“Në 26-vjetorin e rënies heroike të Abdullah Tahirit, Arben Ramadanit dhe Ibrahim Pacollit, nderuam me homazhe pranë varrezave të dëshmorëve, duke rikujtuar edhe një herë sakrificën e tyre të lavdishme për lirinë dhe pavarësinë e atdheut tonë”, ka thënë Riad Rashiti, kryetar i PDK-së së Gjilanit.
Ai shtoi se heroizmi i tyre mbetet udhërrëfyes për gjeneratat që vijnë.
Lavdi e përjetshme!/GJILANI INFO/