Rasti në Polici është raportuar ditën e djeshme dhe fjala është për një shtetas të huaj, për të cilin thuhet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj bashkëshortës së tij.
Përderisa ajo ka pranuar trajtim mjekësor, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në paraburgim, bëri të ditur sot Policia./GJILANI INFO/


