- Policia e Gjilanit me masa të shtuara për sigurinë e nxënësve në fillim të vitit shkollor
- Në Gjilan mbahet takim pune me përfaqësuesit e Sektorëve Rajonalë të Hetimeve të Policisë së Kosovës
- Asociacioni i Komunave të Kosovës duhet të jetë zëri i të gjitha 38 komunave, jo një mekanizëm për përplasje politike me Qeverinë
- Kryetari Rahimaj: Komuna e Kamenicës shënon fillimin e vitit të ri shkollor me përkushtim të ri ndaj arsimit
- Prokuroria në Gjilan ngre tri aktakuza ndaj tre personave
- Policia publikon statistikat e fundit: 28 aksidente me të lënduar dhe 1,996 tiketa trafiku
- Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Viti, rasti po hetohet nga organet kompetente
- Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, mundësi për reshje shiu
Author: admin
Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur katër aktakuza ndaj pesë personave për vepra të ndryshme penale
Aktakuzat e ngritura nga kjo Prokurori jane: Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Kanosja”, “Sulmi” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”. Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Kanosja”. Dhe një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Vjedhja e shërbimeve”./GJILANI INFO/
Një 39-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Itali pasi u përplas nga një makinë teksa ai ishte nisur për të shkuar në punë. Viktima është identifikuar si Edmond Gjoci, me origjinë shqiptare dhe banues në Tuoro sul Trasimeno. Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën rajonale 71 në zonën e Riccios, pranë kufirit me rajonin e Umbrias. Mësohet se Gjoci ndodhej në pritje të dikujt që do ta shoqëronte për në punë, kur një makinë e goditi për vdekje në buzë të rrugës. Sipas informacioneve, drejtuesi i automjetit ishte një i ri 19-vjeçar, i cili sapo pajisur…
Fillimisht këshilltarët komunalë kanë parashtruar pyetje dhe kërkesa për zëvendëskryetari e Komunës, Hasan Aliu, dhe drejtorët e Drejtorive Komunale, për çështje të ndryshme në interes të qytetarëve. Për temat e ngritura, përfshirë investimet kapitale, menaxhimin e mbeturinave, infrastrukturën, si dhe trajtimin e kërkesave të qytetarëve, ka dhënë sqarime zëvënëskryetari Aliu. Ndërkaq, kryesuesi i Kuvendit Komunal, Bekim Azizi ka informuar këshilltarët dhe ata që ishin të pranishçm për vlerësimin e ligjshmërisë së disa akteve të miratuara në mbledhjet e mëparshme të Kuvendit, të cilat kanë kaluar me sukses kontrollin ligjor në përputhje me rregulloret në fuqi. Janë shqyrtuan dhe u…
Kryetari Haliti nënshkruan kontratat për projektet e financuara në fushën e kulturës dhe sportit në Viti
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim përfaqësues të organizatave jo qeveritare (OJQ-të) dhe klubeve që veprojnë në territorin e komunës së Vitisë dhe që janë përfitues të subvencioneve në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit për të nënshkruar kontratat e subvencionimit. Në këtë ceremoni, kryetari i komunës, Sokol Haliti, fillimisht ka uruar përfaqësuesit e OJQ-ve dhe klubeve që janë përzgjedhur për të subvencionuar duke ju uruar atyre suksese në realizimin e projekteve të tyre në komunën e Vitisë. Ai poashtu tha se qeverisja lokale në Viti mbetet e përkushtuar të mbështesë projektet konkrete që…
Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata është arrestuar personi i kërkuar – dënuar, në Viti, bëri me dije sot, Policia. Sipas Policisë, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit./GJILANI INFO/
Në kuadër të Buxhetimit me Pjesëmarrje- Lagjja jote, vendimi yt, ka filluar procesi i votimit të njërit nga projektet e propozuara nga banorët e lagjes “Zabeli”. Në procesin e votimit ishin drejtoresha e Administratës Arbenita Sopi Haziri, ai i Shërbimeve Publike, Kushtrim Ibrahimi, ai Gjeodezisë, Kadastrit dhe Pronës, Bekim Salihu, drejtori i Arsimit, Shpend Nuhiu dhe zyrtarë të tjerë. Banorët kanë vendosur që të realizohet projekti i rregullimit të hapësirës rekreative./GJILANI INFO/
Dërgohen në mbajtje dy të dyshuar për përfshirje në veprat penale ‘mashtrim’ dhe ‘falsifikim i dokumenteve’
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan (NJRHKEK-Gjilan), në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjilan, gjatë zhvillimit të hetimeve disa mujore, ka siguruar prova të besueshme për dyshime se i dyshuari G. J., (viti i lindjes 1986) në bashkëpunim me të dyshuarin A. A., (viti i lindjes 2000) kanë mashtruar qytetarë të ndryshëm në rajonin e Gjilanit. Të dyshuarit përmes paraqitjes së rreme dhe mashtruese, kanë arritur t’i vënë qytetarët në lajthim dhe t’i nxisin ata të nënshkruajnë kontrata si dhe të bëjnë pagesa për avans pa marrë…
Nënshkruajnë kontratat përfituesit e subvencioneve në lëmin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kamenicë
Kryetari Kadri Rahimaj së bashku me Drejtorin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Behar Hyseni, kanë mirëpritur përfituesit e subvencioneve të OJQ-ve Kulturore, Rinore dhe Sportive. Në këta takim Kryetari Rahimaj së bashku me Drejtorin Hyseni dhe përfituesit e këtyre subvencioeneve kanë nënshkruar kontratat e tyre. Kryetari Rahimaj ka thënë se përkrahja për OJQ-të Kulturore, Rinore dhe Sportive do të vazhdoj, në mënyrë që ata të realizojnë projektet e tyre dhe të mos kenë barriera. “Subvencionimi do të vazhdoj në mënyrë që ju ta keni më të lehtë në realizimin e projekteve tuaja. Ekipet e monitorimit do të vazhdojnë…
Konfirmon zyrtarisht kandidaturën e tij, Isa Agushi për kryetar të Komunës së Gjilanit në zgjedhjet lokale
Isa Agushi, kryetar i Bashkimit për Ndryshim Anamorava (BNA), të hënën bëri me dije se ai më tani ka marr besimin e subjektit që drejton për t’u kandiduar për kryetar të Komunës së Gjilanit, në zgjedhjet lokale që parashihen të mbahen në tetor të këtij viti. Agushi ka bërë me dije se BNA-ja është subjekt serioz që respekton statutin e partisë dhe në takimet e fundit të kryesisë të mbajtur në lidhje me këtë çështje, unanimisht ka marr bekimin e për të qenë kandidat për kryetar të Komunës së Gjilanit. Ai tha se edhe lista e kandidatëve që do të…
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar sot Poizharanin për të parë nga afër punimet që po zhvillohen në ndërtimin e trotuarit në lagjen Zuka. Punimet në këtë projekt infrastrukturor u mirëpritën nga banorët e këtij lokaliteti pasi që theksuan se ajo do të mundësoj qarkullimin më të lirë dhe të sigurt të banorëve. I pranishëm ishte edhe koordinator i lokalitetit, z. Ilir Zuka, i cili theksoi bashkëpunimin e mirë midis komunës dhe komunitetit lokal. Përndryshe kryetari Haliti tha se komuna e Vitisë vazhdon të punojë me përkushtim për zhvillimin e qëndrueshëm dhe përmirësimin e infrastrukturës në të…

