Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi

October 12, 2026

Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

October 12, 2026

Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

October 9, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi
  • Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi
  • Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici
  • 170 mijë euro investim në rrjetin e ujësjellësit në Grizime, përfitojnë 170 ekonomi familjare
  • Prokuroria Themelore në Gjilan ngre tri aktakuza brenda 24-orësh
  • Delegacioni i veteranëve shqiptarë dhe kroatë nderon dëshmorët në Gjilan
  • Moti sot me diell dhe vranësira, mund të ketë diku- diku edhe reshje shiu
  • Brenda një dite 74 aksidente trafiku dhe 2 mijë 475 tiketa trafiku
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Nënshkruhet marrëveshja për bashkëpunim mes UP “Kadri Zeka” dhe Qendrës ProCoders
Lajme Lokale

Nënshkruhet marrëveshja për bashkëpunim mes UP “Kadri Zeka” dhe Qendrës ProCoders

adminBy adminJuly 14, 2026No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën për Edukim në Teknologji “ProCoders”, në kuadër të Fakultetit të Shkencave Sociale, me qëllim të forcimit të bashkëpunimit në fushën e arsimit të lartë, teknologjisë, inovacionit dhe zhvillimit të aftësive profesionale të studentëve.

Marrëveshja synon krijimin e një partneriteti të qëndrueshëm ndërmjet universitetit dhe sektorit profesional të teknologjisë, duke kontribuar në modernizimin e procesit mësimor, zhvillimin e kompetencave praktike dhe rritjen e punësueshmërisë së studentëve, veçanërisht të atyre të programit Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime Evropiane.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, studentët do të kenë mundësi të përfitojnë nga trajnime profesionale në teknologji informative, programim, dizajn dhe menaxhim të platformave digjitale, mentorim në projekte praktike, si dhe praktikë profesionale në fusha që lidhen me komunikimin publik, diplomacinë digjitale dhe zhvillimin institucional.

Po ashtu, marrëveshja parasheh realizimin e projekteve të përbashkëta që promovojnë inovacionin, transformimin digjital dhe bashkëpunimin ndërmjet universitetit dhe industrisë, duke integruar teknologjinë në proceset mësimore dhe kërkimore.

Marrëveshja është nënshkruar nga Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka”, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, Prof. Asoc. Dr. Selim Daku, dhe Drejtori i Qendrës ProCoders, z. Ramiz Kastrati.

Përmes kësaj marrëveshje synohet fuqizimit i lidhjes ndërmjet arsimit universitar dhe tregut të punës, duke u ofruar studentëve mundësi të reja për zhvillim akademik dhe profesional./Gjilani INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi

October 12, 2026

Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

October 12, 2026

170 mijë euro investim në rrjetin e ujësjellësit në Grizime, përfitojnë 170 ekonomi familjare

October 9, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi

By adminOctober 12, 2026

Agim Ademi ishte gjyqtar në Gjykatën Themelore në Gjilan, në Departamentin e Krimeve të…

Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

October 12, 2026

Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

October 9, 2026

170 mijë euro investim në rrjetin e ujësjellësit në Grizime, përfitojnë 170 ekonomi familjare

October 9, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi

October 12, 2026

Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

October 12, 2026

Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

October 9, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.