Para një jave, përkatësisht më 12.05.2025, në polici ishte raportuar rasti i një personit të zhdukur në Gjilan, e që pastaj ishte gjetur.
Dhe pas hetimeve në lidhje me rastin, njesitet e hetuesisë dje kanë identifikuar personin për të cilin dyshohet se e ka sulmuar seksualisht një femër.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari për rastin është dërguar në mbajtje, ka njoftuar sot policia./GJILANI INFO/