- Policia e Gjilanit me masa të shtuara për sigurinë e nxënësve në fillim të vitit shkollor
- Në Gjilan mbahet takim pune me përfaqësuesit e Sektorëve Rajonalë të Hetimeve të Policisë së Kosovës
- Asociacioni i Komunave të Kosovës duhet të jetë zëri i të gjitha 38 komunave, jo një mekanizëm për përplasje politike me Qeverinë
- Kryetari Rahimaj: Komuna e Kamenicës shënon fillimin e vitit të ri shkollor me përkushtim të ri ndaj arsimit
- Prokuroria në Gjilan ngre tri aktakuza ndaj tre personave
- Policia publikon statistikat e fundit: 28 aksidente me të lënduar dhe 1,996 tiketa trafiku
- Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Viti, rasti po hetohet nga organet kompetente
- Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, mundësi për reshje shiu
Author: admin
Policia ka arrestuar një person në Gjilan ngase te I njejti janë gjetur dhe sekuestruar 12.2 gramë substancë e cila dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë. I dyshuari, pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt./GJILANI INFO/
Stafi i Dermatologjisë nga Spitali i Përgjithshëm Gjilan në bashkëpunim me Euromelanoma-Kosova dhe Shoqata e Dermatologëve të Kosovës, ka organizuar dje para Teatrit të qytetit të Gjilanit kampanjen sensibilizuese kundër kancerit të Lekurës. “Me rastin e muajit të ndërgjegjësimit ndaj melanomës malinje stafi ynë organizoi një kampanjë sensibilizuese kundër kancerit të lëkurës, qytetarëve ju mundësua kontroll specialistike falas, mjekët dhe infermieret tanë ofruan këto shërbime duke dhënë rekomandime dhe këshilla për qytetarët”, është thënë nga stafi në fjalë. Ndërkaq, njoftohet se gjatë kësaj kampanje janë ofruar: Kontrolla dermatologjike falas, ekzaminime me dermoskopi poashtu falas si dhe fletushka informuese për…
Punëtorët e NPL “Dardana” në Kamenicë janë të përkushtuar për mirëmbajtjen e higjienës ambientale në hapsirat publike. Ata kujdesën për çdo ditë që të mirëmbahen hapsirat publike, duke kontribuar me punën e tyre që të duken të pastra dhe të bukura./GJILANI INFO/
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, zyrtarë nga qeveria, deputetë nga kuvendi dhe drejtorë e zyrtarë komunal, ishin në fillimin e punimeve në stadiumin e qytetit tonë – një projekt që më në fund po bëhet realitet. “Ky është një lajm fantastik për dy klubet e qytetit SC Gjilani dhe FC Drita, për tifozeritë legjendare Intelektualët dhe Skifterat, por edhe për gjithë qytetin tonë që e ka pritur gjatë këtë ditë”, tha Alban Hyseni. I pari i Gjilanit, theksoi se Stadiumi i Gjilanit po bëhet dhe tani nuk ka më kthim pas.…
Trajnimi është mbajtur te fermeri Rasim Halili, kultivues i perimeve né serra për kultivimin e sallatës së gjelbërt në serra, teknikat e ujitjes dhe plehrimi. Në kuadër të Projektit “Zhvillimi i Zonave Rurale përmes Avansimit të Shërbimeve Këshillimore” i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, dhe Drejtorisë së Bujqësisë e që implementohet nga organizata KDC, ka mbajtur një trajnim për fermerët e lëmisë së perim kultures të komunës së Vitisë. Tema e trajnimit ishte “Kultivimi i sallatës së gjelbërt në serra, teknikat e ujitjes dhe plehrimi”. Ndërkaq është shpërfaqur një interesim i kënaqshëm nga ana e fermerëve, të…
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, është pritur në një takim zyrtar nga kryetarja e Komunës së Saint-Julien-en-Genevois, znj. Véronique Lecauchois, së bashku me bordin e drejtorëve dhe nënkryetaren e kësaj komune franceze. Gjatë takimit u diskutua përgatitja e binjakëzimit mes dy komunave, organizimi i vizitave të ndërsjella dhe mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme si zhvillimi ekonomik lokal, arsimi, kultura dhe shkëmbimet rinore. Të dy palët shprehën gatishmërinë për të thelluar partneritetin dhe për të ndërtuar ura të qëndrueshme bashkëpunimi në shërbim të qytetarëve të të dy komunave./GJILANI INFO/
Sot në Viti, u mbajt mbledhja e dytë e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), të cilën e kryesoi zëvendëskryetari i komunës, z. Hasan Aliu. Në këtë mbledhje u diskutua për gjendjen e sigurisë në këtë komunë cila u vlerësua si e qetë dhe e qëndrueshme. Zv.kryetari Aliu, falënderoi të gjithë akterët për bashkëpunimin, duke veçuar Policinë e Kosovës për angazhimin dhe profesionalizmin në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike. Kurse zv.komandanti i stacionit policor në Viti, z. Burim Musliu, paraqiti një raport ë statistikor për muajt prill dhe maj, duke theksuar se në këtë periudhë…
Policia e Gjilanit ka njoftuar se ka shqiptuar 1 mijë e 763 gjoba trafiku brenda një jave. Gjatë kësaj periudhe është bërë hetimi i 11 aksidenteve me të lënduar, 15 me dëme materiale. Njëherësh policia përmes komunkatës për media ka njoftuar se ka shqiptuar edhe 69 gjoba ndaj ngasësve të motoçikletave. Dhe për shkak të parregullsive të ndryshme janë përjashtuar nga komunikacioni 14 motoçikleta.
Kryetari i Vitisë po qëndron në Francë për të diskutuar bashkëpunimin me qytetin Saint Julien-en-Genevois
Me ftesë të kryetares së Komunës së Saint-Julien-en-Genevois, znj. Véronique Lecauchois, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, po zhvillon një vizitë zyrtare në këtë qytet francez, ku është pritur me nderime të veçanta nga autoritetet lokale. Gjatë qëndrimit të tij, kryetari Haliti ka mbajtur një fjalë rasti në Asamblenë e Komunës dhe ka marrë pjesë në një pritje zyrtare të organizuar në nder të tij dhe delegacionit që e shoqëron. Në delegacionin nga Vitia po marrin pjesë edhe Naim Pira, drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, si dhe Milihate Ajeti, drejtoreshë për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim. Gjatë vizitës,…
Në kuadër të Buxhetimit me Pjesëmarrje- Lagjja jote, vendimi yt, dëgjimi publik ka vazhduar me banorë të fshatit Gumnishtë, në shkollën “Ramiz Cërrnica”. Në këtë takim me banorët ishin drejtoresha e Administratës së Pergjithshme të Gjilanit, Arbenita Sopi Haziri, drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bejtullah Osmani dhe drejtori i Shërbimeve Publike, Kushtrim Ibrahimi. Banorët e këtij fshati kanë dhënë këto propozime për projekte për fazën e dytë të votimit: 1.Rregullimi i shtratit të lumit. 2.Tabela digjitale për shkollë dhe laborator shkencor. 3.Kabina të pritjes për udhëtarët. Më 30 maj do të votohet për projektin e lagjes./GJILANI INFO/

