- Policia e Gjilanit me masa të shtuara për sigurinë e nxënësve në fillim të vitit shkollor
- Në Gjilan mbahet takim pune me përfaqësuesit e Sektorëve Rajonalë të Hetimeve të Policisë së Kosovës
- Asociacioni i Komunave të Kosovës duhet të jetë zëri i të gjitha 38 komunave, jo një mekanizëm për përplasje politike me Qeverinë
- Kryetari Rahimaj: Komuna e Kamenicës shënon fillimin e vitit të ri shkollor me përkushtim të ri ndaj arsimit
- Prokuroria në Gjilan ngre tri aktakuza ndaj tre personave
- Policia publikon statistikat e fundit: 28 aksidente me të lënduar dhe 1,996 tiketa trafiku
- Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Viti, rasti po hetohet nga organet kompetente
- Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, mundësi për reshje shiu
Author: admin
Me rastin e 26-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit Bafti Haxhiu e Sali Zenuni, sot në Viti, janë bërë homazhe dhe janë vendosur kurora lulesh në varrezat e dëshmorëve në Viti. Këtyre homazheve i ka paraprirë kryetari i komunës, Sokol Haliti dhe kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi. Ndërkaq pjesë e homazheve ishin edhe përfaqësues të subjekteve politike, organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, policisë, mekanizmave të tjerë si dhe qytetarë. Po ashtu sot në nderim të dëshmorit Bafti Haxhiu, emrin e së cilit e mbanë një shkollë fillore në qytetin e Vitisë, u…
Pas shpalljes së Klubit të Futbollit “Drita” kampion, ka uruar edhe kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni. I pari i Gjilanit: Mirëmëngjesi nga kampionët e padiskutueshëm. “Faleminderit FC Drita dhe Intelektualëve, që edhe një herë dëshmuat se jeni më shumë se një ekip e tifozëri, jeni frymëzim, krenari dhe zemra e Gjilanit. Falë jush secila ndeshje bëhet legjendë e secila fitore festë”, tha Alban Hyseni. Kryetari i komunës, theksoi se Gjilani si gjithmonë feston, jo vetëm si qytet i futbollit – por si qytet i kampionëve./GJILANI INFO/
Urohet FC Drita me rastin e shpalljes kampion për herë të katërt të Supërligës së Kosovës nga Lutfi Haziri, Kryetar i LDK-së Dega në Gjilan
Me rastin e shpalljes kampion për herë të katërt të Supërligës së Kosovës, kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, z. Lutfi Haziri, ka uruar klubin e futbollit Drita. Krenaria e qytetit, Drita FC, u kurorzua me plot meritë me titullin e kampionit, të katërtin në histori të Superligës së Kosovës në fuboll. Urimet më të përzemërta futbollistëve, kryesisë së klubit në krye me presidentët, Flamur Bunjaku dhe Valon Murseli, sikurse edhe për Intelektualët. Keni qenë dhe mbeteni krenaria e qytetit. Na keni bërë nder si Gjilan e Anamoravë dhe besoj që me këtë kupë në garat…
Përmbyllet me sukses mobiliteti i mësuesve nga shkollat fillore të Gjilanit organizuar nga UP “Kadri Zeka”
Një javë e pasur me aktivitete arsimore, profesionale dhe ndërkulturore në Zvicër ka shënuar një tjetër arritje të rëndësishme për Universitetin Publik “Kadri Zeka” dhe mësuesit nga Komuna e Gjilanit. Mobiliteti i organizuar në kuadër të projektit ndërkombëtar “Movetia” ka ofruar një mundësi të rrallë për përfshirje të drejtpërdrejtë të mësuesve kosovarë në sistemin arsimor zviceran, duke kontribuar në përforcimin e bashkëpunimeve ndërinstitucionale dhe ngritjen profesionale të pjesëmarrësve. Gjatë kësaj jave, delegacioni i UKZ-së, i përbërë nga Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, Prof. Dr. Dukagjin Leka, Prof. Ass. Dr. Shejnaze Gagica, si dhe pesë mësimdhënës nga katër shkolla…
