Skender Zogaj
Asgjë më e ëmbël se fjala,
Më e hidhur njëkohësisht,
Mjaltë në majë të gjuhës
Helm i ngulitur thellësisht.
Puthje që e shëron plagën,
Thikë e mprehtë pa mëshirë,
Drithmë që e djeg shpirtin
Pasuria e njeriut të dëlirë.
Fjala — sikur vjollca këputet
Kur i vyshken petalet e brishta,
Loti i njomë e shpërlanë syrin
Por n’zemër mbetet gërvishtja.
… dhe fjala rilind në heshtje,
Helm e mjaltë derdhur në shpirt,
Nëpër të thellat vrragë të jetes
Pa zë — duke kultivuar dritë.