- Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!
- Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit
- Po kthehem
- Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
- Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
- Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi
- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi
- Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici
Author: admin
Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj së bashku me Drejtorin për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural Shpend Morina kanë pritur në takim z.Hamit Pireva i cili është Kryetar i Shoqatës së familjeve të pyjeve private “Pyjet e Dardanës” në Kamenicë, këshilltarin nga CNVP z.Hajrush Kurtaj dhe z.Ibrahim Muja që është Koordinator i Asociacionit Kombëtar të Pyjeve të Kosovës. Në këtë takim është nënshkruar memorandumi mes Komunës së Kamenicës dhe Shoqatës së familjeve të pyjeve private “Pyjet e Dardanës” për realizimin e aktiviteteve të pyllëzimit në zona të përcaktuara nga Komuna e Kamenicës. Ky bashkëpunim vjen si rrjedhojë e përpjekjeve…
Komisioni komunal i Vitisë, për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga stuhia dhe breshëri, ka nisur punën në terren, duke evidentuar nga afër dëmet në kulturat bujqësore. Ky proces ka për qëllim vlerësimin e saktë të humbjeve të fermerëve të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore. Në terren ishte edhe drejtori i Bujqësisë, Naim Pira, i cili theksoi rëndësinë e një procesi të drejtë dhe transparent, që synon të jetë në shërbim të fermerëve dhe të ofrojë mbështetjen institucionale të nevojshme. Me këtë rast drejtori Pira theksoi se vetëm përmes bashkëpunimit dhe angazhimit të të gjithë palëve dhe të Ministrisë së…
Drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Bajram Isufi dhe Komisioni Komunal për korrje-shirje janë takuar me autokombajnerët e Gjilanit
Në takimin e mbajtur me kombajnerë të Komunës së Gjilanit, është shqyrtuar plani i punës, për fushatën e korrje-shirjeve për vitin 2025. Në takim, u diskutua për përgatitjet e bëra nga kombajnerët dhe pikat grumbulluese të drithërave dhe planin e realizimit të procesit. Qëllimi i këtij takimi ishte koordinimi dhe monitorimi sa më i mirë i procesit të korrje-shirjeve të drithërave të bardha. Nga diskutimet e zhvilluara në këtë takim, u dhanë këto sugjerime: Të mos fillohet me korrje-shirje para pjekjes së plotë të grurit, derisa lagështia e drithërave të arrijë 12-13%. Pikat grumbulluese të grurit, me rastin e pranimit…
Policia heton rastin e një vjedhje të rëndë dhe keqpërdorimit ndaj shtetasit të huaj në Gjilan
Një shtetas i huaj në Gjilan, ka raportuar, dje në Polici se në shtëpinë e tij janë vjedhur stoli ari, para të gatshme dhe të tërhequra prej bankës nga një person ndaj të cilit ka shfaqur dyshime. Policia njofton se lidhur me rastin është intervistuar perosni dyshuari, te i cili gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një shumë parash, të gatshme të tërhequra nga banka me kupon si dëshmi dhe kartelën e bankës në emër të pales së dëmtuar. Sipas Policisë thuhet se personi i dyshuar ka deklaruar se me vullnetin e tij ka mbajtur kartelën e bankës dhe për…
Zëvëndëskryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, priti sot në takim komandantin e Ekipit për Monitorim dhe Ndërlidhje të KFOR-it amerikan (LMT), për komunën e Vitisë dhe atë të Kllokotit, z. O’neil dhe rreshteren znj.Rivet. Nga ana e tij, zv.kryetari Aliu, e informoi ekipin e ri për të arriturat, projektet dhe sfidat aktuale në komunën e Vitisë, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të mirë me KFOR-in, në funksion të ruajtjes së paqes, sigurisë dhe stabilitetit në vend./GJILANI INFO/
Sot janë mbushur fiks 35 vjet, që kur delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, miratuan Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut. Në këtë ditë historike, Kosova është shpallur njësi e veçantë, në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave. Deklarata e 2 Korrikut 1990 ishte akti që do të shënojë hapin historik institucional të pavarësimit të Kosovës, i cili u zhvillua jashtë objektit të Parlamentit, në kushte të rrethimit nga forca të mëdha policore e ushtarake. Deklaratën Kushtetuese mbi Kosovën si njësi të pavarur dhe të barabartë në kuadër të federatës apo konfederatës jugosllave, e shpallën në Prishtinë 111 delegatët…
Është vënë gurthemeli i Shkollës së Mesme të Mjekësisë në oborrin e Spitalit Rajonal në Gjilan. Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, tha se në disa momente gurthemelet që i vejmë janë më shumë sesa vetëm kuptimi i një objekti që ndërtohet dhe shënim e fillim i një epoke të re për shumë prej nesh. Sipas tij ndërtimi i shkollave janë ndër investimet më afatgjate, më të rëndësishme dhe nga vlera më të mëdha për një shoqëri të tërë. “Në këtë shkollë që po e vejmë gurthemelin, nuk është vetëm mësimi që do të jepet këtu, por shumë më…
Xhemile Adili Oh, mbrëmë nata, dita, koha… morën arratinë, u hap hon i nxirë, rash në të, dola pashë një dritë. Pa fund mikloja mendimet, të mbështillen me ëndrrat që më bënë shkrumb, të dal dhe unë në breg. Ato shtohen, si vitet, plagët, udhëtimet e mia drejt tyre, Kërkojnë të ik nga ky pellg mëkatarësh, Të ik nëpër natë me sy yjesh që më rrahin shpatullat: “Mos u ndal, ec, kapto rrugë, gjer tek fati që doemos të pret!” Duar me gishta ere që përkëdhelin, më sfidojnë për mbarë, E buzë që digjen, që dua të më njohin e…
Me qëllim të pajisjes së bashkatdhetarëve me dokumente të gjendjes civile, gjatë pushimeve në Komunën e Gjilanit, Drejtoria e Administratës, ka zgjatur orarin e punës nga data 5 korrik deri më 30 gusht. Qytetarët mund të pajisen me dokumente edhe të shtunave, nga ora 10:00 deri në 14:00. Drejtoresha e Administratës në Komunën e Gjilanit, Arbenita Sopi Haziri, tha: Të dashur bashkatdhetarë, mirë se vini në Gjilan. “Në kuadër të përgatitjeve për pritjen e bashkatdhetarëve edhe këtë vit, Drejtoria e Administratës ka zgjatur orarin e punës nga data 5 korrik deri më 30 gusht”, tha Sopi Haziri. Drejtoresha e Administratës,…
Kryetari Haliti inspekton punimet në projektin ndërkufitar të financuar nga Bashkimi Evropian
Kreu i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar nga afër punimet që po zhvillohen në kuadër të projektit ndërkufitar të financuar nga Bashkimi Evropian. Ky projekt ka për qëllim zhvillimin e infrastrukturës dhe promovimin e ekoturizmit në komunën e Vitisë. Gjatë vizitës, kryetari Haliti pa nga afër realizimin e punimeve në ndërtimin e urës pranë mullinjve tradicionalë, si dhe fillimin e ndërtimit të trotuareve dhe argjinaturave përgjatë lumit në Grykën e Buzovikut – zonë me rëndësi të veçantë për zhvillimin turistik dhe mbrojtjen e mjedisit. Projekti gjithashtu përfshin rregullimin e pushimoreve pranë çeshmeve tradicionale, që përbëjnë një pasuri kulturore…