Kryetari Kadri Rahimaj ka treguar se në Shipashnicë të Epërme janë në përfundim 16 rrugë për asfaltim. Sipas tij në procedurë tenderimi janë edhe tri rrugë të tjera. “Gati në përfundim edhe rrugët në Shipashnicë Shipashnica e Epërme është me radhë me gjithsej 16 rrugë të asfaltuara: 1. Rruga “Raif Ismajli”, 2. Rruga “Pajazit Rama”, 3. Rruga “Rrustem Ismajli”, 4. Rruga “Hasan Jashari”, 5. Rruga “Diaspora”, 6. Rruga “Beqir Halili”, 7. Rruga “Liridon Dërmaku”, 8. Rruga “5 shtatori”, 9. Rruga “Sadri Misini”, 10. Rruga “Bejtulla Ramadani”, 11. Rruga “Hysen Lutfiu”, 12. Rruga “Rexhep Baftjari”, 13. Rruga “Rexhep Baftjari” (degëzim), 14.…
Nga TS 35/10 kV Gjilani II do të ndërprehet: Dalja 10kV Kufca (kodi: 60061006) nga ora 10:30 deri 15:00 Vendet: Kufca, Stanishor, Mellci, Strazhë, Kosmata, Draganca, Manastiri, Mozgovë, Makreshi i ulët dhe i Epërm dhe Draganci i vjetër. Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë./GJILANI INFO/
Gjykata Themelore në Gjilan cakton masën e paraburgimit ndaj tre të pandehurve për veprën penale ushtrimi i ndikimit
Gjilan, 25.05.2025 – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaji të pandehurve B. K., B. P. dhe N. P.. Në rastin konkret janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve të lartcekur, sepse duke marr parasysh peshën e veprave penale, mënyrën dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale, ku të pandehurit tregojnë këmbëngulësi në kryerjen e veprës, aq sa përveç komunikimeve fizike dhe telefonike, ata tentojnë ti mashtrojnë viktimat se kinse janë duke ushtruar ndikim të drejtpërdrejtë…
Çka është duke ndodhur me specializimet për mjekët nga Gjilani që janë përjashtuar tërësisht në konkursin e fundit?!
Izmi Zeka Në konkursin e fundit të shpallur nga Ministria e Shëndetësisë për specializime të mjekëve edhe kësaj here komuna e Gjilanit u përjashtua sikur të mos ishte në hartën e Kosovës. Spitali i Gjilanit edhe tani por brenda pak viteve do të mbetët pa kuadro të profilizuara për shkak edhe të moshës që e kanë , kështu që shumica e reparteve do të mbyllen për mungesë të specialistëve. Nga një numër i madh i kandidatë që kanë aplikuar për specializime si Dr. Valdrina Musliu – Islami, Dr. Blerina Miftari – Maliqi. Dr. Liridona Kastrati, Dr. Leotrim Kurteshi, Dr.…
Gjobiten për mungesë të kontrollit teknik të autobusëve pesë kompani transportuese në Gjilan
Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjilan, ditë më parë, ka realizuar kontrolle të shtuara ndaj mjeteve të transportit publik ndërkombëtar, me qëllim rritjen e sigurisë në trafikun rrugor. Dhe gjatë këtyre kontrolleve, është konstatuar se disa autobusë po qarkullonin pa kryer kontrollin teknik periodik gjashtëmujor, i cili është i detyrueshëm sipas Ligjit për Automjetet. E, si rezultat i kësaj janë shqiptuar pesë gjoba ndaj kompanive të transportit dhe pesë të tjera ndaj drejtuesve të autobusëve. Policia apelon që operatorët e transportit publik, sidomos ata që veprojnë në linjat ndërkombëtare, të respektojnë rregullat për të garantuar sigurinë në komunikacion.
Sot parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët në pjesën e parë të ditës, ku do të vazhdojnë reshjet lokale të shiut (herë pas here në formë rrebeshi), kryesisht të përqendruara në jug, juglindje dhe lindje. Në zonat e larta malore priten reshje bore. Pasdite, reshjet pritet të ndërpriten, me kthjellime të pjesshme, sidomos në Rrafshin e Dukagjinit, raporton MeteoKosova. Era do të fryjë nga veriu, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-43 km/h. Temperaturat do të shënojnë rritje graduale me minimale që do të lëvizin prej 7 deri në 10°C, ndërsa…

