Një person është arrestuar në Gjilan nën dyshimin për veprën penale “Vrasje në tentativë”.
Sipas informacioneve të policisë, rasti ka ndodhur më 4 qershor 2026 rreth orës 20:50. I dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se ka kryer veprën ndaj një mashkulli tjetër kosovar.
Viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar në Qendrën Emergjente në Gjilan për trajtim mjekësor.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndaluar dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar./Gjilani INFO/


