Policia në Viti ka arrestuar një person, pasi që, gjatë kontollit të shtëpisë së tij, janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjysmë automatike dhe tri thika.
Policia njofton se pas intervistimit, me vendim prokurorit i dyshuari është liruar, kurse rasti vazhdon në procedurë të rregullt./GJILANI INFO/


