Drejtoresha Burbuqe Leka së bashku me Cacttus Education-Parku Teknologjik kanë organizuar workshopin për ndërtimin e CV-së, letrës motivuese dhe përgatitjen për pune online.
Ajo ka thënë së ky workshop u përfundua me sukses dhe se ishte një ndër workshopet më të mira.
“Në cilësinë e kryesueses së grupit jo formal të Grave në Kamenicë, organizuam Workshopin për Aftësim të Grave – Me Sukses të Plotë!
Në bashkëpunim me Cacttus Education-Parku Teknologjik përmbyllëm me sukses ëorkshopin për ndërtimin e CV-së, letrës motivuese dhe përgatitjen për pune online.
Gratë pjesëmarrëse u pajisën me njohuri praktike dhe certifikata pjesëmarrjeje.
Ky është vetëm fillimi – drejt punësimit dhe fuqizimit në teknologji”, ka thënë Drejtoresha Leka./GJILANI INFO/




