Policia e Gjilanit ka njoftuar se ka shqiptuar 1 mijë e 763 gjoba trafiku brenda një jave.
Gjatë kësaj periudhe është bërë hetimi i 11 aksidenteve me të lënduar, 15 me dëme materiale.
Njëherësh policia përmes komunkatës për media ka njoftuar se ka shqiptuar edhe 69 gjoba ndaj ngasësve të motoçikletave.
Dhe për shkak të parregullsive të ndryshme janë përjashtuar nga komunikacioni 14 motoçikleta.