Trajnimi është mbajtur te fermeri Rasim Halili, kultivues i perimeve né serra për kultivimin e sallatës së gjelbërt në serra, teknikat e ujitjes dhe plehrimi.
Në kuadër të Projektit “Zhvillimi i Zonave Rurale përmes Avansimit të Shërbimeve Këshillimore” i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, dhe Drejtorisë së Bujqësisë e që implementohet nga organizata KDC, ka mbajtur një trajnim për fermerët e lëmisë së perim kultures të komunës së Vitisë.
Tema e trajnimit ishte “Kultivimi i sallatës së gjelbërt në serra, teknikat e ujitjes dhe plehrimi”.
Ndërkaq është shpërfaqur një interesim i kënaqshëm nga ana e fermerëve, të cilët kanë marrë informacione të vlefshme për këtë veprimtari.
Trajnimi është mbajtur nga Viola Xhemajli Inxhiniere e Bujqësisë dhe këshilltare private e licencuar, e cila ka ofruar njohuri dhe këshilla të vlefshme për fermerët e kësaj lëmie./GJILANI INFO/






