Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti dhe të tjerë kanë pritur sot në takim drejtorin e deritanishëm të Sh.F.M. U ” Nijazi Rexhepi” – Sllatinë të Epërme, Asllan Fana.
Me këtë rast ata i kanë uruar atij pensionimin si dhe kanë falënderuar për kontributin e tij shumëvjeçar të dhënë në fushën e arsimit.
Kryetari Haliti i ndau atij edhe një mirënjohje. Ndërkaq falënderues për komunën dhe kryetarin Haliti ishte edhe vete drejtori në fjalë./GJILANI INFO/




