhe përgjegjësitë e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, sfidat me të cilat përballet kjo drejtori, si dhe për situatat emergjente që kanë ndodhur. Një fokus i veçantë iu kushtua rasteve të vërshimeve, zjarreve, si dhe emergjencave të tjera natyrore dhe aksidentale që kërkojnë reagim të shpejtë dhe të koordinuar institucional. Drejtori prezantoi kapacitetet aktuale që kanë, përfshirë burimet njerëzore dhe logjistike, si dhe nevojat për…

Read More

Në kuadër të manifestimit tradicional kulturor “Flakadani i Karadakut”, një delegacion nga Bursa e Turqisë po qëndron për vizitë në Komunën e Vitisë. Delegacioni përbëhej nga Hüseyin Özkan, kryetar i Komisionit për Ballkan në qytetin e Bursës, Nesrin Çakirlar Akşit, kryetare e ansamblit/shoqatës “Bursa Olympus” dhe njëherësh biznesmene në Turqi, si dhe znj. Gülçin, anëtare e komisionit në kuadër të “Bursa Olympus”. Ata janë pritur në komunë nga nënkryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, kryesuesi i Kuvendit Komunal, Bekim Azizi, si dhe drejtorë të drejtorive komunale. Gjatë kësaj vizite janë zhvilluar takime me përfaqësues komunal, ku është diskutuar për…

Read More

Statistikat e përgjithshme të fundit nga autoritetet e sigurisë tregojnë një situatë pa viktima në trafik, por me një numër të konsiderueshëm shkeljesh dhe aksidentesh. Sipas të dhënave zyrtare: Asnjë aksident me fatalitet, aksidente trafiku me të lënduar: 13, dhe me dëme materiale: 30, tiketa trafiku të shqiptuara 2512, persona të arrestuar 9 dhepersona në mbajtje: 7. Këto statistika reflektojnë një nivel të shtuar të kontrolleve në trafik dhe angazhim të institucioneve për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike. Megjithatë, numri i madh i tiketave tregon nevojën për më shumë kujdes dhe respektim të rregullave nga ana e pjesëmarrësve…

Read More

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, me qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta në funksion të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror. Memorandumi u nënshkrua nga Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka”, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, dhe Drejtori Ekzekutiv i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Kushtrim Ahmeti. Qëllimi i këtij bashkëpunimi është krijimi i një partneriteti të qëndrueshëm dhe strategjik ndërmjet universitetit dhe sektorit privat, duke orientuar zhvillimin e ideve, projekteve dhe aktiviteteve të përbashkëta. Përmes këtij memorandumi synohet avancimi i…

Read More