- Policia e Gjilanit me masa të shtuara për sigurinë e nxënësve në fillim të vitit shkollor
- Në Gjilan mbahet takim pune me përfaqësuesit e Sektorëve Rajonalë të Hetimeve të Policisë së Kosovës
- Asociacioni i Komunave të Kosovës duhet të jetë zëri i të gjitha 38 komunave, jo një mekanizëm për përplasje politike me Qeverinë
- Kryetari Rahimaj: Komuna e Kamenicës shënon fillimin e vitit të ri shkollor me përkushtim të ri ndaj arsimit
- Prokuroria në Gjilan ngre tri aktakuza ndaj tre personave
- Policia publikon statistikat e fundit: 28 aksidente me të lënduar dhe 1,996 tiketa trafiku
- Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Viti, rasti po hetohet nga organet kompetente
- Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, mundësi për reshje shiu
Author: admin
Policia e Kosovës, bëri me dije sot, se për 24 orë, janë shqiptuar 1 mijë e 963 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë të njëjtës periudhë kohore janë evidentuar disa aksidente trafiku rrugor, prej tyre 28 kanë qenë me lëndime, ndërsa 43 me dëme materiale. Njoftohet poashtu edhe për arrestimin e 19 personave. Ndërkaq 11 të tjerë janë dërguar në mbajtje, kurse 3 persona në vuajtje të dënimit./GJILANI INFO/
Policia ka arrestuar personin e dyshuar, pasi që, pas një mosmarrëveshje ka sulmuar dy persona. Personat e lënduar janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor, kurse me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./GJILANI INFO/
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka prit kampionët (karateistët): Fortesa Orana, Vlera Qerimi dhe Betim Maliqi që fituan medalje në Kampionatin Evropian për Senior në Yerevan të Armenisë nga 7 deri më 11 maj 2025, ku dhe zunë vendin e tretë në Evropë. Kryetari i Komunës së Gjilanit, tha se: kisha kënaqësinë të pres tre kampionët tanë gjilanas që na bënë krenarë në Kampionatin Evropian: Fortesa Orana, Vlera Qerimi dhe Betim Maliqi. Sipas tij me medaljet e tyre, nderuan Gjilanin dhe Kosovën në arenën ndërkombëtare. “Jemi të lumtur që si komunë i kemi mbështetur financiarisht për garat përgatitore…
Drejtoria për Zhvillim Ekonomik në bashkëpunim me Drejtorinë e Bujqësisë dhe organizatën OJQ “Gruaja Hyjnore” hapën panairin tradicional për nder “15 qershorit Ditës së Çlirimit të Gjilanit” në sheshin “Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha”. Ky aktivitet mbahet nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hysenit. Në hapje të panairit, ishin nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, zv. ministri i Mbrojtjes Shemsi Syla, drrjtori për Zhvillim Ekonomik, Enver Shabani drejtori për Bujqësi Bajram Isufi, ai Shërbimeve Publike, Kushtrim Ibrahimi, ai për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bejtullah Osmani dhe zyrtarë tjerë. Në panair po ekspozohen prodhimet vendore të…
Shkolla “Kenan Halimi” shënon Ditën e saj dhe përvjetorin e rënies së dëshmorit Kenan Halimi me aktivitete përkujtimore dhe festive
Me një atmosferë festive dhe pjesëmarrje të gjerë të nxënësve, mësimdhënësve, prindërve dhe mysafirëve, Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Kenan Halimi” në Skifteraj ka shënuar sot Ditën e Shkollës, një datë që kujton jo vetëm rrugëtimin arsimor të institucionit, por edhe jetën dhe veprën e dëshmorit Kenan Halimi, emrin e të cilit e mban kjo shkollë. Fillimisht u bënë homazhe tek varri i dëshmorit, nga të pranishmit e më pas u mbajt një manifestim në ambientet e kësaj shkolle. Në këtë ngjarje, në emër të institucioneve komunale të Vitisë, një fjalë rasti mbajti drejtoresha për Ekonomi dhe Financa në…
Vizitë zyrtare e delegacionit të UP “Kadri Zeka” në Dortmund të Gjermanisë për nisma të reja akademike
Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka”, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, së bashku me një delegacion të tij, po qëndron për një vizitë zyrtare në Gjermani, ku ka zhvilluar takime të rëndësishme me përfaqësues të institucioneve akademike gjermane. Në kuadër të kësaj vizite, delegacioni nga UKZ ka vizituar Werkstatt Berufskolleg, me seli në Unna/Dortmund, ku janë diskutuar mundësitë për nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi ndërinstitucional. Qëllimi i këtyre takimeve është avancimi i proceseve të ndërkombëtarizimit të arsimit në Universitetin Publik “Kadri Zeka”, duke synuar rritjen e cilësisë akademike dhe krijimin e mundësive të reja për studentët dhe stafin akademik…
Vazhdojnë punimet për ndërtimin e rrugës në fshatin Kokaj, e cila lidh Preshevën dhe fshatrat shqiptare përtej kufirit
Vazhdojnë punimet për ndërtimin e rrugës në fshatin Kokaj, e cila lidh Preshevën dhe fshatrat shqiptare përtej kufirit Po vazhdojnë punimet për ndërtimin e rrugës në fshatin Kokaj, e cila lidh fshatrat në brezin kufitar të Komunës së Gjilanit me ato të Komunës së Preshevës. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike Kushtrim Ibrahimin, kanë parë nga afër punimet në këtë rrugë me gjatësi mbi 3 kilometra, vlera e të cilit është mbi gjysmë milionë euro Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se në Kokaj po ndërtojnë një nga rrugët më të…
Policia ka arrestuar një person në Kamenicë, pasi që te i njejti ka gjatur dhe konfiskuar një armë gjuetie me 10 copë fishekë. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt./GJILANI INFO/
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Viti, në bashkëpunim me Drejtorinë për Shërbime Publike dhe Emergjencës dhe Njësinë Profesionale e Zjarrëfikjes dhe Shpëtimit, ka mbajtur një trajnim për stafin shëndetësorë. Trajnimi kishte të bënte me sigurinë në vendin e punës dhe përdorimi adekuat i mjeteve për fikjen e zjarrit./GJILANI INFO/
Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm Gjilan Dr.Afrim Cana falënderoj përfaqësuesit e Policisë rajonale Gjilan për këtë takim pune dhe tha se ndihemi jashtëzakonisht mirë kur kemi vizita nga istitucionet shtetërore dhe jeni të mirëseardhur përherë në të gjitha shërbimet që ne ofrojmë. Në emër të Spitalit të Përgjithshëm Gjilan them se ne jemi në shërbim të popullatës, përkushtimi jonë në ofrimin e shërbimeve cilësore shëndetësore nuk do të mungoj asnjëherë, kapacitetet që kemi pajisjet mjekësore burimet njerëzore, infrastrukturore do ti kemi në dispozicion të përhershëm për popullatën tonë. Institucionet tona kanë disa marrëveshje bashkëpunimi të cilat do ti zbatojm…

